Connect with Us

Testimi për të kaluar kufirin/ Brataj: Ja ku duhet të drejtohesh në Shqipëri

Aktualitet

Testimi për të kaluar kufirin/ Brataj: Ja ku duhet të drejtohesh në Shqipëri

Publikuar

-

Vendimi për universitetet/ Brataj: Është e rrezikshme të sjellësh 50 mijë të rinj në Tiranë në këtë moment

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për situatën e krijuar në Kakavijë me qytetarët shqiptarë që kërkojnë të futen në shtetin grek.

Në FaxNews, Brataj u pyet nëse personat që kthehen pas kanë të drejtë të bëjnë testimet pranë Institucioneve të Shëndetit Publik, gjë për të cilën ai tha se janë adresuar klinikat private për çështjet administrative.

“Ata udhëtojnë si për arsye ekonomike si për arsye familjare, kanë ardhur për arsye të ndryshme, dëgjova dikë që tha kishte ardhur për dokumentet. Këto janë rregulla shtetërore, çdo shtet udhëhiqet nga rregullat e veta. Në rast se ata kthehen në Shqipëri, ata mund të shkojnë në laboratoret private për çështje administrative.

LEXO EDHE:  Dokumente të reja/ Nexhmije Hoxha, anëtare e Partisë Fashiste

ISHP ndjek të gjitha rastet me shenja të simptomave. Për çështje administrative testimet mund të ndiqen nëpër klinika private. Është detyrimin ligjor të institucioneve private që nëse qytetari del pozitiv, të adresohet tek institucionet publike që bëjnë një ritestim. “, tha Brataj. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Merr flakë në banesë në Dukat/ Dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike

Publikuar

-

Nga

Pasditen e sotme, një banesë në Dukat është përfshirë nga flakët. Shkak dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.

Sipas të dhënave mësohet se nuk ka të lënduar pasi nuk ka patur njerëz në banesë.

Banorët e fshatit kanë shkuar në ndihmë, duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me kova uji, ndërsa është lajmëruar edhe zjarrfikësja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova regjistron një viktimë dhe 221 raste me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të mërkurën 221 raste të infektimit me koronavirus, pas testimit të 3,160 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një viktimë nga Prishtina.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 4 gusht janë shëruar 21 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 888.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,844 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,268 kanë vdekur.

LEXO EDHE:  Grumbullimet në fushatat elektorale/ Brataj: Do të ketë rritje të rasteve në prill

LEXO EDHE:  Hapen për të gjithë udhëtarët Kapshtica e Kakavija/ Ja çfarë duhet të keni me vete

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit. Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 14,616 persona. Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 162,807, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 460,297./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA, moratorium i ri kundër dëbimeve në kushtet e pandemisë

Publikuar

-

Nga

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nxori një moratorium të ri kundër dëbimit nga banesat deri më 3 tetor, ndërkohë që administrata amerikane përpiqet të zbusë kritikat nga progresistët se ka lejuar dëbimin nga banesat të banorëve në kushte të vështira gjatë pandemisë.

Moratoriumi i njoftuar të martën mund të ndihmojë miliona vetë të vazhdojnë të qëndrojnë në banesat e tyre, në një kohë kur vazhdon përhapja e variantit delta dhe shtetet nuk kanë vepruar me shpejtësi për të ndarë ndihma. Masa ndalon dëbimet nga banesat në komuna me “nivele të konsiderueshme dhe të larta” të përhapjes së virusit gjë që përfaqëson zona ku banon 90% e popullsisë amerikane.

Ky veprim përfaqëson një ndryshim qëndrimi nga administrata aktuale, e cila gjatë fundjavës lejoi skdimin e moratoriumit të mëparshëm duke thënë se zgjtja e tij nuk lejohej në bazë të një vendimi të Gjykatë së Lartë. Kjo shkaktoi një hendek të thellë mes Shtëpisë së Bardhë dhe demokratëve progresistë, të cilët këmbëngulin se qeveria federale duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar rreth 3.6 milionë amerikanë që të mos humbasin shtëpitë gjatë kësaj periudhe.

LEXO EDHE:  Këshilla nga Skënder Brataj/ Si të përballohet vera me një dietë të ekuilibruar dhe hidratante

LEXO EDHE:  Grumbullimet në fushatat elektorale/ Brataj: Do të ketë rritje të rasteve në prill

Në komente të martën nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden tha se i kishte kërkuar Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të peshonte opsionet. Por dukej që presidenti nuk ishte plotësisht i bindur se moratoriumi do t’u rezistonte padive lidhur me kushtetutshmërinë, duke thënë se kishte kërkuar mendimin e ekspertëve lidhur me ligjshmërinë.

Presidenti shtoi se edhe nëse moratoriumi kundërshtohet me padi gjyqësore, gjithsesi do t’u japë ca kohë shtesë shteteve dhe komunave të aktivizojnë miliarda dollarë ndihma për banorët e tyre në rrezik dëbimi nga banesat.

Zyrtarët e administratës kishin thënë më parë se Gjykata e Lartë nuk i kishte lejuar të vendosnin një moratorium të ri pa mbështetjen e Kongresit. Kur Gjykata e Lartë lejoi zgjatjen e moratoriumit të mëparshëm në korrik, gjykatësi Brett Kavanaugh shkroi se zgjatje të mëtejshme kërkonin akt nga Kongresi.

Por të martën Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve theksoi ritmet e ngadalta të ndarjes së ndihmave në nivel komunal si arsye për moratoriumin e ri.

Presidenti Biden këmbëngul se shtetet kanë sasi të mjaftueshme ndihmash federale që duhen përdorur nga autoritetet lokale në ndihmë të personave në nevojë.

LEXO TE PLOTE