LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji për pronat e shtetit, korruptiv/ PR: Kështu vepronte dhe Enver Hoxha

15 Gusht 2020, 18:42, Politikë CNA
Ligji për pronat e shtetit, korruptiv/ PR: Kështu vepronte dhe Enver

Partia Republikane ka reaguar sa i përket ndryshimit të ligjit ?Për pronat e paluajtshme të shtetit?. Sipas PR, ky ndryshim ligji është tërësisht korruptiv dhe bie ndesh me kushtetutën dhe të drejtën legjitime të pronarëve për të gëzuar apo përfituar nga prona e tyre.

Kjo pasi sipas tyre ky ligj ka për qëllim shpronësimin e pronarëve nëpërmjet shtetëzimit të pronave në bregdet, në favor të subjekteve private, dhe po ashtu, përveç konceptit të pranuar me ligj për vijën bregdetare, shton dhe bregdeti, duke i dhënë qeverisë autoritet të pakufizuar për të konsideruar bregdet dhe tokë publike çdo pronë të kthyer dhe zgjerimin e saj me VKM sipas interesave korruptive..

Në mënyrë krejt tinëzare, hajdutçe, siç është dhe vetë qëllimi i ligjit, Rama dhe hyzmetqarët e tij në Parlament, kanë kaluar brenda 7 ditëve ligjin: nr. 111/2020 ?Për disa shtesa në ligjin nr. 8743, datë 22.2.2001, ?Për pronat e paluajtshme të shtetit?, të ndryshuar?.

Ky ligj ka qëllim shpronësimin e pronarëve nëpërmjet shtetëzimit të pronave në bregdet, në favor të subjekteve private, dhe po ashtu, përveç konceptit të pranuar me ligj për vijën bregdetare, shton dhe bregdeti, duke i dhënë qeverisë autoritet të pakufizuar për të konsideruar bregdet dhe tokë publike çdo pronë të kthyer dhe zgjerimin e saj me VKM sipas interesave korruptive.

Ky ligj tërësisht korruptiv vjen ndesh me Kushtetutën dhe të drejtën legjitime të pronarëve për të gëzuar apo përfituar nga prona e tyre. Ky ligj vjen ndesh me vendimet e Gjykatës së të  Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Njësoj si Enver Hoxha, kërkon t?i shtetëzojë pronën pronarëve të ligjshëm në bregdet, t?i heqë atyre mundësinë për të ndërtuar apo shitur pronën e tyre të ligjshme. Ky ligj detyron pronarët që pronën e tyre t?ja dorëzojnë qeverisë.

Nëse deri dje sekserë dhe klientë të qeverisë bënin presion dhe u rrëmbenin pjesë të pronësisë, pronarëve të ligjshëm, si shkëmbim që shteti t?u kthente pronën e tyre, apo të ndërtonin dhe zhvillonin ekonominë e tyre mbi këto prona, me këtë ligj i detyron ata që tj?a japin shtetit në emër të interesave korruptive të justifikuara si interesa publike për zhvillimin e turizmit.

Nisma përpiqet të justifikohet si ndërhyrje në legjislacionin në fuqi për vendosjen e mekanizmave ligjorë për mbrojtjen e interesit dhe pasurisë publike, por në fakt shkatërron të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë.

Interesi antikushtetues dhe ligjor i qeverisë dhe këtij Kuvendi të turpshëm, është rregullimi i marrëdhënieve në mënyrë juridike që qeveria  ka lidhur apo do të mund të lidhë me persona të tretë për përdorimin e pronës publike, pa një afat të përcaktuar.

Qeveria merr përsipër që politikisht të përcaktojë se dhe me nderhyrjet e miratuara me ligjin nr. 111/2020, bëjnë që askush të mos jetë tashmë në gjendje të përcaktojë, nëse një pasuri pronë private e ndodhur në afërsi të bregdetit e pronarëve të ligjshëm, të dihet se ku

ndodhet ose jo nën regjimin e përcaktuar si pronë publike e patjetërsueshme pjesë e ?vijës bregdetare?, të përcaktuar nga qeveria, si dhe çfarë do të ndodhë me mënyrën e gëzimit të kësaj të drejtë pronësie mbi këtë pasuri, me të gjitha të drejtat që burojnë prej saj.

Ky ligj krijon mundesinë për abuzime të mëdha ashtu si deri më tani, ku për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ndryshme, gjerësia dhe shtrirja e asaj që konsiderohet si ?bregu i detit? të pësojë deformime të mëdha për interesa korruptive dhe klienteliste, duke cënuar pronën apo pasuria e pronarëve të ligjshëm, pasuria e tyre arbitrarisht t?i nënshtrohet shpronësimit për ?interes politik publik?.

Pabarazia përballë ligjit është evidente për subjektet apo individët që gëzojnë prona në bregdet, përballë të ashtuquajturve investitorë.

Siç ka përcaktuar dhe Presidenti në kthimin e ligjit, ?Pronarët që kanë përfituar në mënyrë të ligjshme një titull pronësie me një nga mënyrat e parashikuara nga ligji, trajtohen në pasiguri të plotë për mundësinë e posedimit dhe përdorimit të pronës së tyre në të ardhmen, e cila pas ndërhyrjes me këtë ligj marrin statusin pasuri publike e patjetërsueshme; ky ligj, tashmë këto prona që i konsideron si me interes publik, bën që të ndryshojnë në fakt thelbësisht destinacioni i tyre nëpërmjet tjetërsimit pa afat në shërbim dhe për interes të enteve private, duke cënuar edhe nivelin e përdorimit masiv të saj nga publiku i gjerë?

Opozita, pronarët, shqiptarët,  duhet t?a kundërshtojnë këtë ligj si të padrejtë, korruptiv dhe anti-Europian. /CNA.al

Lajmet e fundit nga