LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E drejta e votës për gratë/ Sot 100 vite nga miratimi i Amendamentit në SHBA

18 Gusht 2020, 16:49, Aktualitet CNA
E drejta e votës për gratë/ Sot 100 vite nga miratimi i

18 gushti i vitit 1920 është një datë historike për SHBA-në dhe demokracinë, pasi si sot 100 vjet më parë u firmos amendamenti që iu dha të drejtën e votës grave. Asokohe, këtë të drejtë e morën vetëm gratë me ngjyrë të bardhë, por sot Ambasada e SHBA në Tiranë e përkujton si ditën kur u hodh një hap i madh i barazisë.

“Dita e sotme, 18 gusht, shënon 100 vjetorin e miratimit të Amendamentit të 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, i cili u dha grave – më saktë, grave të bardha – të drejtën e votës. Ndërsa u deshën edhe disa dekada të tjera – dhe lëvizja për të drejtat e qytetarëve – që të gjitha grave amerikane t’u jepej e drejta ligjore për të votuar, Amendamenti i 19-të ishte një hap i madh drejt barazisë. Mësoni më shumë në këtë video”, shkruhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga