LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulm me makinë në Berlin, dyshohet për akt terrorist

19 Gusht 2020, 13:43, Kosova & Bota CNA
Sulm me makinë në Berlin, dyshohet për akt terrorist

Një automjet përplasi disa makina në një autostradë në Berlin të Gjermanisë, duke shkaktuar 6 të plagosur rëndë.

Aksidentet u shkaktua nga një burrë 30-vjeçar irakian, ndërkohë që prokuroria po e heton si sulmi ekstremist. ?Sipas informacionit aktual, ai ishte një sulm i motivuar me baza ekstremiste?, tha një zëdhënës i prokurorisë.

Një burrë irakian doli nga automjeti pas një seri goditjesh mbrëmë duke pretenduar se kishte një bombë ndërsa bërtiti ?askush mos të afrohet, përndryshe do të vdisni të gjithë?, raportojnë media lokale.

Irakiani, i cili raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, është identifikuar si ?Sarmad A? në median lokale.

Sipas gazetës gjermane Bild , 30-vjeçari filloi të bërtiste ?allahu akbar? ose ?Zoti është i madh?. Më pas ia shtroi një rrobë në tokë, u gjunjëzua dhe filloi të lutej. Pas kësaj, ai u arrestua nga policia. Gjashtë persona u plagosën, tre prej tyre më rëndë. Përplasjet në tre vende të ndryshme çuan në mbylljen e plotë të njërës prej rrugëve kryesore në Berlin. /CNA.al

Lajmet e fundit nga