Connect with Us

Kakavija/ Xhaçka i kthehet Metës: Nuk janë qytetarë pa atdhe, po japim maksimumin

Politikë

Kakavija/ Xhaçka i kthehet Metës: Nuk janë qytetarë pa atdhe, po japim maksimumin

Publikuar

-

Kakavija/ Xhaçka i kthehet Metës: Nuk janë qytetarë pa atdhe, po japim maksimumin

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit tha se shqiptarët nuk mund të trajtohen si njerëz  pa dinjitet, pa shtet e pa atdhe.

Xhaçka shkruan se i ka ndjekur me keqardhje prononcimet e Presidentit, lidhur me situatën e krijuar në kufi duke theksuar se nuk janë pa atdhe pasi, trupat e ushtrisë ju kanë qëndruar pranë përfshirë policinë apo mjekët. Bashkë me përgjigjen në rrjetet sociale, Xhaçka ka shpërndarë edhe ca foto ku ushtarët shpërndajnë ujë.

“Zoti President, keqardhje për prononcimet tuaja lidhur me situaten e krijuar ne kufi. Keta qytetare nuk jane as pa Atdhe e as pa shtet dhe prova per kete jane te gjithe ata djem e vajza, burra e gra me uniformen e ushtrisë, te policise apo të shëndetësisë, qe jane prane tyre dite e nate, ne kete situate vertetë shume te veshtire. Pa llogaritur këtu strukturat e pushtetit vendor që nuk rreshtin së ndihmuari nga ora e parë e radhës së gjatë.

Eshte vertete per te ardhur keq qe ne vend te nje inkurajimi, e pse jo të nje shprehje mirenjohjeje per punen qe po bejne ne kushte kaq te veshtira, ju gjeni fjalet me të papërshtatshme për një kryetar shtetit. Nuk e meritojne kete as efektivet e FA, as ata te Policise se Shtetit, as ata te institucioneve shendetesore dhe as ata te strukturave vendore.

Djem e vajza, burra e gra qe po japin maksimumin per tu perballur me nje situate qe ashtu si zjarret, termetet, e se fundi pandemia, nuk e kane shkaktuar as ata, as shteti, as atdheu, por qe atyre u ka rene barra ta perballojne dhe po e bejne me dinjitet e perkushtim te madh.

LEXO EDHE:  Skandali hetimor dhe përgjimet/ Krimet e Rënda mbyllën hetimet e dosjes korruptive ku përfshihet Ilir Meta

Qytetaret jane deshmitaret me te mire te kesaj te vertete. Dhe per hir te atyre qytetareve te bllokuar jo prej nesh, por prej nje situate qe haset sot ne kufij mes vendesh te ndryshem, nga Britania, Franca e Spanja e deri ne Turqi, Bullgari e Greqi, ne do te vazhdojme te japim maksimumin, sikurse kemi bere gjithmone.

E mirekuptojme shqetesimin, e mirekuptojme edhe kritiken, po sinqerisht nuk e gjejme dot kuptimin, aq me pak mirekuptimin, që Presidenti i Republikes te sulmoje qeverine e shtetin, duke folur per qytetare pa atdhe, ne keto kushte kur njerzilleku eshte nje minimum pa te cilin realisht nuk ka me sens te flitet”, shkruan Xhaçka. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Një popull që fle vdes”/ Hajdari uron Pavarësinë dhe paralajmëron partinë e re

Publikuar

-

Nga

“Një popull që fle vdes”/ Hajdari uron Pavarësinë dhe paralajmëron partinë e re

Deputetja Rudina Hajdari ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë dhe njëkohësisht edhe t’i njoftojë për prezantimin e forcës së re politike.

Përmes një postiminë Facebook, hajdari lajëmron se sot në orën 18:00 do të prezantojmë organizimin dhe idetë e reja për 30 vitet që vijnë.

“Fëmija që fle rritet, një popull që fle vdes’. Me këtë shprehje të Ismail Qemalit ju uroj gëzuar ditën e flamurit gjithë shqiptarëve dhe uroj që si popull të jemi më aktivë dhe më pjesëmarrës në vendimmarrje, për të mos e lënë të ardhmen në dorë të vetëm pak njerëzve.
Ia nisim nga sot në orën 18:00 ku do të prezantojmë organizimin dhe idetë e reja për 30 vitet që vijnë.
Mund të na ndjekësh live në rrjetet sociale ose ti bashkohesh bisedës në zoom duke kërkuar linkun në inbox”, shkruan Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Partitë veprojnë si sekte”/ Gjekmarkaj tregon si opozita “braktisi” dosjen e Dibrës dhe Shijakut

Publikuar

-

Nga

"Partitë veprojnë si sekte"/ Gjekmarkaj tregon si opozita “braktisi” dosjen e Dibrës dhe Shijakut

Analisti Agron Gjekmarkaj ka kritikuar opozitën pasi sipas tij nuk ka ende një strategji për të shkuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Gjekmarkajt po opozita ka “braktisur “edhe dosjet e shumëpërfolura si ajo e Shijakut dhe e Dibrës, duke mos paraqitur një strategji për zgjedhjet,

“I takon opozitës në situatën që jemi kur ka folur për dosjen 194, ajo 394, dosja e Shijkut e Dibrës ka djegur mandatet për to duke shfaqur atë ndërgjegjësimin që duhet të ketë shoqëria për zgjedhjet e lira e të ndershme. Tani shoh që kjo nuk është pjesë e diksurit, që ose tregon që opozita po tregon një bindje absolute që i fiton zgjedhjet e 25 prillit ose është një mungesë largpamësie nga ana e saj. Mendoj se nuk është shpejt për të patur një strategji dhe për ta maksimalizuar votën e popullit opozitar”, u shpreh Gjekmarkaj.

Gjekamrkaj thekson se çështja e hapjes të opozitës duhet të jetë vërtet reale, pasi sipas tij, ka mbetur shumë pak kohë dhe deri tani nuk ka shenja reale.

LEXO EDHE:  “Dua të shpërndahet Parlamenti”/ Patozi zbulon arsyen pse nuk vepron Meta

LEXO EDHE:  “Dua të shpërndahet Parlamenti”/ Patozi zbulon arsyen pse nuk vepron Meta

“Partitë në Shqipëri nuk bëjnë hapje të vërteta, janë sektare veprojnë si sekt që rekrurojnë disa për të kaluar rradhen, por hapja duhet të jetë strukturorë të reflektohet në jetën e partisë! Opozita në tërësi ka lëvizur pak në këtë drejtim dhe i ka mbetur pak kohë. Shoqëria e sheh dhe e gjykon”, u shpreh Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekskluzive-Fotoja e Madonës për Maradonën/ Izraelitët e Lulzim Bashës me strategji fake-news dhe propagandë negativiste elektorale

Publikuar

-

Nga

Ekskluzive-Fotoja e Madonës për Maradonën/ Izraelitët e Lulzim Bashës me strategji fake-news dhe propagandë negativiste elektorale

Qarkullimi i një fototje ditën që u nda nga jeta “mbreti” i futbollit Maradona. Një meme ku Basha ngushëllonte për Madonën e jo për Maradonën u bë virale, dhe komentet ishin pafund. Në fakt përtej humorit apo një fake news apo ishte një fake meme e prodhuar në zyrat e konsulentëve, kompanisë së ndërton skemat elektorale dhe komunikimin e Lulzim Bashës.

Meme e prodhuar nga kompania izraelite, që u shpërnda masivisht në rrjet

CNA.AL ka raportuar se prej verës të vitit të kaluar Lulzim Basha ka ngritur një makineri të madhe propagandash dhe strategjish elektorale. Kjo drejtohet nga 3 izraelitë, përfaqësues të një kompanie e cila kryen shërbimet e konsulencës për personat politike dhe strategjitë elektorale.

“Mjeshtra” të fushatës negativiste së fundi kanë sjellë një strategji me dy anë, nëpërmjet një meme që u ve virale, raportin cna.al. Efekti i saj do ishte i pabesueshëm sa më shumë të shpërndahej dhe komentohej, ndonjëherë edhe budallëqet dhe sulmet, apo qëndrimet negativiste, kthehen në fitore elektorale.

Foto e prodhuar në zyrat e strategjistëve izraelitë e shpërndarë nga njerzit e Bashës, duhet të dilte si gabim qesharak i Lulit, më pas të vërtetohej se ishte një fake news i përgatitur nga Edi Rama. Një detaj tjetër që vihet re është edhe folja “u prehsh” që është shkruar qëllimisht gabim, “u prefsh”

Të gjithë njerëzit sapo panë këtë meme nëpër rrjet, veprimi iparë q ëbënë ishte futja në profilin e Bashës për të parë nëse ishte ë vërtetë kjo “gafë” apo jo.

Krijo diçka negative për kryetarin e opozitës, një të pavërtetë lehtësisht të verifikueshme që më pas gishti të drejtohet tek kundërshtari në pushtet, i cili duke mos gjetur të meta tek Luli po prodhonte fake news apo pastime të pavërteta.

Shpejt ajo bëhej e pabesueshme, sepse njerzit do bënin një verifikim të thjeshtë, ky verifikim do riste ndjeshmërinë e Bashës në rrjetet sociale dhe më pas njerëzit do akuzonin Ramën e qeverinë për prodhimin e një fake news, që su bë lajm por ishte një fake meme e përgatitur me qëllim të të jepte efektin e kundërt.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Presidenti/ Kriza politike drejt përshkallëzimit

LEXO EDHE:  Meta lë mënjanë “inatet” politike/ Mesash nga Vlora: Do jemi të bashkuar si asnjëherë tjetër

Megjithëse qesharake duket se meme e beri të sajën, të paktën duke rritur aktivitetin e faqeve të Lulzim Bashës në rrjetet sociale. Fotoja e mëposhtme tregon sa shumë është kërkuar Lulzim Basha dhe qëndrimet e tij pas publikimit të memes të mësipërme.

Foto që tregon ndjekshëmrinë e Bashës ditën që u postua meme

Strategjistët e Lulit kanë disa mënyra, kjo është një nga negativistet, më tej janë videot, apo fotot e ndryshme që shpërndahen me pas nga SPIN-et e Bashës apo ushtria e militantëve në rrjet.

Këto dhe shumë të tjera janë produkte të izraelitëve, zyrës së propagandës dhe suportit të kompanive të kunatit të Lulzim Bashës. Aty do të gjeni edhe Desada Metajn, apo Odeta Malen që janë nyjet lidhëse të izraelitëve me Bashën dhe kompanitë e kunatit që prodhojnë matrialet video, audio, foto, sipas kërkesës nga strategjistët.

Ka ende 5 muaj për të parë më shumë nga fake news-et që do prodhojnë palët me strategjistët e tyre elektoralë./CNA.al

LEXO TE PLOTE