LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rindërtimi pas tërmetit/Ahmetaj: Familjet e prekura do hyjnë në banesa të reja para 1 janarit

16 Gusht 2020, 11:20, Politikë CNA
Rindërtimi pas tërmetit/Ahmetaj: Familjet e prekura do hyjnë

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, inspektoi punimet e 10 shtëpive të para që po rindërtohen në Xhafzotaj, pasi u shembën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Ahmetaj i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, tha se në Xhafzotaj do të ndërtohen 233 shtëpi të reja.

Ministri deklaroi se në të gjithë Shijakun do të ndërtohen 508 shtëpi, ndërsa pretendon se banesat do të kenë përfunduar para vitit të ri.

?Ky është një aksion shpirtëror, nuk është thjeshtë të ndërtojmë shtëpi. Kjo është 1 nga 3400 shtëpitë që po ndërtohet në të gjithë zonën. Është një premtim i mbajtur sepse këto familje do të futen në shtëpi përpara 1 janarit? , u shpreh Ahmetaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga