LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedia e nëndetëses bërthamore “Kursk”/ Putin braktisi në fund të detit 118 marinarët nga frika e zbulimit të sekreteve ushtarake

16 Gusht 2020, 08:09, Blog CNA
Tragjedia e nëndetëses bërthamore “Kursk”/ Putin

Ajo e Kurskut ishte tragjedia më e madhe detare e ndodhur ndonjëherë në Federatën Ruse në kohë paqeje. Vendi përjetoi shumë trazira politike në vitet 1990 pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, ndërsa hyri në mijëvjeçarin e ri me një ngjarje tepër të rëndë.

Nëndetësja bërthamore ?Kursk? (K-141), e quajtur kështu sipas vendndodhjes së betejës së famshme të tankeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, u mbyt më 12 gusht 2000, në Detin Barenc në veri të Rusisë, duke i marrë jetën 118 marinarëve.

I gjithë ekuipazhi i Kurskut vdiq në fund të detit, kryesisht për shkak të mungesës së masave të sigurisë në bord, por edhe mungesës së plotë të përgatitjes për situata emergjente nga autoritetet ruse. Ngjarja e rëndë, ndodhi gjatë një stërvitje të madhe detare të organizuar nga Marina Ruse.

Ishte stërvitja e parë e madhe në 10 vjet, ndaj ajo u pa si një mundësi për t?i treguar botës

se pasardhësja e ushtrisë sovjetike, ishte e aftë të kundërpërgjigjej ndaj kërcënimeve të mundshme. Stërvitja përfshinte 30 anije dhe 3 nëndetëse.

Edhe pse nuk është e zakonshme që nëndetëset të mbajnë në bord armë luftarake gjatë një stërvitje të tillë, Kursk-u ishte i armatosur me 18 silurë kundër anijeve dhe 22 raketa lundruese. Marinarët në bordin e nëndetëses, njiheshin si ekuipazhi më i mirë i Flotës së

Veriut.

Vetë nëndetësja konsiderohej e pafundosëshme, dhe e aftë të përballonte goditjen e drejtpërdrejtë nga një silur. Pretendohej se Kursk-u, ishte i aftë të përballonte formacione të tëra aeroplanmbajtësesh amerikane. Por me sa duket, një nga silurët në bordin e saj u dëmtua gjatë transportit, duke pësuar rrjedhje karburanti.

Ka të ngjarë që kjo të ketë ndodhur gjatë transportit, teksa disa dëshmitarë pohuan më vonë se panë rrëzimin e silurit përtokë. Pavarësisht incidentit, ai u ngarkua në nëndetëse. Inspektorët e vunë re rrjedhjen, por e injoruan atë, pasi përparësi kishte stërvitja, dhe ajo duhej të niste në orarin e përcaktuar.

Komanda e lartë ushtarake, kishte kohë që ishte përfshirë në skandale korrupsioni, shpesh duke lënë pas dore defektet e mundshme. Në këtë mënyrë, u vulos edhe fati i marinarëve të Kursk. Rrjedhja e karburantit, shkaktoi shpërthimin e parë.

Dy minuta e 14 sekonda pas shpërthimit të parë, zjarri në bord shkaktoi një shpërthim të dytë. Shpërthimet u gjurmuan në fillim nga një grup sizmiologësh norvegjezë në orën 11:29 të së shtunës së 12 gushtit 2000. Pas 2 shpërthimeve, komanda ruse e humbi kontaktin me Kursk-un, por për 6 orët në vijim e fshehu aksidentin.

Kur u bë e qartë se diçka nuk ishte në rregull, u organizua një operacion shpëtimi, që nuk arriti të lokalizojë vendndodhjen e nëndetëses gjatë ditës së parë. Ndërkohë, Kremlini u informua për ngjarjen një ditë më pas. Vladimir Putin, që ishte në vitin e tij të parë si president, u sigurua që stërvitja të vazhdonte siç ishte planifikuar.

Më 13 gusht, zyrtarët e ushtrisë ruse u përpoqën të fshehin aksidentin, duke deklaruar për mediat se stërvitja u zhvillua në mënyrë të shkëlqyer, me përjashtim të Kursk-ut që kishte patur ?probleme të vogla teknike?. Në atë moment, zyrtarët e Marinës e dinin që nëndetësja kishte humbur kontaktet, por kishin frikë të jepnin ndonjë informacion, pasi vetë kishin shumë informacione.

Familjarët e marinarëve u vunë në alarm. Ata u tubuan rreth bazës detare në Vidjaevo, ku

u gënjyen për disa ditë me radhë nga autoritetet. Asnjë nga shpjegimet që merrnin, nuk u dukej i besueshëm. Po bëhej e qartë se kishte ndodhur diçka e tmerrshme.

Kursk-u po shndërrohet ngadalë në një skandal ndërkombëtar. Norvegjezët e kuptuan që kishte ndodhur një shpërthim nënujor. Dhe ky vend bashkë me Britaninë, SHBA-në, Norvegjinë, Izraelin, Francën, Gjermaninë dhe Italinë ofruan ndihmë. Por rusët e refuzuan atë, duke pretenduar se një operacion shpëtimi ishte në zhvillim e sipër, dhe se çdo gjë ishte nën kontroll.

Një zyrtar nga qeveria ruse, pretendoi se Kursk-u ishte dëmtuar rëndë për shkak të një përplasjeje me një nëndetëse të NATO-s, por ky skenar u hodh poshtë me shpejtësi. Gjithsesi, ai i shërbeu Moskës si një alibi për të refuzuar çdo lloj ndihme të huaj.

Më 14 gusht, autoritetet thanë se nëndetësja kishte ?zbritur në fundin e oqeanit?, se kishin kontaktuar me ekuipazhin, se po pomponin ajër në nëndetëse, dhe se të ?gjithë në bord ishin gjallë?. Por presioni po rritej, dhe qeveria ruse vazhdoi ta mashtrojë publikun.

Katër ditë pas aksidentit, disa nga zyrtarët e Marinës pretenduan se Kursk-u ishte dëmtuar, pasi kishte ndeshur në një minë të vjetër nënujore të Luftës së Dytë Botërore. Publiku u zëmërua. Familjarët e ekuipazhit protestuan, duke kërkuar informacione shtesë

Ndërkohë, të gjitha përpjekjet e rusëve për kërkim-shpëtimin e marinarëve, dështuan për shkak të kushteve të këqija të motit por dhe pajisjeve të papërshtatshme. Më në fund, zhytësit britanikë dhe ata norvegjezë morën lejen për të ndihmuar në misionin e shpëtimit, por me shumë kufizime.

Rusët kishin frikë t?i linin të huajt të shkonin afër nëndetëses. Ata ishin tepër të kujdesshëm në lidhje me Kursk-un, pasi ajo përfaqësonte kohët e arta të inxhinierisë sovjetike. Kur ekipi ndërkombëtar i zhytësve inspektoi rrënojat e nëndetëses, ata mësuan mbi viktimat e para.

Dy shpërthimet kishin vrarë shumicën e burrave në bord, por 23 detarë u kishin mbijetuar. Por për shkak të reagimit të ngadaltë nga autoritetet, rezervat e tyre të oksigjenit u kishin mbaruar, duke shkaktuar vdekjen e tyre pak ditë më vonë.

Ishte koha të thuhej e vërteta. Më 21 gusht, Shefi i Shtabit të Flotës Ruse të Veriut, Mikail Mocak, njoftoi publikun se Kursk-u ishte mbytur, dhe se i gjithë ekuipazhi kishte vdekur. Të nesërmen, presidenti Putin u takua me familjet e marinarëve dhe oficerëve të vdekur.

Gjatë takimit, Nadjezhda Tilik, nëna e lejtnantit të nëndetëses, Sergei Tilik, i ndërpreu fjalën në mes Putinit. Ajo mbajti një fjalim emocional duke e kritikuar ashpër dhe në sy presidentin, teksa ky i fundit mezi e përmbajti veten. Ajo skenë bëri bujë në mbarë botën.

Qeveria ruse u angazhua për rikuperimin e rrënojave, përmes një operacioni shpëtimi që kushtoi 65 milionë dollarë. Ajo nënshkroi një kontratë me kompanitë holandezë ë shpëtimit detar ?Smit International? dhe ?Mammoet?.

Më 8 tetor 2001, 14 muaj pas katastrofës, dhe vetëm 5 muaj nënshkrimit të kontratës, ekipi i shpëtimit ngriti në sipërfaqe pjesën e mbetur të nëndetëses gjatë një operacioni 15-orësh. Reliket u çuan në Murmansk. Nëndetësja u hap gradualisht, dhe brenda u gjetën trupat e 115 nga 118 pjesëtarët e ekuipazhit. Tre detarë ishin dëmtuar aq rëndë nga shpërthimi dhe zjarri, saqë trupat e tyre nuk mund të identifikoheshin apo të rikuperoheshin./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga