Connect with Us

“Gati kamikazët e shkollave”/ Zbardhen prapaskenat, si zgjidhen drejtorët   

Politikë

“Gati kamikazët e shkollave”/ Zbardhen prapaskenat, si zgjidhen drejtorët   

Publikuar

-

“Gati kamikazët e shkollave”/ Zbardhen prapaskenat, si zgjidhen drejtorët   

Partia Demokratike denoncoi sot përzgjedhjen sipas saj të drejtorëve të shkollave nga kryetarët e PS.

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi në një postim në rrjetet sociale shkruan se konkurset bëhen fiktivisht dhe se rilindja kërkon fare hapur të sanksionojë politikisht në drejtim të institucioneve arsimore njerëzit e saj të thekur.

Më tej, ai thotë se në Librazhd, për ZA-në atje, anëtare e komisionit të “konkursit” është dhe kryetarja e PS, E. Poçi që sipas tij ka ardhur me letër të posaçme nga partia (Bashkia).

“Kryetarja e PS emëron drejtorët e shkollave “me konkurs”.

Nuk mjaftoi që prej 2013 pjesa më e madhe e drejtorëve të shkollave, në shkelje flagrante me çdo ligj e moral, ishin të komanduar.

Pasi shpikën “Shkollën e partisë së drejtorëve”, tani Rilindja kërkon fare hapur të realizojë pseudo-konkurse, për të sanksionuar politikisht në drejtim të institucioneve arsimore njerëzit e saj të thekur.

Fushata pothuaj ka filluar dhe kamikazët, sidomos në arsim, duken të domosdoshëm.
Këta mund të kërcënojnë, detyrojnë e dhunojnë hapur mësuesit e nxënësit për votën.
Pa pasur as turp, as stepje se po degradojnë më shumë arsimin, komisionet e konkurseve diktohen me urdhër të pastër politik.

Në Librazhd, për ZA-në atje, anëtare e komisionit të “konkursit” është dhe kryetarja e PS, E. Poçi. Ka ardhur me letër të posaçme nga partia (Bashkia).

LEXO EDHE:  “Kongresi i derrave të kënaqur”/ Vasili lëshon gojën

A thua është konkurim për kryetar grup seksioni partie!?
Kryetarja e PS e komisionit për drejtorë, patjetër nuk harron t’i përcjellë komisionit direktivat e shokut Taulant!

E mendoni tani se çfarë drejtësie ka aty, kur çdo anëtar komisioni sheh me sy nga kryetarja e PS për çdo mendim e votë?!

A mos vallë pritet të emërohen më të mirët apo më të aftët?! As mos e mendoni.
Nëse nuk është militant, shkallën e angazhimit të cilës e cakton kryetarja e partisë, nuk ka shanse.

Që do ishin politike këto pseudo-konkurse për drejtorë kjo dihej, por ta kishin bërë pak me lezet të paktën.

Mirë që janë arrogantë, harbutë dhe dhunues të ligjit, por janë dhe banalë dhe të pacipë.”-shkruan ish-deputeti demokrat.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A ka bërë Najada Çomo ndërhyrje në fytyrë? Flet kirurgu estetik

Publikuar

-

Nga

Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ka dhënë mendimin e tij për disa politikanë të njohur shqiptarë nëse kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë apo jo.

Në ekran është shfaqur edhe fotoja e kandidates për deputete nga PS dhe mjekes Najada Çomo.

“Në këtë lloj rasti, fotografia e dytë ka më shumë ndriçim. Fotografia në këtë lloj rasti duket sikur ka bërë një trajtim, por duhet parë pacienti. Ekzistojnë disa filtra në Instagram që mund të arrihet një foto e tillë. Mund të ketë bërë botoks tek balli”, tha doktori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot biznesmen dhe politikan/ Agron Shehaj zbulon si e fitoi milionin e parë

Publikuar

-

Nga

Kandidati për deputet i PD, Agron Shehaj është pyetur se si e fitoi milionin e parë

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka treguar fillimet e tij në biznes dhe ndihmën që i kanë dhënë prindërit.

“Në 2005 mora 40 mijë euro borxh tek prindërit, prindërit e mi ishin punëtor në Itali. Me shumë punë, janë edhe mjeshtra të kursimit, i mblodhën këto para. Si e kam bërë milionin e parë? Kjo është pyetja ime e preferuar. Është suksesi i parë ai që më jep më shumë kënaqësi. Me shumë punë, mund dhe duke rrezikuar. Është falë prindërve të mi që kam arritur sukseset që kam arritur. Me 40 mijë euro fillova biznesin, përballova shpenzimet e para, pastaj me shumë punë, bëra nja ca borxhe kuptohet. Biznesin e kam krijuar këtë për tregun italian. Babait ia ktheva paratë pas 3 vitesh”, tha Shehaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për shit-blerjen e votës.

Rama tha se Kim është përdorur në mënyrën më brutale nga opozita e Lulzim Bashës.

Kreu i qeverisë deklaroi në Vizion Plus se është shumë dakord me thirrjen e ambasadores për fenomenin e shit-blerjes së votës.

Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës. Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE