Connect with Us

Pandemia shtyn qytetarët t’i kursejnë paratë

Kosova & Rajoni

Pandemia shtyn qytetarët t’i kursejnë paratë

Publikuar

-

Pandemia shtyn qytetarët t’i kursejnë paratë

Kursimet e qytetarëve në bankat komerciale janë rritur gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit në Kosovë, tregojnë të dhënat zyrtare.

Rritja e kursimeve, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, ka ndodhur për shkak se bizneset i kanë kursyer paratë dhe nuk kanë investuar, kurse qytetarët për shkak të perspektivës së pasigurt të shkaktuar nga pandemia, nuk kanë bërë shpenzime të zakonshme, por kanë kursyer para.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, deri më 1 gusht, niveli i depozitave ka kaluar vlerën prej mbi 4 miliardë euro. Mbi 150 milionë euro është shuma e kursimeve që është rritur në institucionet financiare nga muaji mars, kur në Kosovë, janë shënuar rastet e para me koronavirus. Sipas BQK-së, shuma e depozitave, ka qenë 3.8 miliardë euro.

Nga vlera e përgjithshme prej mbi 4 miliardë eurosh, kursime të ekonomive familjare janë mbi 2.6 miliardë, të tjerat të korporatave financiare dhe jo financiare.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, për Radion Evropa e Lirë thotë se shuma e kursimeve është rritur për 5 për qind nëse krahasohet më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Është për çudi që në kohën e pandemisë të ketë një rritje të tillë të depozitave. Kjo, mendoj se është për dy arsye, arsyeja e parë është besueshmëria që sektori bankar ka tek publiku dhe arsyeja tjetër është fakti që njerëzit, duke pasur parasysh atë frikën se mos po përsëritet pandemia – çështja e pandemisë është një çështje delikate më vete, marrë parasysh faktin se sa do të zgjasë – dhe kjo është arsye shtesë që qytetarët dhe kompanitë kanë hezituar të investojnë apo të shpenzojnë paratë”, thotë Mehmeti.

LEXO EDHE:  Mosbindja civile/ PD: Qytetarët “derdhen” drejt rrugëve

Edhe Blend Hyseni, hulumtues i lartë në Institutin GAP, thotë për Radion Evropa e Lirë, se gjatë kohës së pandemisë te qytetarët dhe bizneset ka ekzistuar një lloj frike për t’i shpenzuar paratë. Bizneset, thotë ai, janë duke e zhvilluar veprimtarinë e tyre, por për shkak të rënies se kërkesës, i kanë ndaluar investimet e reja.

“Bizneset e vazhdojnë mënyrën e të bërit biznes, por nëse kanë planifikuar të investojnë, ato i kanë eliminuar, sepse është e paqartë dalja nga kriza e pandemisë dhe normalisht që mjetet mbesin në bankë”, thotë Hyseni.

Kurse, qytetarët i kanë kursyer paratë, për shkak të paqartësisë rreth përfundimit të pandemisë, por edhe rrezikut të humbjes së vendeve të tyre të punës. Në muajt mars dhe prill, rritja e kursimeve, sipas Hysenit, ka ndodhur edhe për shkak të pamundësisë fizike të qytetarëve për të konsumuar në lokale dhe restorante, pasi ishin të mbyllura për shkak të masave kufizuese nga autoritetet kompetente për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Sa i përket konsumatorëve, e ardhmja është e pasigurt dhe kursejnë për të ardhmen, pasi nuk e dinë a do të mund t’i ruajnë vendet e tyre të punës. Por, ka ekzistuar edhe pamundësia e shpenzimeve të parave, pasi sektorë të ndryshëm të ekonomisë kanë qenë të mbyllur dhe qytetarët nuk kanë mundur të dalin në restorante ose të bëjnë shpenzime luksoze. Kështu që është e pritshme rritja e depozitave”, vlerëson Hyseni.

Ndryshe, vlera e depozitave e tejkalon edhe shumën e kredive të përgjithshme në nivel vendi.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e kredive ka arritur në 3.1 miliardë euro, ekonomitë familjare kredi në bankat komerciale kanë mbi 1.1 miliard, kurse bizneset rreth 2 miliardë euro./REL

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kishte ngecur në Mikonos/ Zyra e Mitsotakis shpëton 19-vjeçaren shqiptare, dërgohet në spital me avion qeveritar

Publikuar

-

Nga

Kshte ngecur në Mikonos/ Zyra e Mitsotakis shpëton 19-vjeçaren shqiptare, dërgohet në spital me avion qeveritar

Angazhimi në kohë rekord i zyrës kryeministrore dhe emergjencave sociale në Greqi ka bërë që t’i shpëtohet jeta një emigranteje nga Puka.

Adelina Gjeloshi, një 19-vjeçare kishte mbetur në ishullin e Mikonosit, , në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ajo ishte shtatzënë dhe duhej transportuar menjëherë në spitalin e Athinës, por fluturimet ishin nërprerë.

Mediat greke bëjnë me dije sapo Zyra e Kryeministrit të Greqisë është njohur me rastin në fjalë nga kryebashkiaku i Mykonos ai ka urdhëruar që të vihej në dispozicion për të transportuar emigranten shqiptare me avionin qeveritar.

Avioni ka shkuar dhe ka mundur të transportojë drejt spitalit emigranten shqiptare nga Puka.

LEXO EDHE:  “Qeveria e paaftë të përballojë situatën”/ Sejamini: Gjendja më keq se në 97-ën

LEXO EDHE:  Çfarë ndodhi?/ Brooklyn Beckham dhe Nicola shtyjnë dasmën

Mësohet se vajza 19 vjeçe është jashtë rrezikut për jetën.

Të afërmit e saj dhe komuniteti shqiptar që jeton e punon në Mykono i kanë shprehur mirënjohje për këtë gjest kryebashkiakut të ishullit grek si dhe kryeministrit Mitsotakis./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra të frikshme në shtetin fqinj/ Mbi 1.100 raste të reja në 24 orë, regjistrohen edhe 25 viktima

Publikuar

-

Nga

Shifra të frikshme në shtetin fqinj/ Mbi 1.100 raste të reja në 24 orë, regjistrohen edhe 25 viktima

Në Maqedoninë e Veriut edhe të shtunë janë regjistruar shifra të larta të viktimave dhe të infektuarve me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 25 viktima, 1.128 të infektuar dhe 707 të shëruar në 24 orët e fundit, nga testimi i 3.109 mostrave.

Viktimat janë: 6 në Shkup, 4 në Kumanovë, nga 3 në Tetovë dhe Prilep, nga 2 në Gostivar dhe Veles kurse nga 1 në Strumicë, Krushevë, Shtip, Kavadar dhe Manastir.

Sipas raportit të publikuar, nga 53,631 persona të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 1.487 e kanë humbur jetën, 31.659 pacient; janë shëruar ndërsa numri rasteve aktive arrin në 20.485 persona.

Numri i personave që po trajtohen në spitalet e vendit ka arritur në 1.292 persona, shumë prej të cilëve janë në oksigjeno-terapi.

LEXO EDHE:  Shqiptarët, me varfërinë më të madhe në rajon/ Nuk përballojnë faturat, ushqimet, veshjet dhe nuk arrijnë të ngrohin shtëpitë

LEXO EDHE:  Çfarë ndodhi?/ Brooklyn Beckham dhe Nicola shtyjnë dasmën

Shtabi i krizës në mbledhjen e parë pas shpalljes së gjendjes së krizës ka diskutuar mundësinë e angazhimit të Armatës në ruajtjen e institucioneve shëndetësore.

Kryetari i shtabit, Stojanço Angellov, ka thënë se “angazhimi i Armatës nuk do të thotë se vendi është në luftë”, por se kjo do të bëhet me qëllim që t’i ndihmohet organeve të rendit në zbatimin sa më efikas të masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjendja e krizës në kohëzgjatje prej 30 ditëve u miratua të premten ngaQeveria e Maqedonisë së Veriut me propozim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që drejtohet nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Këshilli i Sigurisë gjendjen epidemiologjike e vlerësoi si shumë e rëndë, por gjendja e krizës nuk parasheh kufizim të lëvizjes./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rekord i zi në Greqi/ Regjistrohen 108 viktima nga Covid-19 në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Rekord i zi në Greqi/ Regjistrohen 108 viktima nga Covid-19 në 24 orë

Greqia ka regjistruar ditën rekord sa i përket numrit të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Sipas mediave fqinje, mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 108 pacientë.

Asnjëherë më parë gjatë pandemisë nuk ishin shënuar mbi 100 viktima në ditë në Greqi.

Lajmi i mirë është se ka një rënie të shifrave të rasteve të reja, pasi sot janë rreth 2 mijë e 500 më pak se dje.

LEXO EDHE:  Sondazhi-Blerja e votave/ 84 % e qytetarëve: Të rihapen hetimet, Meta të shkojë në burg

LEXO EDHE:  Faktet-Basha flet në Parlament/ Qytetarët e kryqëzojnë në komente

Gjithsesi problematike mbetet situata në Selanik që sot ka pasur thuajse dyfishin e rasteve në krahasim me Attikën, rajonin kryesor ku gjendet shumica e popullsisë dhe kryeqyteti Athina./CNA.al

LEXO TE PLOTE