LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pala greke rinis punën në Kapshticë dhe Kakavijë

16 Gusht 2020, 10:36, Aktualitet CNA
Pala greke rinis punën në Kapshticë dhe Kakavijë

Pas kaosit të krijuar në dy pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës nga ndërprerja e punës nga pala greke si pasojë e plotësimit prej 1050 personash, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka njoftuar se kjo masë kufizuese do të vihet në zbatim nga nesër.

Xhaçka shprehet se sot në këto dy pika kufitare do të punohet deri në orën 22:00, ndërkohë që nga nesër doganat do të qëndrojnë hapur deri në plotësimin e kuotës prej 1050 personash (750 në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë).

Situata

Kaos dhe revoltë paraqiten në këto momente në pikën kufitare të Kakavijës, ku prej ditësh qytetarët janë në pritje për të kaluar kufirin.

Është arritur kuota prej 750 personash që pala greke lejon për të kaluar kufirin, por pas bisedimeve me autoritetet shqiptare, qeveria greke nxori urdhër të ri ku ku do të punohet deri në orë 22:00 të ditës së sotme, e nëse nuk përfundohen procedurat mund të zgjasë gjatë gjithë natës.

Gjatë orëve të fundit, për shkak të kaosit dhe mosinforimimit, u nxitën revolta dhe protesta nga ana e emigrantëve shqiptarë. Qytetarët që presin në radhë në Kakavijë kanë debatuar me efektivët e Policisë dhe nuk pranuan të lëvizin prej aty edhe pas plotësimit të kuotave. /CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga