LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau padashje shokun e ngushtë/ Lihet në burg Stjuart Smakaj

20 Gusht 2020, 09:43, Kronika CNA
Vrau padashje shokun e ngushtë/ Lihet në burg Stjuart Smakaj

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Stjuart Smakajn, të riun që vrau aksidentalisht shokun e ngushtë tre ditë më parë në Shkodër.

Mësohet se Gjykata ka caktuar masën ?arrest me burg?. Smakaj ka pranuar fajin dhe ka deklaruar se nuk kishte si qëllim që të vriste shokun e tij Gledis Krajën, por Denis Halinin.

Me Halinin Smakaj kishte pasur një debat për disa mobilie, që autori i kishte porositur te Halili. Konflikti mes tyre kishte degjeneruar dhe autori kishte vendosur që ta ekzekutonte.

Stjuart Smarkaj kishte qëlluar nga kati i dytë i banesës Halinin, i cili po kalonte me makinë, duke mos ditur që me të ishte edhe shoku i tij i ngushtë.

Shënjestra e atentatit ka shpëtuar, ndërsa plumbat kanë lënë të vdekur Gledis Krajën. Ndërkohë në kërkim është vëllai i autorit Sebastian Smakaj.  Në vendin e ngjarjes u gjetën 18 gëzhoja, makina tip ?Ford? ku ndodhej ish-futbollisti i Vllaznisë u bë shoshë nga plumbat.

Stjuart Smakaj është person me precedentë penalë të mëparshëm. Në vitin 2015 ai u arrestua së bashku me 3 persona të tjerë, pasi sulmuan tre punonjës policie me levë hekuri dhe sende të tjera metalike duke i plagosur.

Ndërkohë që viktima Gledis Kraja pasi hoqi dorë nga futbolli, aktualisht punonte në një kompani dezinfektimi. Gledis Kraja ka qenë futbollist tek ekipi i Vllaznisë në vitin 2013. /CNA.al

Lajmet e fundit nga