LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tabaku publikon videon/ “Demaskon” Ramën: Premtove parajsën dhe e zhyte vendin në krizë

17 Gusht 2020, 20:50, Politikë CNA
Tabaku publikon videon/ “Demaskon” Ramën: Premtove

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama dhe ka ngritur akuza ndaj tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku deklaron se 7 vite më parë Rama u premtonte shqiptarëve parajsën vetëm për të fituar pushtetin.

Sipas saj, kreu i qeverisë nuk ka mbajtur asnjë premtim mdhe e ka zhytur Shqipërinë në krizë.

?Nuk mbajti asnjë premtim, por zhvati gjithçka dhe zhyti vendin në krizë. Kryeministri dhe qeveria në ikje janë mallkimi prej të cilit shqiptarët po largohen nga vendi. Këtë vit çdo ditë 20 shqiptarë kërkojnë azil në vendet e BE.

Kjo nuk është Shqipëria që ne duam. Shqiptarët meritojnë liri, mundësi, dinjitet dhe normalitet. Plani ynë dhe gjithë energjitë tona kanë për qëllim t?iu kthejnë shqiptarëve punën, nderin dhe dinjitetin e nëpërkëmbur?, shkruan demokratja krahas videos./ CNA.al

Lajmet e fundit nga