LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritet numri i bizneseve me borxhe

19 Gusht 2020, 14:50, Ekonomi CNA
Rritet numri i bizneseve me borxhe

Pandemia e Covid-19 ka rritur numrin e bizneseve të cilat kanë krijuar borxhe në sistemin tatimor.

Sipas të dhënave zyrtare, prej Janarit të këtij viti dhe deri në Korrik, janë 5010 kompani të cilat janë futur në listën e taksapagueseve me detyrime të mbartura, ndërsa Drejtoria e Tatimeve i ka vendosur atyre barrë siguruese hipotekore deri në pagesën e detyrimeve të plota.

Numri i bizneseve me detyrime të papaguara është rritur, edhe pse një pjesë të mirë të taksave, qeveria ka shtyrë afatin e pagesës, tranesmeton TvKlan.

Një vit më parë numri i bizneseve me detyrime të papaguara ishte 4900, edhe pse Kontrolli i Lartë i Shtetit dha alarmin për rritjen e borxhit tatimor.

Vitin që shkoi borxhi që bizneset kishin ndaj autoriteteve tatimore arriti në 1 miliard e 170 milion dollarë, sa 10% e prodhimit kombëtar të vendit.

Pjesa më e madhe e detyrimeve lidhet me pagesat që kanë komnpanitë për tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimin mbi fitimin, ndërsa një shumë të konsiderueshme zënë edhe pagesat e sigurimeve shoqërore të cilat arrijnë në 150 milion dollarë dhe kërcënojnë marrjen e pensionit në të ardhmen nga disa qindra punonjës.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit disa muaj më parë evidentoi se debitorët më të mëdhenj ndaj buxhetit rezultojnë 50 kompani të mëdha, një pjesë e tyre me kapital publik, apo firma në fushën e hidrokarbureve, të cilat gjenerojnë të ardhura vjetore në miliona dollarë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga