LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzohen për dhunë në familje/ Arrestohen 3 persona

20 Gusht 2020, 14:39, Kronika CNA
Akuzohen për dhunë në familje/ Arrestohen 3 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona, për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetastit R.P., 53 vjeç, për veprat penale ?Dhunë në familje? dhe ?Veprime në kundershtim me vendimin e Gjykates?, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit, të cilët janë të pajisur me urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetastit A.P., 22 vjeç, pasi në Shkozë, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë në flagrancë të shtetasit R.K., 26 vjeç, sepse në banesë sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga