LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kryebashkiaku i zhytur me kokë në kokainë"/ PD: Asnjë surprizë nga vendimi i gjykatës

19 Gusht 2020, 08:56, Politikë CNA
"Kryebashkiaku i zhytur me kokë në kokainë"/ PD:

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit për pushimin e hetimeve për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata deklaroi se ky vendim nuk është aspak surprizues për opozitën. Ai nënvizoi në një daljë për mediat se në video duket shumë qartë që Alla po konsumon drogë në ambiente publike.

?Asnjë surprizë për pushimin e çështjes kundër kryebashkiakut narkoman të Bulqizës, Lefter Alla. Zvarritja e hetimeve kishte për qëllim pushimin e çështjes dhe daljen në përfundimin se kryebashkiaku i zhytur me kokë në kokainë, nuk po konsumonte kokainë. Video e kryebashkiakut ilegjitim të Edi Ramës që merr kokainë ishte shokuese, kur u bë publike, por për Edi Ramën, ky fakt nuk ekziston. Një përdorues kokaine do të vazhdojë të jetë në krye të Bashkisë, duke mos bërë dallim nga tutori i tij politik në krye të qeverisë. Kryebashkiaku i Bulqizës është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës. Përdorimi i kokainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq,  degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge.?

Çlirim Gjata bëri thirrje që të ndahet sa më parë politika nga krimi. Sipas tij, diçka e tillë do të ndodhë vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama. /CNA.al

Lajmet e fundit nga