LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Ish deputetja e PD “i çjerr maskën” qeverisë”: Shihni kontrastin mes propagandës dhe gjendjes së mjeruar në spitale

15 Gusht 2020, 10:54, Politikë CNA
Video/ Ish deputetja e PD “i çjerr maskën”

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku sipas saj tregohet gjendja e mjeruar në spitalet tona, dhe kontrasti mes propagandës së qeverisë.

Ajo thotë se shqiptarët blejnë vetë nga ushqimi deri tek respiratorët.

?Pandemia nga COVID ka shfaqur para syve të të gjithëve sa e mjeruar është gjendja në spitalet tona, sa i madh është dështimi i qeverisë, sa e rrezikshme është kjo qeveri për shqiptarët. Kontrasti mes propagandës së qeverisë dhe realitetit është i jashtëzakonshëm.

Kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë flasin për spitale si në Zvicër, por qytetarët në hall në dyert e spitaleve tregojnë të vërtetën e dështimit të ?shëndetësisë falas?. Ata blejnë vetë nga ushqimi i përditshëm deri tek respiratorët.

Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë. Shqipëria është ndër 4 vendet e para për vdekjet ditore dhe një nga vendet me numrin më të lartë të përhapjes së rasteve të reja.

Pamjet flasin vetë. Qytetarët vs kryeministri në ikje.?/ CNA.al

Pandemia nga COVID ka shfaqur para syve të të gjithëve sa e mjeruar është gjendja në spitalet tona, sa i madh është dështimi i qeverisë, sa e rrezikshme është kjo qeveri për shqiptarët. Kontrasti mes propagandës së qeverisë dhe realitetit është i jashtëzakonshëm. Kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë flasin për spitale si në Zvicër, por qytetarët në hall në dyert e spitaleve teegojnë të vërtetën e dështimit të ?shëndetësisë falas?. Ata blejnë vetë nga ushqimi i përditshëm deri tek respiratorët. Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë. Shqipëria është ndër 4 vendet e para për vdekjet ditore dhe një nga vendet me numrin më të lartë të përhapjes së rasteve të reja. Pamjet flasin vetë. Qytetarët vs kryeministri në ikje. ?

Gepostet von Orjola Pampuri am Samstag, 15. August 2020

Lajmet e fundit nga