LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shpërdorim detyre, tendera korruptiv”/ Blendi Gonxhe paditet në SPAK

20 Gusht 2020, 11:13, Politikë CNA
“Shpërdorim detyre, tendera korruptiv”/ Blendi Gonxhe paditet

Kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, është paditur sot në SPAK.

Mësohet se padia është dorëzuar në SPAK paraditen e sotme nga Nisma Thurje, e cila e akuzon Gonxhen, për përfitime të paligjshme.

?Shpërdorim detyre?, ?përfitime për shkak të detyrës?, ?tendera korruptiv?, dhe përfitime për shkak të detyrës të tenderave në favor të kompanive që drejtohen prej tij?, janë disa nga akzuat që përmend nisma në dosjen ndaj Gonxhes.

?Sot në 11:30 aktivistë të Nismës ?Thurje? do dorëzojnë pranë SPAK kallëzimin penal për z. Blendi Gonxhja. Pasurimi në mënyrë të paligjshme i zyrtarëve të lartë dhe pandëshkueshmëria u jep këtyre të fundit guximin që të tallen me qytetarët si në rastin e fundit në Kakavijë, duke bërë fajtore nënën për humbjen e jetës së fëmijës. Kjo duhet të marrë fund!?, thuhet në një reagim në ?Nismës Thurje?.

Kujtojmë këtu se Blendi Gonxhe u vendos në qendër të kritikave edhe për reagimin e tij lidhur me aksidentin fatal në Kakavijë, ku humbi jetën një fëmijë 10 vjeç.

Fëmija nga Lezha, bashkë me familjen priste të kalonte doganën në Kakavijë. Ishin ditët kaotike kur emigrantë shqiptarë, u detyruan të prisnin në radhë kilometrike dhe kushte të vështira për të kaluar kufirin.

Po ashtu, Gonxhe ka qenë shpesh qendër e akuzave të opozitës por edhe të personazheve që kanë pritur me shqetësim reagimin për ngjarjen në Kakavijë. Zyrtari është ka akuzuar për përfitim tenderash duke shpërdoruar detyrën, përmes një kompanie nën pronësi të bashkëshortes.

Lajmet e fundit nga