LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto ekskluzive – Paloka kapet duke pushuar në parajsën e oligarkëve

21 Gusht 2020, 14:34, Politikë CNA
Foto ekskluzive – Paloka kapet duke pushuar në parajsën e

Ish-deputetët e Partisë Demokratike dhe opozitës çdo ditë e më tepër i dëgjojmë të sulmojnë bizneset, duke i quajtur oligarkë, ose duke ngritur akuza ndaj tyre.

Në një foto të siguruar nga CNA.al, shihet nënkryetari i PD-së Edi Paloka duke u relaksuar te Nazar Beach, ose siç është identifikuar ndryshe te parajsa e oligarkëve në Palasë.

Ndonëse në media, së bashku me kolegët e PD, kanë ngritur akuza e nuk kanë lënë pa gjë pa thënë, sot Paloka shfaqet duke pushuar në të njëjtat vende për të cilat kanë hedhur baltë.

Politikanët nga njëra anë sulmojnë dhe akuzojnë e nga ana tjetër shkojnë dhe shijojnë këto parajsa.

Kjo tregon qartë se ose ata po gënjejnë publikun, pra janë mashtruesa publikë, ose oligarkët janë një fasadë e shpikur nga politika për disa vota më shumë, kur në fakt të pasurit sulmohen si oligarkë dhe më pas politikanët shkojnë e zhgryhen tek ta.

Ky është një shembull i mirë që na vërteton se politikanët po tallen me shqiptarët dhe janë të lidhur me ata oligarkë që i sulmojnë kur dalin në media./ CNA.al

Lajmet e fundit nga