LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Marshi për Liri"/ Në Bjellorusi nuk e duan Lukashenkon, miting i vakët i Presidentit

17 Gusht 2020, 10:37, Kosova & Bota CNA
"Marshi për Liri"/ Në Bjellorusi nuk e duan Lukashenkon,

Mijëra kundërshtarë të Presidentit bjellorus Aleksander Lukashenko janë mbledhur në Minsk për të protestuar kundër zgjedhjeve që u zhvilluan pak ditë më parë.

?Marshi për Liri? është slogani i protestës me pjesëmarrje masive në mes të zemërimit në rritje, pasi pretendohet se zgjedhjet në të cilat doli fitues Lukashenko është manipuluar rezultati. Ndërkohë, në një adresë drejtuar një turme më të vogël, Lukashenko u bëri thirrje mbështetësve të mbrojnë vendin e tyre dhe pavarësinë. Presidenti, i ka cilësuar kundërshtarët si ?minj?.

Tubimet rivale po zhvilloheshin pasi Rusia ra dakord të ofronte ndihmë sigurie në rastin e kërcënimeve ushtarake të jashtme për Bjellorusinë.

Mediat vendase raportuan që Lukashenko kishte folur dy herë me Presidentin Vladimir Putin gjatë fundjavës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, fitoi 80.1% të votave dhe kandidatja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya 10.12%. Por Tikhanovskaya këmbëngul se aty ku u llogaritën votat siç duhej, ajo fitoi mbështetje duke filluar nga 60% në 70%.

NATO-JA HEDH POSHTË AKUZAT

NATO-ja hodhi poshtë të dielën akuzat e Presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko se po përforconte forcat ushtarake afër kufirit perëndimor të vendit, por tha se po e vëzhgon nga afër situatën në vend.

Presidenti Lukashenko ishte shprehur më parë se tanket dhe avionët e NATO-s janë vendosur 15 minuta larg kufirit të Bjellorusisë.

Një zëdhënëse e NATO-s tha në një deklaratë: “Nuk ka shtim të forcave të NATO-s në rajon. Prania shumëkombëshe e NATO-s në pjesën lindore të Aleancës nuk është kërcënim për asnjë vend. Ajo është rreptësisht mbrojtëse, proporcionale dhe me synimin për të parandaluar konfliktin e për të ruajtur paqen.? Zëdhënësja i bëri thirrje Bjellorusisë të respektojë liritë themelore, përfshirë të drejtën për protesta paqësore.

Fqinjët perëndimorë të Bjellorusisë, Polonia, Lituania dhe Letonia janë anëtare të NATO-s. Aleanca dërgoi katër grupe luftarake në këto vende si dhe në Estoni për të parandaluar inkursionet e mundshme ruse, pas aneksimit nga Moska të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014. Numri i trupave në këto grupe të gatshme luftarake, të udhëhequra nga Britania, Kanadaja, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, është rreth 5,000.

Të shtunën, Polonia nënshkroi një pakt mbrojtjeje të përbashkët me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo, në bazën të të cilit Shtetet e Bashkuara do të shtojnë numrin e trupave në Poloni. Marrëveshja përfshin trajnimin e forcave polake në aspektin e zbulimit dhe komandës, dhe një rritje të mundshme të shpejtë në praninë e atjeshme ushtarake të SHBA me deri në 20 mijë trupa, në rast të shtimit të kërcënimit. Rusia ka thënë se nuk ka synime për të sulmuar NATO-n dhe e akuzon aleancën për destabilizim të Evropës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga