LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këngëtari shqiptar përfundon në pranga/ Ja për çfarë akuzohet

15 Gusht 2020, 08:05, Kosova & Bota CNA
Këngëtari shqiptar përfundon në pranga/ Ja për

Këngëtari shqiptar Korab Jetishi ka përfunduar në prangat e policisë për shkelje të masave të vendosura në kushtet e pandemisë nga koronavirusi.

Korabi, u arrestua dhe me vendim të prokurorit u ndalua për 48 orë për shkak se shkeli masat kundër përhapjes së koronavirusit, shkruan gazeta Sinjali.

Drejtori i policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, tha se arrestimi ka ndodhur me rastin e hapjes solemne të lokalit ku kishte te ftuar me shume se 120 persona.

?Me rastin e hapjes solemne të një lokali, ku ishin 120 persona të ftuar, policia ka intervenuar dhe ka arrestuar pronarin e lokalit dhe organizatorin e ndejës. Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë?, tha Graishta.

I pyetur se cilat masa ka shkelur pronari i lokalit, Graishta tha se kanë të bëjnë me grumbullimin njerëzve, punën pas orës 22:30, mos mbajtjen e distancës etj.

 

Lajmet e fundit nga