LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të hënën në serialin “Lule të vetmuara”/ Nazan i kërkon Xhemresë të tërheqë denoncimin ndaj Defnesë

16 Gusht 2020, 07:40, Lifestyle CNA
Të hënën në serialin “Lule të vetmuara”/

Vajzat arrijnë ta qetësojnë foshnjën me ndihmën e një të panjohure. Songyl hedh të gjitha dhuratat që i ka dhuruar Gyneji. Meral vendos të fshehë dhuratat derisa Songyl dhe Gynej të pajtohen. Kemal del të shesë byrekë në rrugë por puna nuk i shkon për mirë. Vajzat fshehin foshnjën nga Nerimani dhe e lënë nën kujdesin e djemve. Nazan kërcënon Kemalin.

Djemtë zbulohen nga Topraku pasi foshnja nuk pushon së qari. Toprak i kërkon llogari vajzave dhe djemve. Kader e gënjen Toprakun për të mos thënë se nëna e saj e ka braktisur foshnjën. Nazan i kërkon Xhemresë që të tërheqë denoncmin ndaj Defnesë. Xhemren nuk pranon dhe kërkon që Defne të marrë dënimin që meriton. Nazan vendos të hapë gjyq kundër Ferides për shkak se ka zbuluar të vërtetën. Xhemre vihet në një zgjedhje të vështirë.

Meral vendos ta heqë qafe Xhanin duke e prezantuar atë me Lalinën. Songyl merr një letër nga babai i cili do të lirohet nga burgu. Neriman zbulon se vajzat kanë fshehur një foshnjë në dhomë. Xhemre vendos të tërheqë denoncimin ndaj Defnesë. Songyl shkon të shohë babain e saj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga