Connect with Us

Strategjia për shkollat/ Si po vepron Maqedonia e V., Kosova, Mali i Zi e Shqipëria

Sociale

Strategjia për shkollat/ Si po vepron Maqedonia e V., Kosova, Mali i Zi e Shqipëria

Publikuar

-

Mbyllet shkolla në Pogradec/ Rezultuan me Covid 10 mësues dhe nxënës

Shtatori po afron dhe vendimi për hapjen e shkollave është një sfidë për qeveritë e të gjitha vendeve përfshi edhe ato të Ballkanit.

Teksa vala e koronavirusit parashikohet të përhapet në vjeshtë, vendet e rajonit përfshi edhe Shqipërinë, kanë njoftuar, madje edhe kanë marrë vendime se shkollat do të hapen.

Në Maqedoninë e Veriut, në klasa do të shkojnë vetëm nxënësit e klasave të para, të dyta, e të treta; në Mal të Zi është vendosur të hapen por në muajin tetor; në Shqipëri është njoftuar hapja e tyre sot, ndërsa në Kosovë po shihen 3 skenarë, përfshi edhe ai i moshapjes së klasave, e mësimi të ndiqet në distancë.

CNA.al sjell një panoramë të asaj se çfarë propozojnë qeveritë e shteteve pranë nesh.

Maqedoni e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot vendimin për të hapur shkollat e arsimit parauniversitar vetëm për nxënësit nga klasa e parë në të tretën.

Për gjithë pjesën tjetër të sistemit arsimor mësimi do të zhvillohet online. Ky vendim është marrë për shkak se në familje të caktuara ka prindër me sëmundje kronike dhe nuk duhet të rrezikohen nga COVID-19. Por edhe në klasat e vetme që do hapin dyert për nxënësit në vitin e ri shkollor, do të ketë protokolle strikte dhe masa për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Gjithashtu, me kërkesë të prindit, fëmijët nga klasa e parë e deri në të tretën do të mund ta ndjekin mësimin e plotë edhe online. Pas bisdimeve intenzive me prindërit dhe personat tjerë profesionist kemi vendosur të lejojmë të ketë zgjedhje ana e prindit. Shkaku është se në disa familje të caktuara ka prindër të cilët janë të sëmurë kronikë me rrezik të lartë shëndetësor’’, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Mali i Zi 

Mali i Zi ka shtyrë fillimin e vitit të ri shkollor më 1 tetor, pasi autoritetet shëndetësore kanë vlerësuar se fillimi i rregullt i vitit shkollor, në shtator, mbart rrezik për shëndetin e fëmijëve.

Lajmi u bë me dije nga Ministria e Arsimit e Malit të Zi, e cila shtoi se vendimi për shtyrjen vlen për shkollat dhe kopshtet. Ministria sqaroi se gjatë ditëve në vijim Instituti i Shëndetit Publik dhe përfaqësuesit e sistemit arsimor, do të shpallin rekomandimet në bazë të të cilave do të bëhet mënyra e organizimit të klasave në shkolla dhe kopshte.

Vendimi është marrë me rekomandimin e Institutit të Shëndetit Publik, për shkak të pasigurisë me situatën epidemiologjike, e cila, siç thonë zyrtarët, edhe pse nën kontroll, është ende e komplikuar.

LEXO EDHE:  Çmimet e karburanteve/ Shqipëria shumë më shtrenjt se Austria

Institucionet parashkollore në Mal të zi filluan të punojnë më 4 qershor, por, pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike, ato u mbyllën përsëri më 1 korrik.

Kosovë

Më 1 shtator në Kosovë, fillon viti i ri shkollor 2020/2021 dhe Qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar mundësitë se si të bëjnë hapjen e shkollave në mënyrë të sigurt për shkak të pandemisë së COVID -19. Ministri Arsimit dhe Shkencës në Qeverinë e Kosovës, Ramë Likaj, ka thënë se në vitin e ri shkollor, që fillon më 1 shtator, nxënësit e klasave të para dhe të dyta, procesin mësimor pritet të fillojnë në hapësirat shkollore. Por, në Kosovë deri më sot ka skenarë dhe jo vendim.

Skenari A parashikon mësim me prezencë në institucionet parashkollore dhe shkolla, duke zbatuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për masat mbrojtëse ndaj COVID-19. Skenari B ka të bëjë me rikthimin e pjesshëm (mësimi i kombinuar – prezencë dhe mësim në distancë). Në këtë alternativë, prioritet janë klasat 1 deri 5, ku parashihet që numri maksimal në klasë të jetë 10 nxënës, orari i shkurtuar dhe mësim plotësues online. Kurse skenari C parasheh mësimin nga distanca nëpërmjet transmetimit të mësimeve të regjistruara në televizionin publik.

Shqipëri 

Në vendin tonë njoftimi për hapjen e shkollave është lajmëruar sot.  Nxënësit do të rikthehen në bankat e shkollat në vitin e ri shkollor që do të nisë në muajin shtator. Ministrja e Arsimit Besa Shahini u kërkoi sot 61 bashkive të vendit që të nisin pastrimin e shkollave për t’i bërë gati për në shtator. Ministrja Shahini u shpreh se qëllimi është hapja e shkollave për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, por sipas specifikave të ndryshme, në varësi të shkollës, numrit të nxënësve, etj.

“Kemi zhvilluar një pyetësor për shkollat te nxënësit, prindërit dhe mësuesit, 87% mendojnë se duhet të kthehemi në shkollë në fillim të vitit shkollor dhe vetëm 13% duan kushte shtëpie. Ne pajtohemi me ju dhe prandaj kemi zhvilluar disa skenarë për mundësinë e hapjes së shkollave në varësi të shkollës, numrit të nxënësve, gjendjes së shkollave dhe nevoja të komunitetit për të qenë fizikisht në shkolla”, ka thënë Shahini, por opozita ka kërkuar të bëhet publike strategjia e plotë. /CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Fatmir Mediu pritet të hetohet nga SPAK/ Vjen reagimi i parë prej tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelit urdhëroi sot, rihapjen e hetimeve për dosjen “Gërdeci”, ku është i përfshirë ish-ministrit i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, avokat Ardian Visha e konsideron këtë vendim si një akt jo kushtetues.

Sipas të njëjtit, ky vendim cënon hapur parimin e sigurisë juridike, parimin e gjësë së gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe për më tepër synon procedimin për një akuzë, afati parashkrues i së cilës ka kaluar me kohë.

“Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Fatmir Mediu shpreh sa më poshtë: Vendimi i deklaruar në media nga  Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, përben një akt jo Kushtetues dhe pluri-shkelës të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe një sërë ligjesh të tjera të vendit.



 Ai (vendimi) përben një pavlefshmëri absolute e në çdo rast baza motivuese e tij nuk mund të jetë kurrë ligji. Është hera e parë në jurisprudencë kur një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë!

Veç të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme, sepse e njëjta çështje (kërkesë) është shqyrtuar dhe hedhur poshtë nga gjykata e shkallës së parë dhe Gjykata e Apelit, Tiranë në vitin 2019.

 Ky vendim hapur cenon parimin e sigurisë juridike, parimin e gjësë së gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe për më tepër synon procedimin për një akuzë afati parashkrues i së cilës ka kaluar më kohë.

Pasi të njihemi me ‘arsyetimin’ e këtij akti të paligjshëm, do të reagojmë me transparencë e me të gjitha mjetet ligjore të përshtatshme“, thuhet në deklaratën e avokatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Temperatura deri në 28 gradë/ E premtja e freskët dhe me vranësira

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Paraditja do të jetë me kthjellime në bregdet dhe zonën e ulët, ndërsa kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash priten në zonat malore.

Gjatë  pasdites vranësirat e lehta do të përfshin pjesën më të madhe të territorit, por, bregdeti do të  mbetet me mot të kthjellët edhe në orët e pasdites.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 28°C.

LEXO EDHE:  Miratohet marrevëshja e lidhjes të “KOSTT”/ Rama tregon kur hyn në fuqi

LEXO EDHE:  Nga Sonila Meço/ Me këmbë në tokë

Era do të fryejë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Selami Xhepa: Skema e pensioneve në Shqipëri është e paqëndrueshme

Publikuar

-

Nga

Eksperti i njohur i ekonomisë, Selami Xhepa thotë se punësimi informal dhe deklarimi i ulët i pagave ka dëmtuar skemën e pensioneve në Shqipëri.

“Përgjatë viteve të tranzicionin qoftë për shkak të punësimit informal, dhe fshehja e të punësuarave për të paguar kontribute si dhe për nën raportimeve pagave që bëhen në ekonomi, sigurisht kjo dëmton jo vetëm financat publike të vendit, por edhe në veçanti skemat e pensioneve në Shqipëri”, tha ai.

Ai u shpreh për Euronews Albania se gjysma e parave që shpërndahen për pensionistët sigurohen nga sistemi i përgjithshëm tatimor, duke dëshmuar se skemat aktuale nuk janë efektive.

“Kjo është arsyeja, që në mënyrë të vazhdueshme, përveç fondeve që sigurohen nga kontributet, pothuajse gjysmat e parave që shpërndahen për pensionistët janë nga taksat që sigurohen nga sistemi i përgjithshëm tatimor”, theksoi Xhepa.



Eksperti thotë se skema e pensioneve në Shqipëri është e paqëndrueshme, ndërsa këtë e lidh edhe me faktorët demografikë dhe me tkurrjen e tregut të punës.

“Vitin e kaluar qeveria shqiptare ka alokuar 15 miliardë lekë në skemën e sigurimeve shoqërore për të mbuluar pagesat e pensioneve. Nëse ne vazhdojmë më këto ritme, duke marrë parasysh edhe trendet demokratike të përkeqësuar, që nënkuptojnë një ndryshim të raporteve midis kontribuuesve në sistem dhe përfituesve, pra plakja e popullsisë në vazhdimësi dhe tkurrja e tregut të punës, sigurisht që skema e pensioneve në Shqipëri do thosha është tmerrësisht e paqëndrueshme”, shtoi Xhepa.

LEXO EDHE:  KPK e shkarkoi nga detyra/ Fatmira Hajdari: Ishte e pritshme!

LEXO EDHE:  Gjermania zbaton vendimin e BE-së/ Hyn menjëherë në fuqi mbyllja e kufirit

Sipas tij, reformat që janë bërë vitet e fundit përkatësisht; rritja e moshës së pensioneve dhe shtimi i vlerës së kontributeve nuk kanë arritur dot të përmirësojnë skemën e pensioneve. Bazuar në këto tregues, z. Xhepa thotë se tani është koha të aplikohen reforma të tjera.

“Reformat që janë bërë gjatë viteve të fundit, pra zgjatja e moshës së pensionit, rritja e barrës së kontributeve nuk do të arrijnë dot ta shëndoshin skemën e pensioneve. Nevoja për të menduar për reforma të tjera është më se e nevojshme se kurrë. Me rritjen e pagave dhe pensioneve nuk është punuar në mënyrë serioze”, tha ai./euronews

LEXO TE PLOTE