LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Motori i ujit përplaset me shkëmbin/ Plagoset rëndë një person në Shëngjin

16 Gusht 2020, 20:11, Kronika CNA
Motori i ujit përplaset me shkëmbin/ Plagoset rëndë një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Plazhin e Shëngjinit në afërsi të ?Ranës së Hedhun?.

Mësohet se një motor uji, ku udhëtonin dy persona, është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar rëndë shtetasi me inicialet P. M., rreth 50 vjeç.

Për ti ardhur në ndihmë të dëmtuarit ka shkuar një gomone e cila e ka transportuar të lënduarin deri tek Porti.

Më pas autoambulanca e ka dërguar për në Spitalin Rajonal të Lezhës. Dy mjetet e lundrimit janë bllokuar dhe po kryhet një hetim i hollësishëm në lidhje me ngjarjen./CNA.al

Lajmet e fundit nga