LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjidhet situata në Kakavijë/ Merr fund rraskapitja pesë ditore

17 Gusht 2020, 07:10, Politikë CNA
Zgjidhet situata në Kakavijë/ Merr fund rraskapitja pesë ditore

Më në fund, pas pesë ditësh rraskapitje në pikën kufitare të Kakavijës, duket se situata është zgjidhur.

Pas mesnates së mbrëmshme, të gjithë personat dhe makinat që qëndronin në radhë kaluan në shtetin grek. Kjo falë një marrëveshje të arritur mes autoriteteve shqiptare dhe shtetit fqinj, që punoi me kapacitet të plotë në sportelet në kufi.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, falenderon të gjithë ata që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit.

?FALEMINDERIT të gjithë atyre që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit të rëndë në pikën kufitare të Kakavisë; qytetarëve në radhë të parë, që në shumicën dërrmuese patën mirëkuptim e durim megjithë hallin e madh; Emergjencave Civile, forcave të ushtrisë e të policisë, trupës së Urgjencës Shëndetësore dhe strukturave vendore, që u gjendën pranë njerëzve me përkushtim e pa orar; të gjithë atyre në vendin fqinj që u përfshinë pa rezervë në përpjekjen për ta lehtësuar situatën, në kushtet kur regjimi i ri kufitar e bënte punën për zgjidhjen e saj tejet të vështirë.

U uroj nga zemra një qetësim sa më të shpejtë dhe rifillim normal të jetës së përditshme, të gjithë bashkëqytetarëve që e hoqën atë siklet të madh dhe u lutem të tjerëve në vijim, të ndjekin me vëmendje kriteret e përcaktuara në shtetin fqinj për kalimin e kufirit, e të mos nisen pa u siguruar se mund ta kalojnë kufirin pa siklete të ngjashme.

Rrugë të mbarë udhëtarëve të fundit dhe ruani veten e të tjerët nga virusi i rrezikshëm Covid-19?-shkruan Rama.

Lajmet e fundit nga