Connect with Us

Dyshohet se u helmua/ Udhëheqësi i opozitës ruse përfundon në spital

Bota

Dyshohet se u helmua/ Udhëheqësi i opozitës ruse përfundon në spital

Publikuar

-

Dyshohet se u helmua/ Udhëheqësi i opozitës ruse përfundon në spital

Zëdhënësja e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexi Navalny, tha se ai është shtruar në spital pasi që është helmuar.

Zëdhënësja Kira Yarmysh shkroi më rrjetet sociale se 44-vjeçari Navalny u sëmur ndërsa po fluturonte të enjten nga qyteti siberian i Tomskit për në Moskë. Avioni bëri një ulje urgjente në Omsk dhe Navalny u dërgua më nxitim në një spital. Ajo tha se ai është pa vetëdije dhe është vënë në një ventilator.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, shkroi se zoti Navalny është në gjendje të rëndë, duke cituar mjekun kryesor të spitalit.

“Ne supozojmë se Aleksi është helmuar me diçka të hedhur në çajin e tij,” shkroi zonja Yarmysh në llogarinë e saj në twitter. “Mjekët thonë se helmi është shpërndarë më shpejt përmes lëngut të nxehtë”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Rusia synon të rivalizojë iOS-in dhe Androidin

Zëdhënësja Yarmysh e krahasoi helmimin e dyshuar me një incident të vitit të kaluar, kur zoti Navalny u sëmur ndërsa vuante një dënim me burg dhe u dërgua me shpejtësi në një spital. Një mjek i tha gruas së tij se ai pësoi një reaksion akut alergjik që mund të jetë shkaktuar nga helmimi me një kimikat të panjohur.

Zoti Navalny është një kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin dhe është arrestuar e burgosur shumë herë për organizimin e protestave antiqeveritare. Ai gjithashtu ka themeluar një fondacion jofitimprurës që synon të zbulojë korrupsionin e qeverisë./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Sulmi që Franca i bën gazetarisë së lirë

Publikuar

-

Nga

Macron do të dënojë fotografimin apo xhirimin e policëve në aksion. Kjo përbën rrezik të madh për lirinë e shtypit, në një vend ku dhuna policore është duke u përdorur gjithnjë e më shumë, mendon Luisa von Richthofen.

Nga sheshi Place de la République në Paris janë duke ardhur imazhe që nuk janë të zakonshme në kohën e izolimit nga Corona: Në fillim të javës atje u mblodhën rreth 500 aktivistë dhe azilkërkues, pjesa më e madhe e të cilëve ishin afganë, të cilëve iu ishte prishur kampi i grumbullimit që ndodhej në periferi të Parisit. Ata të gjithë ishin njerëz që nuk dinin ku të shkonin. Sepse nuk u ishte dhënë asnjë vend ku të sistemoheshin, kështu që ata ngritën çadrat në qendër të qytetit.

Kur ndërhyri policia, aty pati skena që ishin parë edhe më parë në Francë, sidomos në Paris: Njerëzit bërtisnin, shtyheshin dhe goditeshin me shqelma. Punonjësit e policisë i larguan çadrat bojë qielli. Një prej tyre u tund aq shumë sa që një burrë ra përtokë. Kështu që pati ndërhyrje brutale të policisë, e cila përdori kundër të mjerëve gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës. Aty u filmua një polic që godiste disa herë mbi një reporter. Pamjet tronditën gjithë vendin. Imazhe, tregimi i të cilave do të jetë pas pak kohe i paligjshëm.

Sulm mbi lirinë e shtypit

Këtë gjë kërkon të bëjë ligji i ri që presidenti Macron ka nxjerrë për sigurinë. Synimi i ligjit është faktikisht që të mbrojë policët nga dhuna. Ka javë që diskutimet janë fokusuar në artikullin 24. Ky është artikulli që kërkon të penalizojë në të ardhmen fotografimin e forcave të policisë dhe shpërndarjen e fotografive, „nëse ato dëmtojnë integritetin fizik ose psiqik të punonjësve të policisë”. Dënimi në këto raste do jetë 45 mijë euro gjobë ose një vit heqje lirie. Presidenti ka parasysh zgjedhjet e ardhshme. Ka muaj që ai është duke treguar veten si „njeri i ligjit dhe rendit”, në mënyrë që të ketë mundësi t’u flasë sa më shumë votuesve. Por shumë vetë e shohin ligjin e ri si sulm të paturpshëm mbi lirinë e shtypit. Dhe me të drejtë.

Sepse edhe në Francë dhuna policore nuk është fjalë e huaj. Vitet e kaluara ka pasur në mënyrë të përsëritur skena të teprimit të dhunës. Për shembull në rastin e Adama Traoré, 24 vjeçarit që vdiq kur ndodhej në paraburgim. Ose gjatë protestave të jelekëve të verdhë ku pati 344 lëndime në kokë, 28 sy të dëmtuar, pesë duar të thyera dhe katër të vdekur – ky ka qenë bilanci i dhimbshëm i demonstratave. Kjo nuk do të thotë se policia nuk është armiqësuar dhe lënduar. Por një shoqëri demokratike duhet të mbështesë njerëzit që dokumentojnë teprimin e dhunës dhe e bëjnë atë publike. Ligji i ri i sigurisë e bën këtë gjë të pamundur.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Era Rusi kyç gojën: S’keni për të marrë vesh gjë për jetën personale

LEXO EDHE:  25 vjeçarja humbi jetën në spital/ Policia shoqëron mjekët

Qeveria këmbëngul për ligjin megjithë kritikat e bëra

Deri tani kritikat kanë ardhur nga shoqatat franceze të gazetarisë, por tani kritikat vijnë edhe nga vende të tjera. Madje edhe Komisioni Europian u detyrua t’i kujtonte qeverisë së Macronit se gazetarët duhet të ushtrojnë „të lirë punën e tyre dhe ta ushtrojnë në siguri të plotë”. Amnesty International e quajti ligjin „të rrezikshëm për të drejtat themelore”. Si përgjigje ndaj kritikave artikullit iu shtua një fjali që thotë se kjo gjë nuk duhet të dëmtojë të drejtën e informimit. Kjo nuk është asgjë më tepër se sa një hedhje hi syve.

Rruga e vetme për të mbrojtur lirinë e shtypit do ishte që të hiqej krejt artikulli 24. Sepse nëse bëhet fjalë për të mbrojtur punonjësit e policisë, atëherë ai është i kotë. Kërcënimi dhe fyerja e policëve, edhe në rrjetet sociale, është që tani e dënueshme. Artikulli 24 pra nuk sjell asgjë të re.

Ligji i hap dyert shpërdorimit të pushtetit

Përveç kësaj artikulli 24 është formuluar jo i qartë. Kjo gjë i hap dyert e dritaret shpërdorimit të pushtetit. Sepse kush është në gjendje që të vlerësojë në një situatë konkrete çfarë është ajo që mund “të rrezikojë integritetin fizik dhe psiqik të punonjësve?”

Pikërisht ai që bën veprën penale dhe bën arrestimet, pra polici! Në këtë rast mjafton që punonjësi të mos e ndiej veten në rrezik.

Me nxjerrjen e ligjit policia mund të veprojë kundër personave që për shembull filmojnë në demostrata dhe dërgojnë imazhet live në rrjetet sociale. Edhe nëse në fund fare nuk bëhet dënimi i atyre që bëjnë filmimet apo i gazetarëve, filmimet ndërpriten. Por pikërisht filmimet janë të rëndësishme si burime për dokumentimin e dhunës policore.

Jo arbitraritet shtetëror kundër gazetarëve

Ky ligj është i rrezikshëm. Francezët kanë jetuar deri tani në një shtet demokratik, të lirë dhe kjo duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. Sepse edhe forcat reaksionare mundohen të marrin pushtet. Çdo ligj që kufizon të drejtat themelore i krijon mundësi qeverive të ardhshme që të bëjnë kufizime të tjera.

Gazetarët nuk duhet të kenë frikë se mund të arrestohen në mënyrë arbitrare nga policia. As në Francë as në Europë. Është e trishtueshme, që kjo nuk është më një gjë e vetëkuptueshme për Emmanuel Macronin, që vetëm pak javë më parë hiqej si luftëtar për lirinë e mendimit./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i trishtë!/ Po kurohej për Covid, ndërron jetë gruaja shtatzënë

Publikuar

-

Nga

Lajm i trishtë! Po kurohej për Covid, ndërron jetë gruaja shtatzënë

Një grua shtatzënë nga Komuna e Prizrenit, ka humbur jetën sipasojë e Covid-19.

E reja ishte fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid.

“Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

LEXO EDHE:  Pandemia dhe propaganda, pamje të pastra dhe me muzikë nga pavionet e spitaleve

LEXO EDHE:  Rusia synon të rivalizojë iOS-in dhe Androidin

Që prej 13 marsit – kur u paraqitën rastet e para me koronavirus – në Kosovë janë regjistruar 37.028 raste me COVID-19. Prej tyre 964 pacientë kanë vdekur. Raste aktive janë 13.375./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Greqia “nën ethet” e Covid/ Shënohen 99 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar

Publikuar

-

Nga

Greqia ka regjistruar 2 018 raste të reja dhe 99 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi numri total i të infektuarve ka arritur shifrën 99 306.
99 viktimat e shënura në 24 orët e fundit e kanë çuar numrin total të viktimave në 2 001.

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën është 80 vjeç dhe 97.1% kishin një sëmundje bashkëshoqëruese.

LEXO EDHE:  E konfirmon spitali i Berlinit/ Kreu i opozitës ruse është helmuar

LEXO EDHE:  Përleshje të përgjakshme në burgun grek/ Katër të dënuar masakrojnë shqiptarin

Situata e koronavirusit vijon të jetë shumë shqetësuese ku dita ditës vijon të rritet numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi./CNA.al

LEXO TE PLOTE