LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një televizion për Ilir Metën/ Nga trafikantët e drogës tek banda e LSI-së

20 Gusht 2020, 08:41, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale, dy ditë më parë doli e tha se është gati të krijojë një media të re, sipas tij transparente dhe që nuk shantazhohet nga politika. Ai ftoi gazetarët që janë shantazhuar dhe kurajozë, të jenë pjesë e kësaj media.

Në fakt kjo është gjë e mirë të kemi një media të pavarur dhe për këtë Presidenti ynë ka të drejtë.

Por Ilir Meta është strumbullari i blerjes së mediave në Shqipëri. Nuk mund të bëjë të paditurin kur ai është njeriu që ka blerë mediat drejtpërdrejt kur ishte kryeministër, përfshirë këtu edhe një pjesë të mediave të opozitës në atë kohë.

Pa folur pastaj për miqësitë e tij me trafikantë të drogës si Klement Balili, “Escobari i Ballkanit”, pa folur këtu për mikun e tij trafikantin e drogës Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu), apo edhe biznesmenë të tjerë dhe media të cilat i ka nën thundrën e tij, si Irfan Hysenbelliu, Çlirim Peka, Fahri Balliu, Nikoll Lesi, analistë gazetarë etj etj. Këtu mund të shtojmë dhe bandë e LSI-së dhe kemi një trekëndësh mediatik “spektakolar”, President-LSI, drogë, media.

Një media që të jetë transparente duhet të na flasë edhe për vilën 10 milionë euro të Ilir Metës, edhe për pasurinë e tij marramendëse, edhe për shkollimin e fëmijëve në Londër. Sepse gjithë jetën ka punuar dhe jetuar me rrogë shteti, ku vetëm shkollimi i fëmijëve kërkonte rreth 1 milionë euro, ndoshta edhe më tepër. Ylli Ndroqi dhe lidhjet me elementët terroristë ndërkombëtarë

Këto i kanë thënë dhe i thonë mediat, por askush nuk i ka hyrë deri më sot me themel mikut të trafikantëve të drogës, simbolit të korrupsionit nëShqipëri, presidentit të panderuar Ilir Meta.

Media transparente

Që të jetë një media transparente do të ishte mirë të kishte drejtor Tedi Blushin, për shembull, i cili të na fliste për ndershmërinë e Ilir Metës, për besnikërinë e Ilir Metës, për faktin se Ilir Meta nuk ka blerë kurrë asnjë media, nuk i ka pronarët e mediave miq, nuk është zhgrryer në sarajet e tij, nuk i ka kërkuar Kastriot Ismailit 200 mijë dollarë për të blerë vota, nuk ka asnjë lidhje me Ylli Ndroqin, trafikantin e drogës Xhemail Pasmaçiu. Nuk ka asnjë lidhje me trafikantin tjetër Klement Balili që e bëri drejtor, e kështu me radhë.

Ky televizion do të ishte vërtetë mjaft transparent, e sikur të kishte edhe Tedi Blushin drejtor, i cili është me eksperiencë në fushën e gazetarisë dhe tashmë i ka njohur edhe huqet e Presidentit dhe e di çfarë kërkon ai.

Beti Njuma nuk do të kishte ndonjë vlerë të madhe në këtë televizion dhe kur ta hiqnin do të thoshte se më kanë hequr me dorëheqje.

Kështu që Betin ta lëmë mënjeanë dhe e mira është që ta ketë Tedi këtë televizion.

Meqë nuk po ia del dot me televizionin e Çim Pekës ku nuk ka hapësirën e duhur apo me televizionin e Irfan Hysenbelliut, me televizionin e Vjollca Hoxhës, drejtuar nga Ben Blushi, apo me mediat e tjera që një herë e sulmojnë, një herë e puthin, një herë e dashurojnë, një herë e përçmojnë, sipas urdhërit që vjen nga Rilindja.

Tani Ilir Floriri I LSI-së mund të ketë hapësirë mediatike brenda në presidencë, ku mund ti mbledhë të gjithë bashkë, përfshi edhe ERTV e RIlindjes që e solli në pushtet dhe më pas me votat e saj u bë President.

Gjithësesi ne e ftojmë Ilir Metën që gjithçka që ka për të publikuar për ta bërë transparente, t?ia japë Tedi Blushit dhe ne jemi të gatshëm ta publikojmë pa pasur asnjë ekran fare.

Mund të publikojmë çdo të vërtetë që do ai, për Rilindjen, për LSI-në, për Lali Erin, për Ilir Metën vetë, për Edi Ramën, për Lulzim Bashën, e të gjithë me radhë, pa përjashtim.

I vetëofrohemi ne. Mund ta marrim edhe Tedin drejtor, por nuk kemi para për ta paguar si një president. Ndryshe ka në mënyrë tjetër, ta fusë të borderoja e Ylli Ndroqit dhe ta paguajë me rrogën e Sonila Meços ose të Artur Zhejit. Sa për emrin mund ta ketë NARCOS-Meta/ CNA.al

Ilir Meta si padrino/ Të gjithë trafikantët e presidentit dhe LSI-së

Dosja “978”/ Artan Hoxha: Ilir Meta i përfshirë në përgjime

Foto fakt/ Presidenti Meta dhe trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu

A do të protestojë, sot Monika edhe për 200 mijë eurot e Ilirit?

Përgjimet fundosin Ilir Metën?/ Bleu vota me para të kompanive ofshore,  zbardhet skema

Plas skandali/ Ilir Meta bleu zgjedhjet e 2009, zbulohen pazaret e tij

Artan Hoxha plas ?bombën?/ Kam dosjen, Meta kërkoi 200 mijë euro në zgjedhjet e 2009

Dosja Meta-Kryemadhi/ Një sprovë për Reformën në Drejtësi

Pasuri marramendëse/ Meta dhe Kryemadhi ?të zhytur? në luks

Lajmet e fundit nga