Connect with Us

Zëri Amerikës: ILD liston shkeljet e gjyqtarit të Korçës, që liroi të burgosurin e përjetshëm

Vetingu

Zëri Amerikës: ILD liston shkeljet e gjyqtarit të Korçës, që liroi të burgosurin e përjetshëm

Publikuar

-

Bashkëshortja rezulton pozitive me Covid/ KLGJ shtyn seancën për Markelian Kuqo

Në Shqipëri, një raport i detajuar i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, rendit një sërë shkeljes që sipas këtij institucioni përbëjnë shkak për shkarkimin e gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo, i cili në shkurt të vitit të kaluar urdhëroi lirimin me kusht të një të dënuari me burgim të përjetshëm. Raporti, gjendet tanimë në duart e Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili do të duhet të marrë dhe vendimin:

I arrestuar në Itali në vitin 1997 dhe më pas i dënuar me burgim të përjetshëm, Gerd Gjinarari, e pa veten jashtë qelisë, vitin e shkuar pasi në 14 shkurt gjykatësi i Korçës Markelian Kuqo pranoi kërkesën e tij për lirim me kusht. Në Itali, Gjinarari, u akuzua për disa vepra penale, nga vrasja te armëmbajtja pa leje, trafik lëndësh narkotike dhe kryerje të krimit nga banda të armatosura. Prej vitit 2014 ai po vuante dënimin në Shqipëri, në burgun e Drenovës.

Lirimi i tij me kusht u kundërshtua nga Ministria e Drejtësisë e cila pak ditë pas vendimit ju drejtua Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme ndaj gjyqtarit. Por mungesa e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, institucion i cili u ngrit në fillim të 2020-ës, bëri që rasti të mbetej i arkivuar për gati një vit. Ndërsa një vendim i marrë në qershor të 2019 nga gjykata e Apelit të Korçës, e cila rrëzoi vendimin e gjykatësit Kuqo, nuk ndryshoi asgjë për Gjinararin, i cili ndërkohë, ishte larguar pa lënë gjurmë.

Për rastin, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, u vu në lëvizje që në javët e para, duke nisur ndaj gjykatësit Kuqo, hetimin disiplinor, i cili përfundoi në fund të muajit korrik, me kërkesën për shkarkim, drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Raporti i gjatë, i cili tanimë ndodhet në duart e anëtarëve të KLGJ-së, vlerëson se gjyqtari i Korçës ka kryer një sërë shkeljes. “Nga ana e e magjistratit janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjmë me mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit…, si dhe gjatë dhënies së vendimit…është bërë një parashtrim i shtrembëruar i fakteve dhe rrethanave në mënyrë të dukshme në aktet e nxjerra”, vë në dukje raporti.

Sipas hetimit disiplinor, në marrjen e vendimit për lirim, gjykatësi Kuqo ka aplikuar ligjin që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprave penale, i cili parashikonte se koha e nevojshme e vuajtjes së dënimit duhet të ishte 25 vjet, dhe jo 35 vjet, siç parashikon legjislacioni në fuqi. Një interpretim i tillë sipas hetimit, konsiderohet i gabuar pasi nuk ka respektuar një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë për rastet e fuqisë prapavepruese të ligjeve. Inspektori i Lartë vëren gjithashtu se gjyqtari Kuqo, “ka qenë kontradiktor”, pasi në një moment tjetër, për të njejtin rast, i është referuar ligjit të ndryshuar.

LEXO EDHE:  Basha takime me qytetarët në Korçë/ Premtimet që bën

Sipas vendimit të lirimit, i dënuari Gjinarari, plotëson kushtet për t’u konsideruar i rehabilituar, ndërsa mes të tjerash përmendet dhe sjellja e tij shembullore në burg. Por Inspektori i Lartë I Drejtësisë, dhe në këtë rast vlerëson se përfundimet e gjyqtarit Kuqo “janë hipotetike, emocionale dhe të pambështetura në provat e administruara në gjykim” dhe se Gjykata e Apelit Korçë e cila rrëzoi vendimin e lirimit “ka konstatuar se nuk ka asnjë provë ku të mbështetet sjella shembullore e të dënuarit, përvec citimit të kësaj shprehje në raportin e Drejtorit të burgut të Drenovës Korçë, në një kohë që i dënuari ka qënë në këtë burg vetëm 11 ditë, në kohën e depozitimit të kërkesës”.

Po ashtu sipas hetimit disiplinor, nuk është mbajtur në konsideratë kriteri ndalues që nuk lejon lirimin me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje. Ndaj Gjinararit rezulton të ketë dy vendime penale nga Gjykatat italiane. Në vlerësimin e ILD-së “faktet dhe rrethanat janë parashtruar dukshëm në mënyrë të shtrembëruar dhe vetëm për t’ju përshtatur plotësimit të kërkesave formale të dy neneve të Kodit Penal”.

Raporti i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë thekson se “nga ana e magjistratit nuk është mbajtur në konsideratë krahas jurisprudencës së Gjykatës së Lartë… edhe vetë praktika e tij e ndjekur gjatë trajtimit të kërkesave me objekt “Lirim me kusht”.

Në kërkesën për shkarkim drejtuar KLGJ-së, vihet në dukje se “këto veprime/mosveprime të tij janë kryer në mënyrë drejtpërdrejtë, të vazhduar, të vullnetshme dhe të pajustifikuar brenda të njëjtit proces gjyqësor” duke arritur në përfundimin se “shkelja disiplinore është kryer nga ana e magjistratit Markelian Kuqo me dashje direkte”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të duhet të vendosë të merret me këtë çështje brenda muajit gusht, ndërsa dhe vetë gjyqtari Kuqo, do të ftohet të japë versionin e tij në raport me hetimin disiplinor. Për KLGJ-në, ky do të jetë rasti i parë i vlerësimit të një kërkese për shkarkim të një magjistrati.

Në harkun kohor të vetëm disa muajve që nga fillimi i aktivitetit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur dhe për 5 gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, hetime displinore që kanë të bëjnë po me lirime para kohe me kusht por dhe shkelje të tjera./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Vetingu

Për një apartament i “pritet koka”/ Një tjetër prokuror del jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Prokurori i Vlorës, Erion Çelaj, është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Procesi i vetingut për prokurorin Çelaj u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftjen dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Ndërsa përfaqësuese e ONM ishte Elka Ermenkova.

Sipas KPK prokurori nuk justifikonte një apartament në Selitë, sipas të cilit i ishte dhuruar nga vjehrri.

Erion Çelaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar fillimisht si prokuror në Përmet dhe në Fier. Prej vitit 2008, ai e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Relatimi i KPK-së për pasurinë u fokusua më së shumti në një apartament në Selitë të Tiranës, i blerë nga subjekti në vitin 2012 kundrejt çmimit 48 mijë euro, pasuri për të cilën Çelaj pretendoi se nuk kishte shpenzuar asnjë “centezë” dhe se i ishte dhuruar nga vjehrri.



Relatorja Çiftja sqaroi se subjekti kishe deklaruar si burim krijimi të kësaj pasurie në vitin 2012 marrëveshjen e vjehrrit të ndjerë më një shoqëri ndërtuese. Nga verifikimi i pronës ka rezultuar se është e regjistruar në dy apartamente të ndryshme, që janë bashkuar në një.

LEXO EDHE:  Veprat penale në fushën e zgjedhjeve/ Prokuroria zbulon shifrat, ja shkeljet e konstatuara

LEXO EDHE:  Prerja e paligjshme e pyjeve/ Proçedohen penalisht tre persona

Çelaj ka shpjeguar për KPK-në se vjehrri i tij së bashku me ortakun kanë dakordësuar një marrëveshje në vitin 2007 me firmën ndërtuese për të kryer gjithë instalimet elektrike kundrejt vlerës 94 mijë euro ose në këmbim të dy apartamenteve, që përbëjnë banesën e blerë nga subjekti, shkruan Reporter.al.

Komisioni vëren se kontrata e shitblerjes ishte nënshkruar nga prokurori Çelaj dhe se është shënuar se vlera 48 mijë euro është likujduar plotësisht. Sipas relatores, subjekti ka shpjeguar se kontrata ishte nënshkruar vetëm prej tij, pasi bashkëshortja ishte e angazhuar në disa situata familjare.

Komisioni i ka kaluar barrën e provës prokurorit Erion Çelaj se duket se nuk provohet që apartamenti të jetë përfituar nga vjehrri, pasi në aktin e shit-blerjes nuk përcaktohet marrëveshja e vitit 2007 si burim, si dhe është shënuar se subjekti ka shlyer çmimin 48 mijë euro. Sipas KPK-së, nga hetimi administrativ nuk është provuar marrëdhënia mes ndërtuesit dhe vjehrrit dhe as përfitimi i ndonjë apartamenti nga ortaku i tij./CNA.al

“E kam dhuratë nga vjehrri”/ Si e justifikon pasurinë, në Tiranë prokurori Çelaj?

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Ish-kryeprokurori në qeli për korrupsion/ Zëvendësuesi, jep llogari në Vetting

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Drejtësia po kalon mes prangave dhe nderit. Gjyqtarë  dhe prokurorë që një vit më parë ndanin drejtësi sot janë pas hekurave.

Ndërsa të tjerë kanë dalë në Vetting apo presin të dalin në Vetting.

Një ish-kryeprokurori ndodhet në qeli ndërsa zëvendësuesi i tij ka përballjen me Vettingun.

Ky është rasti i Sarandës.

Mesditën së nesërmes, pra Komisionit të Pavarur të Kualifikimti pritet të dalë, kreu në Prokurorisë së Sarandës, Lorenc Mërkuri.

Dosja e tij do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e KPK,e përbërë nga  Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Xhensila Pine.

Javën e kaluar Mërkuri u emërua nga KLP, në krye të Prokurorisë së Sarandës, në vend të Sali Hasës i cili gjendet në burg.

Ky i fundit më herët është shkarkuar nga detyra nga Këshilli i Lartë i Pokurorisë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Sarandë,  caktoi masën “arrest me burg” pë të.

Prokurori i Sarandës Sali Hasa është arrestuar me urdhër të SPAK, si i dyshuar për korrupsion.

Sali Hasa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Ka qenë një dosje që ai kishte në dorë dhe po bënte hetime, e cila “i ka bërë gropën” prokurorit të Sarandës.

Teksa Hasa kryente hetime për Emiljano Miranin, motra e këtij të fundit Elsona Papa i ka shkuar në zyrë dhe i ka dhënë para. Mirani akuzohej për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe pasi prokurori mori paratë, hetimet ndaj të pandehurit të sipërpërmendur u pushuan.



Hasa dhe bashkëpunëtorët e tij

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” etj, parashikuar nga nene 245/1, 319/ç, 28/4, 283/a, 333/a, 334 etj, të Kodit Penal.

Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit pasiv të prokurorëve, sipas nenit 319/ç të Kodit Penal. Gjithashtu, nga hetimet u evidentuan të dhëna edhe në lidhje me një vepër penale tjetër siç është ajo e e “Paracaktim i rezultateve në garat sportive”, parashikuar nga neni 197/a/2 i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Qëlloi me armë gjahu bashkëqytetarin/Arrestohet autori në Korçë

LEXO EDHE:  40 ndryshime në Kodin Rrugor/ Ashpërsohen masat për shoferët “e pabindur”

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:

Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 – 25 i Kodit Penal.

Gjithashtu me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Kurse ndaj shtetasit Hysen Korenica (ish ekspert mjeko – ligjor), Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309 i Kodit Penal.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vendimi i korrikut 2016, prodhoi Vetting të cunguar/ KLP dhe KLGJ ende të pabesueshme

Publikuar

-

Nga

vetting, cna, aljme, news, cna lajme, drejtesi, vendim, gjyqtare, prokurore,

Instituti i Studimeve Politike, pati paralajmëruar më parë se legjislatura e re do të fokusohej në investimin politik për të ndryshuar mandatet kushtetuese për KPK dhe IKP.

Mandati i tyre kushtetues përfundon në korrik 2022, Kushtetuta me ndryshimet e vitit 2016 parashikon kalimin më pas të vettingut në përgjegjësinë e institucioneve të reja, kryesisht KLP dhe KLGJ.

Për shkak se në 5 vjet vettingu nuk ka kaluar më shumë se 55%-60%, për shkak se KLP, KLGJ dhe organet e reja nuk kanë krijuar ende besim dhe qëndrueshmëri efektive, për shkak se krijohet një ngërç kushtetues, politikanët e gjejnë zgjidhjen tek ndryshimi i Kushtetutës.

Sa do jetë mandati i ri? 3 vjet? 5 vjet? Pa limit? A ka sens të ndryshojmë Kushtetutën sa herë dështojnë organet të përmbushin detyrat e tyre në një afat ligjor? A ka studim dhe garanci se mandati i ri do të jetë i mjaftueshëm për të jetësuar vettingun?

A pranojmë kështu se vendimi i korrikut 2016 ishte i gabuar, parashikimet nuk ishin reale dhe se institucionet e reja të drejtësisë nuk kanë ende besueshmëri?



Më 2015 Komisioni i Venecias deklaroi se i ishin dhënë garanci nga institucionet tona se vettingu do të bëhej në 5 vjet dhe se Shqipëria kishte personel të mjaftueshëm për të zëvendësuar largimet nga sistemi. Koha tregoi se kjo garanci ishte jo reale dhe cilido person/institucion që e ka dhënë, minimumi ka gabuar.

LEXO EDHE:  Heshti për skandalin në Gjykatën e Krujës/ ILD kërkesë KLP: Të shkarkohet prokurori Bujar Memia

LEXO EDHE:  40 ndryshime në Kodin Rrugor/ Ashpërsohen masat për shoferët “e pabindur”

“Dekoratat” u ndanë gjatë 5 viteve, por kush mban përgjegjësi sot që u provua se meritokraci nuk ishte aq medituese dhe vizioni nuk ishte aq strategjik sa na thuhej? Kush kërkon ndjesë për dështimin/gabimin? A është parlamenti i aftë të marrë vendime strategjike dhe të pranojë edhe llogaridhënien? A do përdoren ndryshimet e reja kushtetuese si mekanizëm politik negocimi për kërkesa që mund të dëmtojnë reformën në drejtësi?

A nuk kanë përgjegjësi institucionet ndërkombëtare asistuese, sidomos Euralius, të japë sqarime publike mbi këtë problematikë, që përfshin edhe ekspertët e huaj të 2016 dhe të sotëm?

Instituti i Studimeve Politike (ISP) beson se parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të jenë shumë më transparente në këtë çështje, duhet të ofrojnë të gjithë informacionin cilësor tek publiku, duhet të kenë qasje strategjike dhe realiste, por edhe duhet të ndërhyjnë në Kushtetutë vetëm me garancinë se procesi do të jetë i hapur, transparent, konsultues, gjithëpërfshirës dhe funksional./CNA.al

LEXO TE PLOTE