LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncim nga dogana e Beratit/ Braçe emëron drejtor militantin e PS, i përfshirë në raste kontrabande

21 Gusht 2020, 19:25, Denoncim CNA
Denoncim nga dogana e Beratit/ Braçe emëron drejtor militantin e PS,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një emërim antiligjor në doganën e Beratit.

duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha thotë se është emëruar drejtor i doganës Ylli Atellari, për të cilin pretendon se është militant i PS dhe eksponent i njohur në shumë raste kontrabande.

Sipas tij, Atellari në kohën e trazirave të vitit 1997 ka dalë me maska për të vjedhur qytetarët.

Përshëndetje Doktor nga qyteti jonë i bukur i Beratit! Para pak kohësh në degën e doganës është emëruar drejtor një person i cili është sjellë nga sektori i antikontrabandës që quhet Ylli Atellari. Ky person është një militant partie i devotshëm i PS dhe eksponent i njohur në shumë raste kontrabande në këtë drejtori, si në fushën e karburanteve dhe në atë të rrobave dhe firmave fallco nga Turqia.

Ky është emëruar në këtë detyrë me urdhër të Erjon Braçes dhe në shkelje të ligjit pa statusin e nënpunësit civil DAP. Unë si punonjës i kësaj dege e kam të vështirë ta kuptoj që si mund të emërohen drejtora pa kategorinë dhe rekrutin përkatës. I bëj thirje të gjithë instancave të ndërhyjnë se situata po del jashtë kontrollit dhe nuk po ndërhyn njeri!!! Dhe diçka tjetër, ky person nga njerëzit e afërm ose ata që e njohin, e thërasin me nofkën ?MASKA?, pasi në kohën e trazirave të vitit 1997 ka dalë me maska për të vjedhur qytetarët. Mund ta verifikoni dhe këtë?, shkruan qytetari dixhital./ CNA.al

Lajmet e fundit nga