Connect with Us

Pikëpyetje mbi pasurinë e deklarim i paplotë/ Komisioneri Ballhysa do të ngelte në Veting

Vetingu

Pikëpyetje mbi pasurinë e deklarim i paplotë/ Komisioneri Ballhysa do të ngelte në Veting

Publikuar

-

Pikëpyetje mbi pasurinë e deklarim i paplotë/ Komisioneri Ballhysa do të ngelte në Veting

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, është treguar tejet “pedant” me gjyqtarët e prokurorët të konfirmuar nga shkalla e parë e Vetingut, dhe për të cilët ai ka vlerësuar se kishin kryer deklarim të paplotë të pasurisë.

Mbi këtë argument, Ballhysa ka mbështetur pjesën më të madhe të ankimeve që ka dorëzuar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Por, nëse ai vetë do të ishte përballur me procedurat e Vetingut, njëlloj si të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës, me shumë mundësi do të shkarkohej nga detyra, pikërisht për “deklarim të paplotë” të pasurisë.

Boldnews.al” ka analizuar deklaratat e pasurisë ndër vite të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, në të cilat evidentohen një seri të dhënash të padeklaruara, të pasqaruara sipas ligjit, të cilat mund ta penalizonin atë.

Por, në rastin e tij, si edhe të kolegëve të tjerë në strukturat e Vetingut, qëndron pikëpyetja: “Po rojet, kush i ruan”?

Deklarim i paplotë

Në biografinë e tij zyrtare, Florian Ballhysa deklaron se ka pasur angazhime profesionale në Ministrinë e Drejtësisë, Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe në Parlament, para se të emërohej Komisioner Publik.

Ai ka punuar në administratën e Ministrisë së Drejtësisë, kur institucioni drejtohej nga Fatmir Xhafaj. Por, në atë kohë, Ballhysa nuk ka pasur pozicion që mbarte detyrim për deklarim të pasurisë.

Ai plotëson formularin e pasurisë për herë të parë në vitin 2006, kur emërohet Këshilltar në Gjykatën e Lartë.

Ballhysa, djalë i ri dhe pa impenjime, në vitet 2006 dhe 2007 deklaron vetëm pagën. Në vitin 2008, ai deklaron 200 mijë lekë kursime cash, të krijuara nga paga në Gjykatën e Lartë, si edhe mësimdhënia në Universitetin privat “Justiniani I”.

Edhe në vitin 2009 ai deklaron të njëjtat të ardhura, si edhe kursime 200 mijë lekë, pa e specifikuar nëse janë shtesë mbi ato që ka deklaruar më parë apo është e njëjta shumë.

Në vitin 2010, Ballhysa deklaron sërish të ardhurave nga Gjykata e Lartë e “Justiniani I”, si edhe “kursime 200 mijë lekë”. Por, në këtë vit, deklarimi i tij ndryshon disi, pasi shtohet edhe një kredi.

Juristi Ballhysa deklaron se ka marrë një kredi 30 mijë euro, bashkë me të motrën, për blerje apartamenti. Kredia ishte me afat 5 vjeçar dhe me këst mujor në dy vitet e para 570 euro dhe më tej duke u rritur shifra.

Në vitet e mëpasshme, Ballhysa deklaron shlyerjen periodike të kësaj kredie. Por, në asnjë moment, ai nuk deklaron sa është pjesa takuese e kostos dhe, mbi të gjithë, nëse është përdorur kjo kredi për blerje apartamenti.

Pikëpyetjet mbi përdorimin e kredisë

Boldnews.al” ka konstatuar se Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, në të gjithë formularët e pasurisë nga viti 2006 e deri në vitin 2018, nuk deklaron pronësi apo të drejta reale mbi ndonjë apartament banimi.

Në vitin 2010 ai deklaron se ka marrë kredi 30 mijë euro, së bashku me motrën, për blerje apartamenti, por nuk jep asnjë të dhënë tjetër.

Subjektet e deklarimit të pasurisë kanë për detyrë që plotësojnë çdo të dhënë të regjistruar apo të drejta reale mbi pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Në rastin e Ballhysës, ai ka pasur detyrim të deklarojë nëse me kredinë është blerë apartamenti, si edhe të dhëna, përfshirë sipërfaqen, çmimin e plotë, vendondodhjen, pjesën takuese, e të tjerë.

Në mungesë të të dhënave të deklaruara, tre janë variantet e mundshme që lidhen me kredinë;

Kredia e marrë për apartament nuk është përdorur për këtë qëllim;

Kredia është përdorur për një apartament të regjistruar (apo me kontratë porosie) në emër të motrës;

Kredia është përdorur për të blerë apartament të regjistruar (apo me kontratë porosie) në emër të Florian Ballhysës apo në emër të tij dhe të motrës.

Në të tre rastet, deklarimi i Florian Ballhysës është i paplotë. Por, sidomos, nëse situata përfshihet në rastin e tretë, atëherë Komisioneri Publik është në kushtet e veprës penale të “fshehjes së pasurisë”.

LEXO EDHE  Kanabis në oborr, arrestohet 54- vjeçari në Lazarat, iu gjetën dhe armë luftarake

– Në rast se kredia e marrë për apartament është përdorur për qëllime të tjera ose nuk është përdorur ende për qëllimin me të cilin është nënshkruar kontrata bankare që para 14 vjetësh, Florian Ballhysa ka pasur detyrimin ta deklarojë situatën, si edhe të shpjegojë në formularin e pasurisë se përse nuk është përdorur ende ose përse ka ndryshuar destinacion.

LEXO EDHE:  Thellohet kriza në Drejtësi/ Këshilli i Emërimeve drejt shkrirjes

Por, në formularët e pasurisë së Ballhysës nuk shënohet asnjë shpjegim i tillë.

– Edhe nëse kredia është përdorur për blerje apartamenti, të regjistruar apo me të drejta reale vetëm në emër të motrës së tij, ai gjithashtu duhet të deklaronte këtë të dhënë, përsa kohë është bashkëkredimarrës.

Por, gjithashtu rezulton se ai nuk ka shënuar asnjë të dhënë të tillë në deklaratat e pasurisë ndër vite.

Dhe, së treti, në rast se kredia është përdorur për blerje apartamenti, ku regjistron në një formë juridike edhe emri i Florian Ballhysës, atëherë ai gjendet në kushtet e “mosdeklarimit të pasurisë”. Këto raste janë kompetencë e hetimit penal nga ana e Prokurorisë.

Pikëpyetjet mbi shlyerjen e kredisë

Florian Ballhysa ka deklaruar se kredia, e shënuar në emër të tij dhe të motrës, në shumën 30 mijë euro, e marrë në vitin 2010, do të shlyhej brenda 5 viteve. Gjithashtu, ai ka deklaruar pagesat e kryera ndër vite.

Por, në asnjë nga deklaratat e pasurisë, ai nuk ka shënuar nëse shuma e kësteve është paguar vetëm prej tij apo në mënyrë solidare, së bashku me motrën.

Po ashtu, Ballhysa nuk ka deklaruar se sa është pjesa që ka shlyer ai dhe sa është pjesa që ka shlyer e motra. Këto të dhëna të munguara, në rastin më të mirë, përbëjnë “deklarim të paplotë të pasurisë”.

Kursime të pambuluara?

Prej vitit 2011 e deri në vitin 2015, Komisioneri Florian Ballhysa nuk deklaron krijim kursimesh. Pra, ligjërisht, të ardhurat që ka krijuar ai dhe bashkëshortja e tij janë përdorur për mbulimin e shpenzimeve familjare dhe kredisë.

Përgjatë kësaj kohe, Ballhysa  ndryshon disa herë pozicionin e punës. Deri në Mars të vitit 2013, ai ishte Këshilltar në Gjykatën e Lartë.

Më pas, për vetëm një muaj, Maj-Qershor 2013, ai punësohet si Këshilltar në Gjykatën Kushtetuese.

Pesë muaj më pas, në Nëntor 2013, Ballhysa emërohet Këshilltar në Drejtorinë Ligjore të Parlamentit, në kohën që Komisioni i Ligjeve drejtohej nga Fatmir Xhafaj.

Nga Janari deri në Shtator 2015, Florian Ballhysa shërben edhe si Koordinator i Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, i cili drejtohej sërish nga Xhafaj.

Pas këtij momenti, Ballhysa ka një shkëputje nga angazhimet në institucione shtetërore. Deri në atë moment, ai kishte deklaruar vetëm të ardhurat nga paga dhe shlyerjen e kredisë. Asnjë kursim.

Në Qershor të vitit 2017, Florian Ballhysa rikthehet sërish të plotësojë deklaratën e pasurisë, kësaj radhe si Komisioner Publik në strukturat e Vetingut.

