Connect with Us

“Çmendet” Manjani/ Shan komentuesit me libër shtëpie

Politikë

“Çmendet” Manjani/ Shan komentuesit me libër shtëpie

Publikuar

-

Imoralisti Ylli Manjani/ Një pyetje publike për ish-ministrin e Ramës

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, disa komente të qytetarëve, që pretendon se i kanë shkuar në inbox e tij.

Edhe pse ka mbajtur poste ministrore, edhe pse bën postime politike 24 orë në ditë, Manjani pretendon se nuk është politikan, por “elektron i lirë”.

Ylli Manjani ka qënë drejtues në PS edhe në LSI, 24 orë bën gam gam për politikë, por pretendon që është i lire, kur në fakt eshte një vegel e Ilir Metës hedhur tek LSI pasi Edi Rama e hodhi ne koshin e plehrave të politikës.

Një nga fytyrat më të neveritshme politike që pretendon ndershmëri por është përfshirë në skandale dhe aktualisht zhgryhet në vilat luksoze në bregdet, tani pretendon se nuk është më politikan dhe tani “ofendohet” nga qytetarët, të cilët e shohin si të tillë.

Nisur nga këto komente, ish-ministri nuk ka nguruar edhe të shajë me libër shpie komentuesit.

“Sharësve të tjerë, që hapin librin e shtëpisë, kam gjithmonë qejfin tua kthej shqip:
Ku ti keni ato të librit tuaj!”-shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i plotë:

Konstatime nga komentues të ndryshëm.

Pas një kohe disa mujore, mbrëmë bëra një pastrim të Inbox. Natyrisht i hodha një sy të tërësi cfarë shkruhej aty.

Ka shumë njerëz që marrin mundimin të më shkruajnë dhe, vetëm për këtë fakt ndjehem i nderuar. Edhe kur më shajnë njëfarë vlerësimi është që dikush ulet, harxhon kohë e shkruan dicka për ty. Shprehet. Lirohet.

Por çmoj se duhet të sqaroj dy kategori kryesore që më vjen si konstatim prej komenteve në inbox por edhe në murin elektronik të statuseve të mia.

1. Shumica e komentuesve më shohin si politikan. E kam sqaruar dhe më parë dhe po e bëj përsëri që unë NUK JAM POLITIKAN. Nuk kam mandat për të bërë politikë. Në fakt drejtpërdrejt nga njerëzit kurrë nuk kam patur mandat përfaqësues. Kurrë nuk kam qenë deputet, pra.

Kam kryer detyra që njihen si politike, por i mandatuar nga LSI, jo nga populli. Që prej janarit 2017 nuk kam më asnjë mandat as nga LSI e as nga parti apo individ tjetër politik.

Kjo sqaron edhe ata komentues që ende më shohin si përfaqësues të LSI. E përsëris: cfarë del nga goja ime dhe shkruhet nga dora ime është ekskluzivisht e imja. Në komentet e mia përveç se ndaj Ramës& co, gjendet kritika edhe për LSI, Monikën, Ilir Metën, Lulzim Bashën.

Kam shprehur qartë mendimin tim në favor të rotacionit politik, por nuk kam ndalur së kritikuari, në mënyrën time e stilin tim.

Kjo është e vërteta. Duan ti shohin mendimet e mia si të LSI apo të dikujt tjetër, le ta bëjnë! Por nuk është e vërteta kjo që duan të shohin. E vërteta është kjo që po ju them: jam qytetar i lirë që bëj komente dhe shpreh mendime për politikën, thjesht si shprehje e lirisë sime për tu shprehur. Kaq.

Në FB, jo pa qëllim nuk kam asnjë logo politike ( BAYERN MÜNCHEN nuk është një e tillë) sepse nuk shkruaj as për të mbledhë vota e as për të kërkuar mbështetje politike. Nuk kam as Page që të shkruaj për publikun e gjerë, por thjesht një llogari personale me miq virtualë me të cilët debatojmë mbi ide pa fyer askënd.

LEXO EDHE:  Manjani mesazh Ramës/ P*rdhë syfyri e polici militante

Pra nuk kërkoj mbështetje për politikë, se nuk kam ku ta coj. FB është një rrjet social, ku komentojm, analizojmë por bëjmë edhe humor.

