LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha tjetër pazar me Ramën?/ Asnjë qëndrim për ndryshimet Kushtetuese

17 Gusht 2020, 10:23, Politikë CNA

Në 30 korrik, pra gati 20 ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet Kushtetuese, që i hapin rrugën listave të hapura, por edhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Ndryshimet Kushtetuese ishin kundërshtuar nga opozita jashtëparlamentare dhe pritej një reagim i fortë nga ana e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Por, në fakt ajo që ndodhi pas përfundimit të seancës plenare, ishte një deklaratë për shtyp e Lulzim Bashës, ku nuk tha asgjë veçse vijoi refrenin e tij të përhershëm, se ?rrotacioni është i pashmangshëm?.

Më tej, ishte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili deklaroi se PD dhe opozita do të mbajnë qëndrimin zyrtar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve.

?Nenet e 5 Qershorit për koalicionet parazgjedhore të paprekshme. Nesër qendrimi i opozitës për Këshillin Politik dhe hapjen 100% të listave.

Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme!

Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve?, shkruante Bardhi, në një postim në rrjetet sociale, në datën 30 korrik.

Por, çfarë ndodhi?

Sot jemi me 17 gusht dhe nuk ka ende asnjë qëndrim publik as nga Bardhi dhe as nga Luli, në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

Është kjo opozitë e cila na tha që do të respektojë marërveshjen e 5 qershorit, është po kjo opozitë që tha se do ketë një qëndrim, por në fakt vetëm ka heshtur.

Janë këto fakte, të cilat të cojnë në dyshime të forta së gjithçka ka qënë një shoë nga ana e kreut të Republikës së re, dhe se ai ka qënë dakort me ndryshimet. Por, ka zgjedhur të tallet publikisht me demokratët dhe shqiptarët. Gjë e cila në fakt nuk do të ishte çudi, shqiptarët e kanë parë e dëgjuar edhe më parë këtë ?histori?.

Kujtojmë këtu çadrën e vitit 2017, kur pasi u tall me demokratët e betohej e stërbetohej se nuk do të kishte zgjedhje.Ringjallet marrëveshja e 2017/ Rama paralajmëron qeveri me Luli Bashën

Pas një marrëveshje në 17 maj 2017 me kryeministrin Edi Rama, detajet e së cilës nuk u bën kurrë publike, kreu i Republikës së Re, ndryshoi qëndrim. Jo vetëm që hyri në zgjedhje, por gjatë gjithë fushatës, Ramën e harroi dhe gjithë akuzat i drejtoi ndaj LSI-së.

Rezultati ishte katastrofal për PD-në, por ishte mjaft frytdhënës për xhepin e familjarëve të tij.

Pas marrëveshjes, ?rastësisht? vjehrri i Lulzim Bashës mori 16 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, për një pallat të shembur, i cili ishte ndërtuar në rërën e detit Jon, në Vlorë. Për të mos folur më tej, për lulëzimin e bizneseve të kunatit gjatë qeverisjes së Rilindjes.

Tani të presim e të shohim, se cili do jetë ?qëndrimi? ose ?përfitimi? i radhës i kreut të Republikës së re, dhe askush nuk ka pse të çuditet./ CNA.al

Pas 48 orësh, ende asnjë qëndrim për ndryshimet kushtetuese/ Lulzim Basha kapet ?mat??

Lajmet e fundit nga