Në formularin përkatës, Ballhysa deklaron se, përgjatë periudhës 2015-2016 ka ofruar konsulenca juridike për OSBE-KE, etj, për të cilat është paguar në total 1690 euro. Ndërkohë, në pjesë e formularit të bashkëshortes, nuk deklarohen të ardhura nga punësimi.

Por, ndërkohë që deklaron se në dy vite (2015-2016) ka pasur të ardhura vetëm 1690 euro, ose rreth 200 mijë lekë të reja, Ballhysa deklaron se ai dhe bashkëshortja e tij kanë kursyer 300 mijë lekë të reja (200 mijë Ballhysa dhe 100 mijë bashkëshortja).

Nonsensi logjik dhe aritmetik me shifrat nuk është sqaruar as në formularët në vijim, duke ngritur pikëpyetjen se si ka arritur të kursejë 300 mijë lekë, kur të ardhurat kanë qenë 200 mijë lekë./Boldnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Probleme me pasurinë/ KPA “i pret kokën” kryetarit të Gjykatës së Fierit

Publikuar

-

Nga

Probleme me pasurinë/ KPA “i pret kokën” kryetarit të Gjykatës së Fierit

Kryetari i Gjykatës së Fierit Roland Jaupaj është shkarkuar përfundimisht nga detyra, pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të datës 28 Maj të vitit të shkuar.



“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.36/2019, datë 31.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Roland Jaupaj, kundër vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Roland Jaupaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 10.09.2020″, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Pasuria po e çon drejt shkarkimit/ Artur Malaj kërkon riçeljen e hetimit gjyqësor

LEXO EDHE:  Nga "Mjaft"-i, u katapultua në PS/ Shtohet luksi i Ministres së Mbrojtjes, pas martesës

Gjatë hetimit KPK kishte konstatuar një sërë parregullsish në formularin e vetë-deklarimit të pasurisë ndër vite të gjyqtarit Juapaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pasuria “fundos” një tjetër gjyqtar/ Vetingu “i pret” kokën

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtari të Apelit të Tiranës, Artur Gaxha pasi janë janë konstatuar probleme të shumta lidhur me pasurinë.

Artur Gaxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995. Ai ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2016 u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive nuk kishte konstatuar probleme në pasurinë e Gaxhës, por KPK e përmbysi atë në seancë. Sipas relatores Qirko, gjyqtari rezultonte me pamundësi financiare në dhjetëra milionë lekë për krijimin e pasurive të tij si dhe mosdeklarim të pasurive dhe huave.



Gaxha i ka mohuar kategorikisht akuzat dhe u shpreh se raporti i KPK është me gabime të rënda dhe të pabazuar në prova.

LEXO EDHE:  Shkeljet e Vettingut/ Të shkarkohesh për një informacion të paprovuar

LEXO EDHE:  Vettingu në polici/ KJV jep vendimin për kreun e Gardës

Komisioni konstatoi pamundësi financiare të Gaxhës për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe180 m2 në Tiranë në vitin 2015 për shumën 200 mijë euro. Si burim krijimi të kësaj pasurie, ai ka deklaruar një kredi në vlerën 120 mijë euro, 41 mijë euro të përfituara nga shitja e një apartamenti në Golem, 1.5 milionë lekë nga shitja e një automjeti dhe kursime familjare si dhe problematika të shumta në lidhje me pasurinë.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Nuk kaloi Vettingun/ KPA “i shuan shpresat” prokurorit të Fierit

Publikuar

-

Nga

Nuk kaloi Vettingun/ KPA “i shuan shpresat” Fatmir Lushi prokurorin e Fierit

KPA ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Fatmir Lushin, duke e shkarkuar nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Fierit.

Ky i fundit u shkarkua pak muaj më parë nga detyra nga KPK, pasi u konstatuan probleme me pastërtinë e figurës dhe pasurinë e tij. Sipas hetimeve të kryera nga DSIK, Lushi u vlerësua si i papërshtatshëm pasi dyshohej se kishte favorizuar persona nën hetim duke mos kaluar kështu Vettingun.

Vendimi



Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi, kundër vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

LEXO EDHE:  Nga “Mjaft”-i, u katapultua në PS/ Shtohet luksi i Ministres së Mbrojtjes, pas martesës

LEXO EDHE:  Pasuria po e çon drejt shkarkimit/ Artur Malaj kërkon riçeljen e hetimit gjyqësor

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.09.2020./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: