Connect with Us

Grida Duma: Përse na duhet qeveria kur nuk jep zgjidhje për Kakavijën?

Politikë

Grida Duma: Përse na duhet qeveria kur nuk jep zgjidhje për Kakavijën?

Publikuar

-

Grida Duma: Përse na duhet qeveria kur nuk jep zgjidhje për Kakavijën?

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka postuar një video të shqiptarëve në Kakavijë, dhe bashkëngjitur saj, nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë.

Duma akuzon Ramën për shkrimin e tij të gjatë në FB, si kryeministër që jep leksione për edukatë morale, ndërsa ngre pyetjen se“për çfarë duhet qeveria nëse nuk ka përgjegjësi dhe nuk merr përsipër asnjë zgjidhje në situata të tilla?”

Më tej ish-deputetja shkruan se Rama“ që e ka lëshuar qeverisjen dhe qeverinë, merr vetëm benefitet e fundit të pushtetit, me PPP, tendera, konçensione dhe privatizim të Shqipërisë!”

“Sot kryeministri i vendit u përpoq t’i japë orë edukate morale shqiptarëve që vuajnë në lëkurë çfarë do të thotë të jesh pa shtet, pa mbrojtje, të trajtuar si gjedhë sepse më së paku janë braktisur.

Tetë vjet ky njeri që e quan veten kryeministër bën gjueti ku të gjejë fajtorin jashtë, kur nuk e gjen fillon orën e edukatës morale, lëndë që e mëson autodidakt duke bërë prova me durimin e shqiptarëve.

Shqiptarët paguajnë taksë për t’u shërbyer, askund nuk ka lënie në mëshirë të natyrës, as bullgarët as francezët me të cilët guxon t’i krahasojë duke tallur hallin e tyre që po kthehen me shpejtësi në Greqi për të punuar e për të mbajtur edhe familjet në Shqipërinë që e vjel po ky.

LEXO EDHE:  Ilir Meta President i LSI/Modeli më negativ i të bërit politikë!

Ky që e ka lëshuar qeverisjen dhe qeverinë, merr vetëm benefitet e fundit të pushtetit, me PPP, tendera, konçensione dhe privatizim të Shqipërisë!

Katër ditë të lënë në rrugë, as dinë pse të kthehen, as nëse duhet të rrinë, ikin e vijnë në sakrificë, vuajtje dhe pasiguri mijëra e mijëra shqiptarë.

Askund si në Shqipëri papërgjegjshmëria dhe braktisja nuk ndodh si me qeverinë e Ramës, as të ikin nuk munden me dinjitet.

Për çfarë duhet qeveria nëse nuk ka përgjegjësi dhe nuk merr përsipër asnjë zgjidhje në situata të tilla Nuk duhet!”, shkruan Duma. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

2 Comments

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zërat kundër Bashës në PD/ Elezi: Kush ka folur është përjashtuar

Publikuar

-

Nga

“Basha ka bërë PD-në të pabesueshme”/ Ibsen Elezi: Ja kush është problem unë, më i madh se Rama

Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së së Kukësit ka komentuar mbi zërat kundër krydemokratit Lulzim Basha në Partinë Demokratike. Ai tha se shumë anëtarë nuk reagojnë kundër tij, pasi të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar.

Ai shprehet se është njerëzore të gabosh, por sipas tij , të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për gabimet që bëjnë.

“Të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar. Kjo është arsyeja. Ky mekanizëm i ndërtuar me kujdes apo rastësisht kanë çuar në vrasjen e kurajos.

LEXO EDHE:  Basha falenderon donatorët/ Ultimatum Ramës: Të nisë menjëherë puna

LEXO EDHE:  Nikoll Lesi tregon Edi Ramën e vërtetë, jo atë të vitit të mbrapshtë '97!

Në momentin që vret kurajën është e vështirë që njerëzit të besojnë që do ketë sukses nëse del kundër rrymës. Dikush më shumë, dikush më pak, përgjegjës jemi të gjithë. Nuk është turp të korrigjosh diçka, është njerëzore të gabosh. Duke e ditur që demokracia është opinion edhe në rrjetet sociale po deformohet demokracia. Në PD është vrarë konkurrenca, konkurrenca është ajo që prodhon ide”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Elezi: Të bëhet garë e barabartë

Publikuar

-

Nga

“Ka një dakordësi në heshtje”/ Elezi zbulon çfarë fshihet pas sulmeve të Republikasve ndaj Topallit

Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi është shprehur se një nga gabimet më të mëdha që Partia Demokratike ka bërë në zgjedhjet parlamentare është që nuk kërkoi votat e emigrantëve. Elezi shton se nëse do të kishin votuar edhe emigrantët opozita do ti kishte fituar zgjedhjet.

Ai në një intervistë për McnTv, thekson se  zgjedhjet brenda PD për të vendosur lidershipin e ri duhet  të jenë të barabarta dhe sipas tij, nëse fiton Basha do ta pranojë këtë gjë.

“E djathta kërkon sisteme që kanë të bëjnë me konkurrencën ndërsa e majta del me teori dhe fshehin listat. Ajo që duhet të kërkonte me këmbëngulje opozita ishte vota e emigrantëve. Si nuk e kërkon votën e tyre dhe del e ankohesh?  Po të kishte qenë vota e emigrantëve që opozita sado e pafuqishme është do kishte fituar mbi qeverinë. Kjo është një qeveri skandalesh. Nuk i numëron dot skandalet e Ramës. Kemi kërkuar që Basha të largohet dhe të bëhet garë e barabartë. Nëse si fiton unë do ta pranoja këtë gjë”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Publikuar

-

Nga

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi ka komentuar mbi dështimet e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.  Elezi shton se ai dhe kreu i PD Lulzim Basha do të jenë në garë për të qenë në krye të kësaj partie jo vetëm për idetë por edhe për personalitetin.

Ai në një intervistë për McnTv thekson se Basha nuk mund të fitojë pasi sipas tij, ai ka humbur besueshmërinë e anëtarëve dhe elektoratit. Ish-kryetari është shprehur se krydemokrati i hartoi i vetëm listën e kandidatëve për deputet.

“Si mund të fitojë Lulizm Basha. Nëse konkurrojmë të dy bashkë do konkurrojmë për idetë dhe personalitetin. Do të jemi në garë. Unë në momentin që ti je një njeri që ke një pabesueshme të madhe dhe nëse ke përballe një njeri që ka minimumin e besueshmërisë nuk ka mundësi të fitojë.

Ai u çua dhe tha kam ndërtuar një listë të vetme me 140 kandidatë dhe kërkoi falje. Bëri ca xhinglime por prapë dështoi. Njerëzit nuk besojnë tek fjala por tek veprimi. Lulzim Basha ka treguar mungesën e besueshmërisë tek anëtarësia e PD dhe tek elektorati. Kjo është arsyeja kryesore e dështimit të Bashës”, tha Elezi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE