LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata në Kakavijë/ Puna gjatë natës lehtëson trafikun, shqiptarët ende në radhë të gjata

16 Gusht 2020, 06:58, Sociale CNA
Situata në Kakavijë/ Puna gjatë natës lehtëson

Mëngjesin e sotëm është lehtësuar pak trafiku i qytetarëve që presin të kalojnë drejt Greqisë.

Mësohet se puna ka vijuar edhe gjatë natës, ndonëse raportohet se pala greke ka punuar me ritme të ngadalta.

Konkretisht bëhet me dije se kanë kaluar kufirin 750 qytetarë dhe 30 automjete, duke bërë që radha të shkurtohet rreth 5 kilometra.

Por pavarësisht kësaj, radha e automjeteve që duan të kalojnë drejt shtetit fqinj është ende shumë e gjatë.

Ndërkohë, duke nisur që nga dita e hënë, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

Të gjithë ata shtetas të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë nga dita e hënë, duhet të paraqesin në kufi edhe dokumentacionin si më poshtë:

– Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.

– Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.

– Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr)./ CNA.al

Lajmet e fundit nga