LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama mungoi në ceremoninë e Metës/ Presidenca: E ftuam por po merrej me Bjellorusinë

17 Gusht 2020, 18:39, Politikë CNA
Rama mungoi në ceremoninë e Metës/ Presidenca: E ftuam por po

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një ceremoni vlerësimi për  ish-presidentin Rexhep Meidani, të cilit i akordoi ?Dekoratën e Flamurit Kombëtar??.

Në ceremoni mori pjesë Meidani, presidenti i Kosovës Presidenti Thaçi, ish-presidentët shqiptarë Sali Berisha, Bamir Topi e Bujar Nishani, si dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha e disa figura të njohura të politikës.

Ajo që u vu re ishte mungesa e kryeministrit Edi Rama, ndërsa për këtë ka reaguar vetë zëdhënësi i Kreut të Shtetit Tedi Blushi.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi sqaron se Rama ka qenë i ftuar në ceremoni por nuk u paraqit, ndërsa e ironizon këtë të fundit.

?Kryeministri Rama ka qenë sot i ftuar në ceremoninë e dekorimit të Prof.Dr Meidanit, por ai ka qenë duke u marrë me Bjellorusinë. Ndaj e mirëkuptojmë për mungesën!?, shkruan zëdhënësi i Metës./ CNA.al

Meta vlerëson ish-presidentin Meidani/ I akordon ?Dekoratën e Flamurit Kombëtar??

Lajmet e fundit nga