LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Papa Francesku/ Vaksina anti-Covid të shkojë për të gjithë, të pasur e të varfër

19 Gusht 2020, 13:11, Aktualitet CNA
Papa Francesku/ Vaksina anti-Covid të shkojë për të

Papa Francesku në meshën e sotme nga Selia e Shenjtë në Vatikan apeloi organizmat botërorë të shëndetit publik, të ekonomisë e politikës globale, si dhe të gjithë liderët botërorë të jenë të drejtë e njerëzorë në zgjedhjen më të rëndësishme të momentit që është gjetja e vaksinës kundër pandemisë Covid 19.

?Do të ishte një skandal që e gjithë asistenca ekonomike, shumica e të cilës janë para publike, të përqëndrohet tek industritë që nuk përfshijnë të përjashtuarit, ndihmën ndaj më nevojtarëve e kujdesit ndaj të mirës së përbashkët?, është shprehur Ati i Shenjtë.

?Vaksina, tha ai, duhet të jetë për të gjithë, e është e trishtë t?i jepet prioritetet vetëm të pasurve?.

Sipas Papa Franceskut pandemia ka shtuar pabarazinë e diskriminimin. ?Pandemia , u shpreh ai, zbuloj situatën e vështirë në të cilën ndodhen të varfërit e pabarazinë e madhe që sot mbretëron në botë. E virusi që nuk bën përjashtime mes personave të varfër e të pasur, gjeti në rrugëtimin e tij shkatërrues pabarazi e diskriminim që e coj në rritje?. CNA.al

 

Lajmet e fundit nga