LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Organizuan dasma/ Gjobitet një biznesmen, i mbyllet lokali një tjetri

18 Gusht 2020, 07:18, Kronika CNA
Organizuan dasma/ Gjobitet një biznesmen, i mbyllet lokali një tjetri

Policia ka ndëshkuar me gjobë pronarin e një lokali në Durrës dhe ka mbyllur një biznes tjetër në Krujë, pasi kanë organizuar dasma në kohë pandemie.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë konstatuar një subjekt (lokal), në administrim të shtetasit S. T., cili është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e tij në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, kanë vendosur mbylljen e aktivitetit në subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili pasi është ndëshkuar me masë administrative nga shërbimet e Policisë, ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, në mënyrë të përsëritur.

Policia e Durrësit do vijojë kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut Durrës dhe apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./ CNA.al

Lajmet e fundit nga