2. Kategoria e dytë më e madhe e komentuesve më tërheqin vemendjen se kam qenë ministër.

Sipas tyre një ish ministër nuk duhet të shprehet, të flasë aq më pak të komentojë me humor shaka e ironi. Shoqe dhe shokë, apo zonja e zotërinj, miq e sharës të mi, kam kryer detyrën e ministrit për pak më shumë se 15 muaj. Edhe vetë e kam harruar tashmë atë periudhë ndërkohë që ma kujtoni ju.

Sinqerisht ju falenderoj!

Ju siguroj që atë detyrë e kam kryer më mend e mia brenda një mandati politik të dhënë nga LSI, deri sa ditën që kjo e fundit vendosi të mos binte dakort më me mendimet e mia, por u dakortësua me Kryeministrin Edi Rama. (Temë tjetër kjo..)

Ka disa që mendojnë se ato 15 muajt e mia si ministër janë më shumë se 30 vite ministra që kanë shërbyer e shërbejnë aty. Sdi çtë them për këta sepse është çështje memorie…

Por të qenit ministër nuk mund të jetë dënim për të mos folur, as nuk është heqje e lirisë për të menduar e për t’u shprehur. Përkundrazi kur dikush kryen detyra të tilla duhet të shprehet sa më shumë, mendoj unë.

Sa më takon nuk kam përtuar ti shpreh mendimet e mia dhe përgjatë atyre 15 muajve në detyrë. Ju kujtoj se për shkak të atyre mendimeve u shkarkova. Mund të kisha mbyllur gojën, sic më shkruajnë disa. Pa dyshim do isha ende andej vërdallë si të tjerët.
Po sinqerisht nuk e kuptoj dot këtë mesazh, që i thuhet një ish zyrtari pse fole atëhere dhe pse flet dhe sot?!

Aq më pak e kuptoj vëretjen për të qenë etik, për të mos bërë ironi, sarkazëm dhe shkruar fjalë të pakëndshme sepse kam qenë ministër. More tu pyes unë, si i dini ministrat ju që nuk dhjesin, që sbëjn turpe më gratë e tyre, a si?! 😀😀

Do ti themi të gjitha si të na vijë për ti thënë, me fjalë të falorit SHQIP-SHQIP. Mjafton të mos fyejmë dhe shpifim, kjo është e rëndësishme.
————-
P.S. Në kategorinë e sharësve me pagesë dua të veçoj komentin e plakave “vdeksh ishalla”. 😀😀😀
Po, o plakat elektronike faleminderit që ma kujtoni se edhe unë do vdes! Se jam vdekatar si të gjithë ju. Por qoftë me radhë kjo punë!
Nga ana tjetër eglendisem shumë me frikën ndaj vdekjes (e kam dhe unë shumë atë frikë), sepse e di që ditën që nuk marr më frymë në këtë botë ska më asnjë rëndësi se cfarë ndodh. Nuk besoj hiç tek ato muhabetet e përtejme… Ndaj do llafosemi sa të kemi frymë, se andej matanë nuk është ashtu si thonë…
Nuk punon më celulari andej…😀😀😀

Sharësve të tjerë, që hapin librin e shtëpisë, kam gjithmonë qejfin tua kthej shqip:
Ku ti keni ato të librit tuaj!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Publikuar

-

Nga

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e pranishme në studion e “Ilva Now”, komentoi projektet ndërtuese për aeroportet e vendit. Ajo theksoi se qeveria shqiptare synon ta kthejë Aeroportin e Vlorës në aeroportin kryesor të Shqipërisë.

“Në Vlorën synojmë ta kthejmë në aeroportin kryesor të Republikës së Shqipërisë. Vlora do të ndërtohet me gjatësi tjetër piste. Tirana dhe Vlora do të jenë në garë me tyre, dhe kjo do të sjellë shërbime më të mira. Padyshim të gjitha këto që shkojnë në benefit të qytetarëve”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u ndal edhe tek aeroporti i Kukësit, që sipas Ballukut është konceptuar që të shërbejë si aeroport rajonal, përfitues i të cilit do jenë jo vetëm kuksianët që ndodhen në emigracion, por edhe qytetarët nga Kosova. Më tej, znj, Balluku shtoi se aeroporti i Sarandës është menduar të jetë një aeroport sezonal, që në thelb do ti shërbejë sektorit të turizmit.

“Aeroporti i Kukësit është aeroport rajonal, nuk ndërtohet vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë është Prishtina, por banorët e Ferizajt kanë më afër Kukësin.Është një aeroport për nevojat e asaj zone. Nëse ajo zonë ka emigracion, ato destinacione do të mbulojë. Aeroporti i Sarandës është aeroport sezonal që do të akomodojë nevojat e fluturimeve të posaçme, dhe flurimet do të jenë nga Prilli deri në tetor. Janë bërë të gjitha me studime”,  shtoi ajo.

LEXO EDHE:  LSI nuk ndal sulmet ndaj PS/Ish-ministri i Metës: Sorra nuk e mbron dot Pëllumbin

LEXO EDHE:  Manjani mesazh Ramës/ P*rdhë syfyri e polici militante

Gazetari Neritan Sejamini u shpreh i bindur se aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u ndërtuar kurrë.

“Aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u bërë kurrë”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Publikuar

-

Nga

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u pyet mbrëmjen e sotme lidhur me kontratën e inceneratorëve, e cila sipas gazetarit Mentor Kikia është bërë brenda një dite.

Ahmetaj tha se kontrata nuk ëhstë bërë brenda një dite, ndërsa pretendon se është hartuar dhe negociuar për një afat kohor prej 4 muajsh.

Ai dekaroi në emisionin “Opinion se ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërsa impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

“Procedura ka filluar më 11/8 dhe që atë ditë ka filluar një procedurë në Ministrinë e Mjedisit, që kulmon më 16 dhjetor 2014. Fakti është që në 16 janë mbyllur procedurat. Kontrata nuk është negociuar për një ditë, ka ardhur dhe është paraqitur në ministri, është diskutuar, është çuar për aprovim në Këshillin e Ministrave. Të gjitha këto janë konseguencë e 4 muajve punë në emergjencë. Një qeveri që vendos të pastrojë plehrat, dhe do vazhdojë t’i pastrojë edhe në mandatin e tretë, ditën e parë foli me qytetarin e Elbasanit. Nuk është një ditë punë, është kulmimi i katër muajve punë. Duhet të çmontojmë një gënjeshtër. Nuk u hartua dhe negociua kontrata brenda një dite, por ishin 4 muaj punë. Ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërkohë që impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

LEXO EDHE:  Ramës nuk i del e keqja me Metën/ Shembulli më skandaloz për të gjithë qytetarët

LEXO EDHE:  LSI nuk ndal sulmet ndaj PS/Ish-ministri i Metës: Sorra nuk e mbron dot Pëllumbin

Ky është një investim publik. Në periudhën që privati ka ndezur veprën dhe e ka kolauduar ka marrë nga buxheti i shtetit 5.57 mln euro dhe ka paguar 21.6 mln euro. Vërtetojeni këtë që them unë dhe nëse nuk është kështu, atëherë unë nuk e di çfarë do bëj. Ky është një partneritet publik-privat tipik, ku ditën që është dorëzuar aseti, dhe që funksionon, atë ditë gjithë aseti kushtonte 21.6 milionë euro, të cilat janë investuar nga privati, i cili nga shteti ka marrë deri në atë ditë 5.57 mln euro, pra gati ¼ më pak të këtij investimi. Autoriteti Kontraktor, që është Ministria e Mjedisit, ka paguar me firmë deri më atë ditë 5.57, dhe entiteti ka investuar gjithë asetin”, tha Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Publikuar

-

Nga

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix” ku komentoi listën e kandidatëve për deputetë nga demokratët.

Kulluri tha se lista e PD-së do të jetë më keq se lista në vitin 2017. Gjithashtu ai tha se disa prej deputetëve në listën e 2017 kanë punuar për përçarjen e PD-së.

“Lista e ardhshme do të jetë më keq. Me disa përjashtime, 80 përqind e listës së 2017 ishte katastrof. Këtë herë do jetë më keq. Ne kemi përjetuar regjimin komunist në Shqipëri.

Degradimi demokratik do të jetë më i keq. Sa më shumë masivizon garën, aq më shumë ndriçon kryetarin.

LEXO EDHE:  Manjani mesazh Ramës/ P*rdhë syfyri e polici militante

LEXO EDHE:  Basha e konfirmon/ Marrëveshje me Ramën për zgjedhje të parakohshme

Po ky që ka 7 vite që dështon, çfarë do të ndriçojë. Nuk më vjen keq fare për këta figura. Në atë listë kanë kontribuar për përçarjen e PD-së. Kanë qenë bashkëpunëtorë të hapur të Ramës. Janë njerëz që i kanë thënë marshalla djegies së mandateve. Zëvendësimi i tyre me disa të tjerëve, nuk ndryshon asgjë. Lista do të jenë ripërsëritje të anonimatit” ,tha Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE