LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosi një person, arrestohet 32-vjeçari në Sarandë

17 Gusht 2020, 12:57, Kronika CNA
Plagosi një person, arrestohet 32-vjeçari në Sarandë

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pasi një ditë më parë dyshohet se është konfliktuar fizikisht dhe ka kanosur shtetasin A. F.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Sarandës, duke marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i riu Edmond Abazi po përballet me drejtësinë.

Mësohet se 32-vjeçari është me precedentë të shumëfishtë dhe me rrezikshmëri të lartë. Ai ka qenë i dënuar për vjedhje, plagosje, armëmbajtje, shkelje të rregullave të qarkullimit, etj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga