Politikë
“Mos kërkoni nga ne “nënë e babë”/ Rama: E gjeta Shqipërinë rrumpallë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për akuzat e opozitës ndaj qeverisë me anë të një videoje.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se PD e ka lënë Lazaratin me 40 minuta ujë në ditë për një çerek shekulli, ndërsa kërkon që askush të mos flasë.
Kreu i qeverisë mendon se kur ishte në pushtet opozita e la Shqipërinë si një rrumpallë, ndërsa sipas tij ndryshimim me qeverinë e tij është si dita me natën.
“Dakord të gjitha, po si mund të flasin akoma dhe të kërkojnë “nënë e babë” nga ne kur i thonë llafit, kur edhe Lazaratin e lanë me 40 minuta ujë në ditë për një çerek shekulli! Tani patjetër, nuk them fare se kjo është një mrekulli, po si mund të mos jetë të paktën një arsye e qartë për ta bërë dallimin, si dita me natën, mes nesh që na e lanë Shqipërinë një rrumpallë copash e çikash dhe sot e kemi vënë në shinat e progresit të qëndrueshëm, hap pas hapi e me njëmijë vështirësi natyrisht, e atyre që s’kanë ndryshuar as qime, jo më zakon dhe kanë kurajon të kërkojnë të kthehen në krye, kur ne 7 vjet në punë papushim për të ndrequr, ndërsa ata 7 vjet rrugëve pa asnjë reflektim, vetëm për të prishur!
Lazarati me mbi 40 km rrjet të ri dhe 24 orë ujë të pijshëm së shpejti është një pasqyrë e dobishme për këdo që ka sy dhe do të shohë, faktet e pamjet flasin vetë…”, shkruan Rama krahas videos./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Lista- Tirana kthehet në fushëbetejë mes PS-PD/ Këta janë emrat surprizë të opozitës që i bashkohen Ramës
Tirana, që është edhe qarku më i madh, nga zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit do të dalin 36 deputetë. Aty do të përqendrohet edhe...

Deputeti që duam/ Rama prezanton kandidaten për Korçën
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidaten për deputete në qarkun e Korçës. Dhora Dajko, është një e re e cila vjen nga qyteza e Maliqit,...