Connect with Us

U infektua me Covid-19/ Humb jetën ish-kryebashkiaku i Lushnjes

Politikë

U infektua me Covid-19/ Humb jetën ish-kryebashkiaku i Lushnjes

Publikuar

-

U infektua me Covid-19/ Humb jetën ish-kryebashkiaku i Lushnjes

Covid-19 i ka marrë jetën ish-kryebashkiakut të Lushnjes Albert Sanxhaku.

Mësohet se Sanxhaku ka humbur mbrëmjen e djeshme betejën me virusin e padukshëm.

Prej disa javësh, ai ishte dërguar në një spital në Turqi, ku po kurohej për koronavirusin, por fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Sanxhaku ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë në qytetin e Lushnjes në vitet 2007-2011, ndërsa kandidonte nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

LEXO EDHE:  Njeriu i Koço Kokëdhimës përçan palët/LSI "shpërthen" ndaj PS-së: Arrogantë!

Gjithashtu ai ka mbajtur edhe disa poste të tjera si ai i zëvendësit të fondit të kujdesit shëndetësor./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Inkriminimi dhe pasuria e “zezë” e politikanëve/  Ish-Presidenti “godet kolegët”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish Presidenti Bujar Nishani, thotë se është emergjente miratimi i të paktën dy projekt-ligjeveve që kanë lidhje me politikanët.

Opozita në Parlament duhet të paraqesë menjëherë 2 (dy) projekt-ligje. Ligjin për Vetingun e politikanëve dhe konfiskimin e çdo pasurie të pajustifikuar prej tyre.  Ligjin për detyrimin e çdo deputeti, ministri, drejtuesi të institucioneve kushtetuese për të bërë publike deklaratën e pastërtisë së figurës marrë prej Komisionit të shqyrtimit të dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit”, shkruan Nishani në rrjete sociale.

Opozita nuk i ka votat e mjaftueshme për ti miratuar e vetme ato ligje, ndaj Nishani ka një propozim për deputetët opozitarë.

LEXO EDHE:  LSI sjell faktet/ Rama kundër Trump

LEXO EDHE:  LSI sjell faktet/ Rama kundër Trump



Opozita mundet të kondicionojë çdo angazhim të saj në legjislacionin që kërkon edhe votat e saja, vetëm pas miratimit të këtyre ligjeve prej Parlamentit.

Opozita mundet ti ketë në agjendën e diskutimit të saj në çdo seancë parlamentare këto ligje themelore për kurimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri.

Nëse opozita nuk i ndërmerr këto hapa, ajo mbetet thjesht një fasadë e shëmtuar e rregjimit të masakrës elektorale”, shkruan më tej Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Faktet-I pashkolli Lulzim

Publikuar

-

Nga

CNA.al ka raportuar në vijimësi me fakte dhe dokumenta për skandalet e kreu të PD Lulzim Basha.

Një nga faktet që nuk është pranuar dhe tani duket që pranohet nga vetë Luli, ka të bëjë me arsimin e tij.

Ai është i pashkollë, ose të paktën i është dashur 12 vjet që të mbarojë shkollën në Universitetin e Utrecht-it në Holandë.

Në CV e publikuar në faqen e Partisë Demokratike, Basha nuk tregon se kur e ka mbaruar shkollën

Në vitin 1993 ai filloi studimet në Universitetin e Utrechtit në Hollandë, ku edhe u diplomua në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare”, thuhet në CV e tij.

 

Kaq thuhet për shkollimin e Bashës në CV e tij, kaq informacion dinë qytetarët shqiptarë për arsimimin e njeriut që pretendon të bëhet kryeministër dhe që trumbetohet si lider i Opozitës apo edhe si lider perëndimor.

Një lider perëndimor që fsheh të dhënat e shkollimit dhe që hesht kur e pyesin për studimet në Holandë.

Në fakt kjo nuk ndodh me asnjë lider perëndimor, por vetëm me Lulzim Bashën, që hiqet si i tillë.

Basha fsheh shkollimin

CNA.al me 25.01.2019  i dërgoi një letër Universitetit Utrecht në Holandë, prej të cilit morëm një përgjigje zyrtare.

Christina Jeliazkova, administratore e Universitetit Utrecht, në përgjigjen e datës 24 Prill 2019  për CNA.al, thotë,  se letra është marrë në 23 prill 2019, por për publikimin e informacioneve në lidhje me çështjen në fjalë, duhet autorizim i personit si dhe duhet paguar një tarifë për shërbimin.

CNA.al ndoqi të gjitha hapat dhe me anë të një letre publike që mban datën 25.04.2019,i kërkoi Lulzim Bashës  që të na vinte në  dizpozicion diplomën ose të publikuar të dhënat rreth shkollimit të tij.

Por, Lulzim Basha, sërish heshti, duke hedhur më shumë mjegull në shkollimin e tij, dhe duke ngritur dyshime se apo fsheh të dhënat për shkollimin, për të cilin publikisht ka pranuar se e ka paguar me fondet e Soros-it, megjithëse për këtë çështje ka pak detaje.

LEXO EDHE:  Koalicioni PD-LSI dhe zgjedhjet/ Ja çfarë mendon Jozefina Topalli

LEXO EDHE:  Përplasje të forta në Bashkinë e Durrësit/ Kreu i PS kërcënon kandidatin Kërtusha

Si u zbardhën gënjeshtrat e Lulit

Në vitin 2018, në media, i është bërë jehonë gënjeshtrës së Bashës për shkollimin në Holandë.

Sipas një dokumenti lëshuar në formë përgjigjeje nga Universitetit Utrecht dhe që u publikua në media, rezulton se shkollimi i Bashës, kishte zgjatur plot 6 vite.

Ai i kishte nisur studimet në Holandë, në prill të 1999 dhe i kishte përfunduar me “sukses” në Maj të 2005-ës.



Pra 12 vite për të përfunduar shkollën nga të cilat në 6-të vite mori vetëm diplomën e 1 viti përgatitje dhe me korrespondencë perfundoi studimet kur ishte në Kosovë.

Sipas të njëjtit document, Basha u diplomua në Universitetin Utrecht, megjithëse në 2005, dhe jo në 1997 ose 1998”.

Por Basha, nuk e thotë këtë në CV.

Fakt është se Lulzim Basha  pa diplomuar ka qenë Lulzim Basha në vitin 2004 kur u promovua nga KOP-i.

Edhe kur punonte në Kosovë Basha ka qenë pa shkollë por një student me diplomë 1 vjeçare përgatitore dhe aty më pas ka filluar studimet me korrespondencë.

Gjithashtu i padiplomuar  rezulton se Basha ka qenë edhe gjatë kandidimit për deputet, ndërkohë që është zgjedhur i tillë një muaj pas diplomimit./CNA.al

Lulzim Basha ka gënjyer edhe për shkollën e lartë/ Me korrespodencë dhe i ka zgjatur 12 vite

 

CNA kërkon të vërtetën e shkollimit të Bashës/ Universiteti përgjigjet, kërkon autorizimin e kreut të PD-së

Lulzim Basha pa shkollë/ Nuk pranon të japë autorizimin për verifikimin e universitetit

Skandal, 12 vjet për t’u diplomuar/ Lulzim Basha fsheh shkollimin

Hesht për skandalin e diplomimit në Holandë/ Çfarë fsheh Lulzim Basha?

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD “kryqëzon” Bashën për Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka kritikuar ashpër vendimin personal të Lulzim Bashës për përjashtimin e  Sali Berishës nga grupi parlamentare.

Me anë të një peticioni, shumica absolute e kryesisë, drejtuesit e saj dhe sekretariati,  kanë kërkuar referendum në anëtarësinë e partisësi, duke e parë si  të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, raporton CNA.al.

Me anë të këtij peticioni lidhur me situatën e paprecedentë, të krijuar nga vendimi personal i  kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për përjashtimin nga grupi parlamentar të deputetit Sali Berisha.



LEXO EDHE:  Njeriu i Koço Kokëdhimës përçan palët/LSI "shpërthen" ndaj PS-së: Arrogantë!

LEXO EDHE:  “Opozita mos shkojë pas ngjarjeve të Ramës/ Gjekmarkaj tregon paktin që duhet të bëjë PD dhe LSI para zgjedhjeve

Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të statutit , të parimeve dhe vlerave të Partisë Demokratike dhe rrezikun q ëmbart për përçarjen e thellë,  dhe të parikuyperueshme të saj kërkojmë që ky veprim ti nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisësi të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e Partisë Demokratike të Shqipërisë”, thuhet në peticionin e siguruar nga CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE