Politikë
“Nuk paguajmë lekë për emigrantët!” / Braimllari “masakron” Beqajn: Njëri i korruptuar deri në palcë, duhet të ishe në burg!

Ish deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka, reaguar ashpër në rrjetet sociale, pas deklaratave të ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili tha se shtetit shqiptar nuk duhet të bëjë tamponë falas për emigrantët që paguajnë taksa në Greqi.
Duke kritikuar këtë qëndrim, Braimllari shkruan se sot Beqja duhet të ishte në burg për koncesionet klienteliste në kohën si ministër ndërkohë që emigrantët kanë 30 vite që mbajnë shtetin.
“Ilir Beqaj sot duhet te ishte ne burg per koncensionet klienteliste.
Thote qe qeveria nuk paguan per tamponet sepse emigrantet paguajne taksa ne Greqi.
Por harron ky njeri i korruptuar deri ne palce qe remitancat kane 30 vite qe e mbajne kete shtet. Rama dhe Beqaj mendojne vetem si te rrjepin qytetaret, te tallen me djersen e emigranteve dhe keto para tja cojne Vilmes dhe PPP-ve te kryehajdutit Beqaj.”/CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...