LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Afrohemi në grupe dhe i kollitemi në fytyrë tjetrit!/ Flet përfaqësuesja e OBSH në Shqipëri

16 Gusht 2020, 10:49, Sociale CNA
“Afrohemi në grupe dhe i kollitemi në fytyrë tjetrit!/ Flet

Sipas drejtoreshës së zyrës së OBSH-së në vendin tonë, Bettina Menne, heqja e kufizimeve masivizoi infektimet, ndërsa shqetësues është fakti që virusi po përhapet te moshat e reja.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Panorama”, Menne thotë se për të përballuar këtë situatë kërkohen masa të forta nga liderët.

?Megjithatë, më të rëndësishmet prej tyre mbeten distancimi social, përdorimi i maskës mundësisht kudo dhe një higjienë më e lartë. Në Francë, Presidenti Macron shpalli detyrimin për vendosjen e maskës edhe në mjedise të hapura në Paris, për zona të mbipopulluara?, shton përfaqësuesja e OBSH në vendin tonë.

Lidhur me lajmin se në Rusi është regjistruar vaksina e parë, Menne thotë se çdo progres në këtë drejtim është i mirëpritur. Sipas saj, ka mbi 165 vaksina që janë në procesin e zhvillimit. Prej tyre, rreth 26 kandidatë për vaksina janë në fazën e provës njerëzore.

Shqipëria po njeh një rritje të rasteve të reja me koronavirus. Sa shqetësuese është kjo për ju?

Prej fundit të qershorit kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje të numrit të rasteve me koronavirus. Kjo spikati veçmas pas lehtësimeve të mbylljes që zbatoi qeveria.

Një numër rekord rastesh u shënuan të enjten me 154 të infektuar të rinj. Ne jemi veçmas të shqetësuar nga fakti se gjithnjë e më tepër moshat e reja po infektohen. Jam e bindur se kjo grupmoshë kurrë nuk mendon ?çfarë po përpiqet të bëjë virusi tani??.

Ata mendojnë vetëm ?çfarë dua të bëj unë tani??. Nëse marrim në analizë sjelljen e virusit, do të shohim se sa ethshëm ai po përpiqet të kalojë nga një person te tjetri.

Ajo që mund të bëjmë është t?ia vështirësojmë këtë virusit. Ne nuk e kemi bërë aspak të vështirë që virusi ta arrijë këtë. Ne mblidhemi, afrohemi në grupe, nuk përdorim maska, shkojmë e mbyllemi për orë në mjedise të mbyllur, të paajrosura mirë, i kollitemi në fytyrë tjetrit.

Duhet një lloj disipline dhe natyrisht ka sjellje tonat që mund ta ndalin virusin. Ne tashmë e kemi diturinë dhe mjetet për ta ndaluar transmetimin e tij dhe për ta bllokuar. Në Shqipëri, përqindja bruto e vdekshmërisë klinike të koronavirusit është te 3.1% (totali i vdekjeve mbi totalin e rasteve).

Faktorët e rrezikut që rëndojnë sëmundjen janë mosha e shtyrë dhe sëmundjet e tjera që një njeri ka në trup. Dhe shumë të rinj as nuk e dinë nëse trupi i tyre vuan nga patologji të tjera. Na duhet patjetër bashkëpunimi i të rinjve. Ne presim që ata të tregojnë më shumë kujdes për veten.

A besoni se duhen zbatuar masa më drastike, si karantinë e pjesshme (thirrje për qëndrim në shtëpi) për qytete të caktuara?

Ka dy elemente thelbësore për t?iu përgjigjur pandemisë në mënyrë efektive. Drejtuesit e lartë duhet të futen në veprim dhe qytetarët duhet të përqafojnë masat e reja mbrojtëse. Qeveritë mund të arrijnë shumë pak pa mbështetjen e komuniteteve të tyre.

Kudo ku kemi parë përparim, kjo është falë një kombinimi të ngjashëm të lidershipit të fortë, mbulimit shëndetësor universal, mbështetjes së mirë të punonjësve të sektorit shëndetësor dhe një komunikimi publik të qartë mbi shëndetin. Në shumë vende, numri i rasteve të reja është rritur. Kjo kërkon masa të forta nga liderët.

Megjithatë, më të rëndësishmet prej tyre mbeten distancimi social, përdorimi i maskës, mundësisht kudo, dhe një higjienë më e lartë. Në Francë, Presidenti Macron shpalli detyrimin për vendosjen e maskës edhe në mjedise të hapura në Paris, për zona të mbipopulluara

Si është menaxhuar sipas OBSH-së deri tani situata e COVID-19?

OBSH ka bërë një punë të pabesueshme anembanë botës për të mbështetur çdo vend dhe territor që të menaxhojë këtë pandemi.

Është e papërshkrueshme sasia e punës në termat e 9 shtyllave, me të cilat ne kemi mbështetur qeveritë dhe popujt. Ne kemi mundësuar një koordinim në nivel vendi, kemi zbatuar një fushatë intensive të komunikimit të riskut dhe të angazhimit qytetar, kemi asistuar partnerët tanë me mbikëqyrje dhe kemi zhvilluar hollësisht zgjidhjet për të garantuar pikat e kalimit kufitar.

Ne kemi mbështetur sistemin kombëtar të laboratorëve ndërsa punonim dorë për dorë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik mbi parandalimin e infektimit dhe kontrollin.

Mbështetja e OBSH-së ishte thelbësore në procesin e menaxhimit të rasteve, ndërsa i ofruam komunitetit të donatorëve një partner të besueshëm global; për Logjistikën, Prokurimin dhe Furniturat. Përveç kësaj, ne kemi garantuar vijueshmërinë e shërbimeve esenciale dhe atyre të shëndetit mendor. E gjithë kjo punë është koordinuar imtësisht nga zyra jonë qendrore me mbështetjen e çmuar të zyrës sonë rajonale në Kopenhagen.

Është mbresëlënëse sa shumë u ka dhënë OBSH të gjitha palëve brenda një periudhë kaq të shkurtër kohore dhe ndershmërisht duhet ta themi se ata kanë ndjekur dhe janë mbështetur mbi këshillën tonë, ndërsa zbatonin strategjitë kombëtare. Ne patëm kënaqësinë që ta vlerësojmë këtë proces bashkëpunimi në përpjekjen tonë të përbashkët për të miratuar përpara pak ditësh planin COVID-19 të Kombeve të Bashkuara për përgjigjen ekonomiko-shoqërore dhe atë të ringritjes. Ky plan më se 97 milionë dollarësh e sheh OBSH-në të angazhuar me Kolonën nr. 1 ? kreun e pesë përparësive ? të lidhur me mbrojtjen e sistemit shëndetësor shqiptar dhe shërbimet shëndetësore të tij. Ne përfshimë me sukses në këtë [plan kombëtar një referencë për mbulimin universal shëndetësor.

E fundit, por vetëm për nga radha, zyra rajonale për Europën e OBSH-së sapo ka krijuar Komisionin Pan-Europian për Shëndetin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, të cilin e drejton prof. Mario Monti. Ky komision do të ketë për detyrë të harmonizojë politikat në të 53 shtetet e rajonit europian. Qartësisht, ajo që kërkohet është një politikë rajonale, jo një qasje vend pas vendi? dhe ne do të duhet ta komunikojmë atë shumë qartë te publiku që të prodhojmë besim publik.

Rusia sapo ka certifikuar të parën vaksinë kundër COVID-19. A do ta blejë OBSH vaksinën ruse?

OBSH është në dijeni se një vaksinë u regjistrua në Rusi dhe në fakt çdo përparim në drejtim të vaksinës është i mirëpritur. Mbani parasysh se ka mbi 165 vaksina që janë në procesin e zhvillimit.

Prej tyre, rreth 26 kandidatë për vaksina janë në fazën e provës njerëzore.

COVAX, kolona e vaksinave në nismën ACT- Accelerator, e themeluar nga CEPI (Koalicioni për Përgatitjen Epidemike dhe Inovacionin), GAVI (Aleanca Globale e Vaksinave) dhe OBSH ? po shpejton punën për të gjetur një vaksinë efektive. Kjo sipërmarrje globale për vaksinën përfshin sot 160 vende.

Shqipëria është gjithashtu tashmë pjesë e saj. Por derisa një vaksinë të prodhohet, ne duhet të mbajmë në mend se koronavirusi është një virus që nuk ka tru. Ne jemi ata që kemi tru. Virusi vetëm mund të hyjë në një qelizë njerëzore dhe ta instruktojë këtë qelizë që të prodhojë më shumë viruse, duke vrarë në fund personin që virusi infekton ? ndërsa përpiqet të kalojë nga ky person te një tjetër. Le ta tejkalojmë me mend këtë virus dhe t?i tregojmë atij se ne kemi kokë, kemi tru. Dhe se ne kujdesemi për veten tonë dhe për njëri-tjetrin.

Lajmet e fundit nga