Connect with Us

Nga Klodian Tomorri/ Biznesi pervers i testimeve me pagesë

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Biznesi pervers i testimeve me pagesë

Publikuar

-

Nga Klodian Tomorri/ Biznesi pervers i testimeve me pagesë

Politika e shtrenguar e qeverise me testimet per Covid 19 ka krijuar nje treg te ri, i cili eshte moralisht i cunguar, ekonomikisht ineficent dhe ne aspektin e sherndetit publik i rrezikshem. Ky eshte tregu i testimit ne spitalet dhe laboratoret private kundrejt pageses nga xhepi.

Ditet e fundit mijera shqiptare po detyrohen te paguajne 100 euro ne privat per te kryer testin molekular te virusit. Praktikisht kjo pagese perben nje takse te paster private, e cila eshte e padrejte, e pandershme dhe zhvatese.

Se pari, shumica derrmuese e atyre qe bejne testin ne privat jane te detyruar. Mijera emigrante te bllokuar, te cilet duhet te kthehen ne vendet ku jetojne dhe punojne duhet te kene me vete testin molekular per Covid. Ne kushtet kur qeveria nuk e ofron, atehere e vetmja zgjidhje qe ata kane, eshte te paguajne 100 euro per ta kryer testin ne privat.

Se dyti, kjo eshte nje takse mbi jeten. Tashme eshte e provuar publikisht se instituti i shendetit publik nuk gjurmon me as kontaktet e aferta me personat e prekur, duke perfshire madje edhe familjaret. Rjedhimisht shume nga keta qytetare, te cilet jane perballe rrezikut evident te infektimit do te detyrohen te bejne testin ne privat duke paguar nga xhepi.

Pikerisht per kete arsye, kjo eshte nje politike ineficente dhe e rrezikshme. Tashme, autoritetet publike kane incentiven te shtrengojne edhe me shume testimin falas duke i adresuar qytetaret e dyshuar si te prekur drejt klinikave private. Por nje pjese e tyre mund te mos e perballojne dot pagesen nga xhepi. Rrjedhimisht keta persona edhe pse mund te jene te infektuar, nuk do ta bejne testin duke rrezikuar te shnderrohen keshtu ne superperhapes te virusit. Pa permendur ketu rrezikun tjeter evident qe testet ne privat mund te deformojne statistikat per ecurine e pandemise.

LEXO EDHE:  Pandemia Covid-19/ Ja cilat janë vaksinat e autorizuara në Evropë dhe ato që po analizohen

Ne shume aspekte shendeti publik eshte nje sherbim i ngjashem me mbrojtjen kombetare. Madje vete kryeministri e quan pandemine lufte, ndersa virusin nje armik. Pyetja qe lind natyrshem eshte: A mund te fitohet nje lufte me mjete private? Nese po, pse kur sulmohet kufiri, qeveria nuk i ben thirrje qytetareve qe te blejne privatisht arme per t’u mbrojtur nga armiku?

Pothuajse ne te gjitha vendet ku qeverite kane afruar sektorin privat per te kryer testimet e Covid 19, kostoja eshte mbuluar me para publike. Ne asnje rast nuk i eshte lene barra qytetareve te paguajne nga xhepi. Kjo per arsyen e thjeshte. Krizat e shendetit publik, nuk mund te privatizohen.

Qeveria e kishte gati infrastrukturen e bashkepunimit me sektorin privat. Dy koncesionet, ai i laboratoreve dhe check up-i mund te detyroheshin per te ofruar testime masive ne kembim te pagesave qe marrin nga buxheti. Por kjo nuk ndodhi, pasi qeveria zgjodhi te mos cenoje fitimet e koncesionareve. Ndaj tani, Shqiperia eshte shenuar me pullen e kuqe si nje nga vendet me te pasigurta ne Europe.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Pse nuk i dalin llogaritë peng-ish kryetarit?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Kleves Bitro

Një sondazh i brendshëm, i shpejtë i selisë së PD-së zhvilluar nga mekanizmat e ish- kryetarit Basha, nxjerr zbuluar Bashën pasi rreth 80% e atyte që kanë qenë mbështetës së tij, tashmë janë kundër.

Pyetjet kanë qenë shumë të thjeshta dhe të përmbledhura në 6-7 të tilla ku kryesorja mbetet: Kë do mbështesnit në një votim mes Bashës dhe Berishës?

Pastaj ishin pyetjet që kanë të bëjnë me kë kishin mbështetur në zgjedhjet e përgjithshne dhe nëse sot do të votonin PD nëse Basha vazhdonte kryetar i PDsë.

Ky sondazh i brendshëm i zhvilluar me shpejtësi për shkak se databaza e të dhënave ishte gati nga zgjedhjet e 25 prillit ka alarmuar onturazhin e ish kryetarit dhe atë vetë ndaj me urgjencë, vetë Basha ka kërkuar ndihmë nga besnikët e tij për të dalë në bazë e për të sqaruar ato që në fakt i takojnë atij të sqarojë.



LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Tomini tregon kur pritet sërish rritja e të infektuarve

LEXO EDHE:  Pandemia Covid-19/ Ja cilat janë vaksinat e autorizuara në Evropë dhe ato që po analizohen

Vendimi për Berishën zinte vend të rëndësishëm në pyetësorin e sondazhit të brendshëm të PD dhe shumica e të pyeturve kanë shprehur haptazi preferencën e tyre se ishte një vendim i gabuar.

Pyetjes se nëse do duhet të pyeteshin strukturat për rastin e Berishës kuptohet se ka marrë përgjogje dërrmuese në favor të Doktorit.

I gjendur në këto kushte, peng-kryetari ka thirrur në ndihmë si mbështetjen mediatike të njerëzve të Ramës, ashtu dhe ndihmën e vonesave proceduriale, madje deri në shqyrtim të ndihmës së Ramës me anë të Gjykatës ku ka ndërmend të ankimojë shkarkimin e tij nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i PDsë.

Ajo që nuk mund të fshihet më është se peng-sharlatani do tentojë të rrijë si nyje me vendim të Gjykatës së Ramës, ndërsa baza dhe votuesit e PD-së e kanë marrë tàshmë vendimin e tyre të shprehur haptazi ke sondazhi që Basha e ka përpara në zyrën e tij…

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Dashuria e ndaluar me vendim qeverie”/ Beteja për Partinë Demokratike

Publikuar

-

Nga

Nga Sabah Jemishta

Unë i njoh personalisht të dy, edhe Berishën, edhe Bashën. Kam punuar me të dy.

Kur amerikanët ushtronin presion ndaj Berishës President dhe Kryeministër i kam mirëkuptuar me mendimin se po ndihmojnë në konsolidimin e demokracisë shqiptare, duke mos lejuar një njeri të vetëm të përdorë të gjitha pushtetet.

Kur shoh amerikanët e pas 2013- tës që hoqën çdo maskë diplomatike për t’i dhënë Edi Ramës pushtetin e një mbreti absolut të kohës së mesjetës dhe mbyllën sytë dhe veshët edhe përballë krimeve të tilla si mbjellja e gjithë Shqipërisë me drogë, manipulimi dhe blerja e zgjedhjeve, megakorrupsioni i PPP- ve, kapja e gjithë institucioneve të shtetit nga një person i vetëm, shkelja e përditshme e të drejtave dhe lirive të njeriut, bashkëpunimi hapur me krimin e organizuar etj, atëherë mu krijua bindja se gjëja që më pak ju interesonte amerikanëve në Shqipëri, është demokracia dhe funksionimi i saj.

E vetmja shpresë që të rikthehet demokracia në vend, mbetet Partia Demokratike, sidomos, pas rezultatit zhgënjyes të partive dhe nismave të reja në zgjedhjet e fundit.

Çorbën paszgjedhore në PD, duke shpallur non grata Berishën, e gatuan me qëllimin e vetëm, që PD të mos reagonte për masakrën zgjedhore të prillit dhe të bëhej qingji i qeverisë, siç dhe u bë, me vendimet allasoj të Bashës.

Demokratët dhe gjithë njerëzia, edhe socialistët, prisnin që PD të reagonte për farsën zgjedhore, por ndodhi e kundërta.

Pse Basha nuk reagoi fare për zgjedhjet, por shkoi si qingj në kuvend duke stërdëgjuar me përkushtim të plotë pordhët e Edi Ramës?

Ai nuk dha asnjëherë përgjigje për këtë. Ky quhet bashkëpunim në krim dhe demokratët nuk mund dhe nuk duhet ta kapërdijnë këtë.

Rruga që po ndjek Berisha me Foltoren e tij, është një mundësi statutore për të çliruar PD nga Kryetari që ka vepruar në kundërshtim me interesat bazike të anëtarësisë së saj.

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid/ Mezini: Jemi në valën e katërt, shifrat e fundit janë shqetësuese

LEXO EDHE:  Protokollet e trajtimit të Covid/ Mjekët shqiptarë në Europë letër Ramës dhe Manastirliut



Që nga tradhëtia që i bëri Çadrës në 2017, Basha ka humbur mundësinë për të qenë Lider i PD. Me sjelljen e tij politike pas zgjedhjeve të grabitura të prillit, ka humbur dhe të drejtën de facto dhe de jure për të qenë Kryetar i PD-së.

PD duhet të mbetet një forcë politike shqiptare me orientim euroatlantik, siç është krijuar, me qëllim të mbrojë demokracinë dhe interesat kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Gjithë lufta që bëhet kundër saj, qoftë nga komunistët me Edin në krye, qoftë nga misionarët e tjerë, është të zhbëjnë dashurinë për vendin dhe qendresën ndaj kujtdo për interesat imediate të shqiptarëve në rajon.

Edi Rama me vendim qeverie e ka ndaluar dashurinë për atdheun duke e cilësuar atë si primitive dhe të kaluar. Edhe shoqja Kim e quan të shkuar. Lufta bëhet që Jugosllavia e Re të jetë atdheu i shqiptarëve.

Zoti Basha, të lutem jep dorëheqje, pasi askush nuk beson më që ti mbron dhe lufton për interesat shqiptare, gjë për të cilën të kemi zgjedhur!

Nëse nuk jep dorëheqje, demokratët do të heqin, jo se janë antiamerikan, por ngaqë janë proshqiptarë. Sikur është për amerikanët Amerika e para, për ne është Shqipëria e Para.

Mos u fshih pas gishtit! Nuk do të bëhet Berisha Kryetar i PD-së. Berisha ka rolin dhe kontributin e vet , siç e ke dhe ti. PD është e demokratëve, ata e vendosin kush do t’i drejtojë. As nuk e vendos ti , as Berisha. Ti mund t’i ndihmosh duke u larguar. Misioni yt, jo ai që shkrove libër, por misioni yt i vërtetë ka mbaruar.

Mos dëgjo ata lëpirësit që ke mbledhur dhe presin çdo ditë të bashkëqeverisësh me Edi Ramën; as që të thonë se po u largove ti, nuk ka kush e drejton partinë.

PD, pothuajse në çdo pallat e ka nga një si ti.

Suksese në jetë!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Kronika kolumbiane e Limos Dizdarit

Publikuar

-

Nga

cna opinione

Nga viti 2018 e këtej, shfaqet hera herës në ndonjë qoshe shtypi, figura e një muzikanti të madh shqiptar. Problemi, e kërcënojnë…, i hedhin letra poshtë derës. Madje i shkojnë të fortit tek gardhi dhe i thonë hapur, largohu. I presin ujin e pijshëm, dritat etj. Ky është Limos Dizdari. ”Krimi” që ka bërë, ka shëndërruar një pallat kulture andej nga anët e veta, nga ka rrënjët, në një Teatër.

Në fillim dukej se kishte mbrojtjen e kryeministrit, por pasi doli kundër shëmbjes së Teatrit Kombëtar, meritoi heshtjen e tij. Me një fjalë, lëre ta vrasin. Kush ka lexuar Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar, të kolumbianit Gabriel Garsia Markez, e kupton mirë çfarë dominance kanë situata të tilla. Janë një platformë e dielltë e një ndëshkimi publik dhe zakonor.

Ndaj edhe sa herë ndodhin kërcënimet, mezi gjen tek-tuk ndonjë denoncim publik të webeve tona, pra atyre qëndrore. Të paktën e marrim vesh nga webet e provincës si Saranda web, etj. Dhe ta mendosh, sikur larg qoftë t’i ndodhi gjë këtij artisti të madh, surrogatot e politikës do mbushin faqet e fb me dedikime, zakoni më i mbrapsht i ynë, ai që vdis pa të të duam.

T’i drejtohesh sot ndonjë institucioni shtetëror, është çmenduri njerëzore. Të paktën me ato që shohim nga denoncimet që bëhen përmes Stopit a Fiksit. Apo ato probleme shqiptarësh që shohim tek Shqipëria live, a, Ka një mesazh për ty. Emisione të pakta…, jeta e shqiptarëve dominohet totalisht nga politika. Ka një vdekje totale të shtetit të së drejtës ligjore. Por edhe atij moral, pra nga opinioni publik. Ne kemi kohë që vrasim veteveten, sidomos artin, artistin e për rrjedhojë historinë e tij. Ka ndërtuar tjetri një instucion kulture dhe shihet si kancer.

LEXO EDHE:  Greqia shtyn “lockdown-in”/ Athina dhe zonat përreth saj sërish në izolim

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid/ Rama: Nuk i numërojmë testet që bëhen në privat



Çfarë donit, qëndër për rritjen e drogës? Kryeministri i vendit tonë foli dje në panelin e OKB, një shans i artë për një shqiptar që nuk e meriton, e përmendi nënë Terezën. Përse e përmend? Nuk ka një grimë të qeverisjes së tij që të fusi në gojën e vet nënën Terezë. Ai është një xhelat i vrasjes së historisë, sidomos asaj të artit. Tani shqiptarët shohin me bisht të syrit një kronike kolumbiane, të një vrasje të pritshme, të paralajmëruar dhe rrinë e bëjnë sehir.

Nga ana tjetër, më habisni dhe ju artistë muti, me tituj, me nishane etj…, atashuar deri pranë qeverisë, se si heshtni. Sa fëlliqësi që mbani mbi supe. Asnjë solidarizim, asnjë proteste. Mbetët kafeneve duke u bërë temenara njëshave.

Këta janë artistët tanë. Historia jonë. Mbrojeni, se, do ju vi radha e dënimit publik shumë edhe juve. Eshtë vepër e gjallë arti, të ikësh nga metropoli dhe të ngresh nga themelet një teatër diku buzë Jonit. Po ne nuk shohim, nuk e shohim dot tek Shqipëria. E shohim tek bota. Sidomos ajo e Lindjes së mesme dhe të largët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE