Connect with Us

Çfarë bëhet kështu?/ Mjeku jep alarmin: Po vrasin në heshtje, ndërsa merreni me Covid-19

Sociale

Çfarë bëhet kështu?/ Mjeku jep alarmin: Po vrasin në heshtje, ndërsa merreni me Covid-19

Publikuar

-

Çfarë bëhet kështu??/ Mjeku jep alarmin: Po vrasin në heshtje, ndërsa merreni me Covid-19

Mjeku kirurg në spitalin e Beratit, Edi Bejko ka bërë një thirrje të fortë për orientimin e kujdesit shëndetësor edhe për kurimin e sëmundjeve të tjera, të cilat po rrisin rrezikun për qytetarët, ndërkohë që e gjithë vëmendja është tek Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se në një periudhë të shkurtër përgjatë javëve të fundit ka diagnostikuar shumë individë me sëmundje terminale malinje, më shumë se në periudha të tjera kohore.

“Pershendetje miqte e mi..!! More po cfare behet keshtu??

Jemi ngulur tek corona ne mendime ,ne veprime, ne pasoja dhe nuk po meremi me aspekte te tjera te veprimtarise dhe semundshmerise njerezore..!

Ne nje periudhe te shkurter pergjat ketyre javeve si mjek, kam diagnostikuar shume individe me semundje terminale malinje, aq sa nuk kam pare per nje periudhe te gjate kohore..

Arsyeja?? E thjesht..!!

Te gjitha antenat mediatike shteterore dhe sociale jane drejtuar vetem te covidi..

Te gjithe individet te tmeruar nga llomotitja e vetme per “covidin” ngado neper ekrane, rjete sociale apo zyrtare jane frenuar per tu paraqitur sa me heret prane mjekut specialistit , ne vendin perkates..

Ik nga shiu ..bjer ne bresher.!!

E pranueshme kjo?? Sigurisht deri diku..

Por nuk kuptoj pse veprohet keshtu ne menyre absolute se a thua qe mbi organizmin njerzor vepron vetem covidi..??

LEXO EDHE:  Berat/ Arrestohet një person në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

Stopojeni per nje moment ate trurin tuaj ndaj “magjepsjes” per coronen..!!”-shkruan mjeku.

Më tej, ai thekson se ndërsa ne merremi me koronën, sëmundjet sëmundje të tjera, dhjetëra apo qindra herë më vrastare se koronavirusi, po vrasin në heshtje.

“Po ikin njerez pa u kuptuar ashtu ne heshtje nga semundje te tjera, dhjetra here apo qindra here me vrastare se corona… Satistikat jane kokeforte..

Do bashkejetojme me kete lloj Sarsi ashtu sic rendom jemi mesuar te jetojme me patologjite malinje te ndryshme abdominale apo pulmonare..infarktin e myocardit..insultin cerebral..gripet e ndryshme..semundjet e gjakut…diabetin..aksidentet trombotike vasculare ..hepatitet…cirrozat..etj etj..

Mereni me shtruar o njerez ate perpunimin e informacionit qe ju atashohet ne laboratorin tuaj trunor..!!

Mos lejoni qe ky virus te behet padron i mendimit dhe i veprimtaris se jeteve tuaja pasi asnje dhe asgje nuk e perligj numrin e vdekjeve te ngritura ne piedestal per kete pandemi ne rang botetor( apo dhe shqiptar) ne raport me numrin morfologjik te semunjeve te tjera te cilat shfaqen edhe me vrastare per jetet tona..!!

Rendesi ka te kujdesemi edhe per semundjet e tjera, ashtu si dhe per covidin ..pa e ulur vigjilencen..!! Ketu e kisha te shkretin e muhabetit….pa ju lodhur kuptohet..!! “, shkruan Bejko.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rëndohet gjendja e grevisteve në Ballsh/ Kërkohet ndërhyrja e mjekëve

Publikuar

-

Nga

Rëndohet gjendja e grevisteve në Ballsh/ Kërkohet ndërhyrja e mjekëve

Gjendja shëndetësore e grevisteve në uzinën e Ballshit është përkeqësuar.

Mësohet se njëra prej grevisteve ka kërkuar ndihmën e mjekëve, ndaj ka mbërritur me urgjencë stafi mjekësor.

Në përfundim të trajtimit mejkësor, grevistja nuk pranon të largohet nga uzina.

Nga ana tjetër edhe 4 gra të tjera janë në gjendje të rëndë. Mësohet se gratë kanë temperaturë, të vjella dhe rrahje të forta në zemër.

LEXO EDHE:  Tritan Kalo flet për RTSH Korça/ “Të ardhurit nga zonat e nxehta, rrezik potencial për përhapjen e koronavirusit”

LEXO EDHE:  Thirrja e fortë e profesorit/ Po sillemi në mënyrë të pamëshirshme, të ndalemi tani

Ato nuk kanë pranuar që të shkojnë në spital por morën mjekimin në ambientet e grevës. Gratë greviste janë të vendosura në kauzën e tyre, pagat e prapambetura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Publikuar

-

Nga

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Pas disa ditëve me diell, situata meteorologjike mbi vendin tonë pritet të ndryshojë totalisht.

Sipas sinoptikanëve, nesër dhe pasnesër do të jetë kulmi i ndikimit afrikan dhe anticiklonik.

Masa ajrore jo të qëndrueshme dhe të freskëta me origjinë nga Atlantiku do të fillojnë të depërtojnë gradualisht mbi rajonin tonë duke kushtëzuar shtim të vranësirave dhe vende-vende edhe reshje shiu.

Nga e shtuna vonë dhe të dielën pritet ndryshim i motit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Familja në Bubq nuk pranon t’i shembet shtëpia e dëmtuar/ Kryefamiljari bën rezistencë me bidon me benzinë

Publikuar

-

Nga

Anëtarët e familjes Xhaferri në Bubq dhe kanë bërë rezistencë mëngjesin e sotëm ndaj forcave të Inspektoriatit të Ndërtimit që kishte shkuar për t’i prishur shtëpinë.

Kjo familje është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, por ata pretendojnë se nuk kanë marrë dëmshpërblimin ndaj nuk kanë lejuar që tu shembet shtëpia. Kryefamiljari dhe antërët e familjes janë nxjerr nga shtëpia nga forcat e policisë pasi kanë bërë rezistencë, ndërsa kishin dhe një bidon benzinë.

Disa prej tyre janë shoqëruara nga Policia, ndërsa të tjerët kanë nisur të largojnë orenditë./CNA.al

LEXO TE PLOTE