LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maliqi "i përvishet" Ramës/ Rrëzimi i tij do përjetohet me të njëjtin emocion si Enver Hoxha

18 Gusht 2020, 07:38, Politikë CNA
Maliqi "i përvishet" Ramës/ Rrëzimi i tij do

?Shqiptarët do e përjetojnë rrëzimin e Ramës me të njëjtin emocion si rrëzimin e bustit të atit të tij shpirtëror?.

Kështu deklaron deputeti Lefter Maliqi, i cili i referohet diktatorit Enver Hoxha si ati shpirtëror i kryeministrit Edi Rama.

Maliqi ngre një sërë pyetjesh që lidhen me ekonominë e shqiptarëve, krimin e organizuar, drogën, trafiqet, papunësinë, drejtësinë dhe gjykatat.

Ai paralajmëron një uragan popullor në vjeshtë, që sipas tij do sjellë rrëzimin e Ramës.

?Shqiptarët do e përjetojnë rrëzimin e Ramës me të njëjtin emocion si rrëzimin e bustit të atit të tij shpirtëror. Në këto 7 vjet pse jemi varfëruar? Pse jemi vendi më i rrezikuar me një Qeveri të dështuar? Pse jemi të pasigurt ku krimi bën kërdinë ( vrasje, krime horror, grabitje, vjedhje, trafiqe, gjobëvënie, tritol etj? Pse jemi me demokraci të deformuar dhe pluralizëm të rrënuar? Pse jemi çpopulluar? Pse droga, krimi, papunësia janë shtuar? Pse jemi me integritet e sovranitet të cënuar?

Pse futen duart e cënohet kushtetuta pa u konsultuar? Pse jemi vendi më i infektuar dhe rrjedhimisht më i izoluar? Pse jemi i vetmi vend me mbi 2 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë? Pse janë institucionet të kapura dhe zgjedhjet lokale moniste një partiake? Pse i kemi zgjedhjet të rrezikuara? Pse autoret e krimit elektoral nuk denohen? Pse pronat, teatri, gjykatat janë shkatërruar? Pse taksat, gjobat janë shtuar? Pse krimi, bandat, oligarkët janë ortak dhe mbrohen nga ju?

Pse borxhi publik është shumëfishuar? Pse shqiptarët lihen në mëshire të fatit 5 ditë në kufi me Greqin njëlloj si në mesjetë? Këtë vend kush e ka mallkuar, pse janë ende të nënshtruar? Kur do shpëtoni nga ky i degjeneruar. Kur do e rrëzoni këtë të shkalluar, këtë aktor të maskuar, këtë tradhtar e mëkatar të shfrenuar. O Zot të qofshim fal, nëse t?i e fal këtë mëkatar, jepi forcën popullit ta ndëshkojë këtë Katran. Vjeshta po afron kjo stinë o i marrë të tmerron, po të vjen dita kotë po gëzon dhe ëndërron, uragani popullor nuk ndalon, vendin shumë shpejt po ta tregon?, shkruan deputeti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga