LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

120 raste të reja me Covid/ Humbin jetën 3 pacientë, rritet numri në spitale

16 Gusht 2020, 14:07, Politikë CNA
120 raste të reja me Covid/ Humbin jetën 3 pacientë, rritet numri

Në raportimin e sotëm, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë 120 të të infektuar gjatë 24 orëve të fundit dhe 3 viktima.

Ndërkohë, është rritur numri i shtrimeve në  spitale në 125, ndërsa numri i të shëruarve është 46. Sa i përket shtrimeve, MSH bën të diture se 15 pacientë  janë në terapi intensive dhe pesë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 626 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 120 persona janë konfirmuar positive me Covid-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Prrenjas, Vorë.
Shtrimet

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë, 15 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

Humbje jete

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 2 qytetarë nga Tirana, një 64 dhe një 78-vjeçar dhe një 82-vjeçare nga Elbasani.

COVID-19 ? Statistika (16 Gusht 2020)
Testime totale 50427
Raste pozitive 7380
Raste të shëruara 3794
Raste Aktive 3358
Humbje jete 228 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

 

Lajmet e fundit nga