LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video tek spitalet Covid/ Vokshi i përgjigjet Ballës: Mund të shani e mallkoni gjithë ditën…

15 Gusht 2020, 12:52, Politikë CNA
Video tek spitalet Covid/ Vokshi i përgjigjet Ballës: Mund të

Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi, i është përgjigjur kreut të grupit të PS, Taulant Balla, pasi kërkoi hetim për videon e publikuar nga Oriola Pampuri.

Në video jepeshin dëshmi të qytetarëve para spitaleve Covid, që thonin se i kanë paguar vetë të gjitha për të infektuarit me koronavirus, që nga ushqimet e deri te respiratorët.

Me tone të ashpra, Vokshi thekson se ?Edi Rama dhe surrogati i tij Taulant Balla mund të shajnë e mallkojnë gjithë ditën, por nuk e ndalojnë dot opozitën dhe qytetarët të ngrenë zërin kundër braktisjes dhe padrejtësive të qeverisë?.

?Taulant Balla ka shpërndarë sot një fletërrufe të shkruar nga Edi Rama kundër opozitës dhe me gjuhë urrejtje kundër koleges Orjola Pampuri vetëm pse ajo përballi me fakte të vërtetën e dështimit të qeverisë përballë pandemisë.

Është fakt që Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë.
Është fakt që Shqipëria është ndër 4 vendet e para për vdekjet ditore.

Është fakt se Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të përhapjes së rasteve të reja. Është fakt se propaganda shfaq spitale si në Zvicër, ndërsa qytetarët blejnë edhe respiratorë.

Edi Rama dhe surrogati i tij Taulant Balla mund të shajnë e mallkojnë gjithë ditën, por nuk e ndalojnë dot opozitën dhe qytetarët të ngrenë zërin kundër braktisjes dhe padrejtësive të qeverisë.

Shqipëria është sot një zonë e kuqe COVID dhe i izoluar nga Europa, sepse qeveria e Taulant Ballës kishte prioritet vjedhjen me tendera sekretë, jo bërjen e testimeve masive dhe marrjen e masave të tjera për mospërhapjen e virusit.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga