Connect with Us

“Urgjent një plan për pandeminë!”/ Basha: Kryeministri t’i lerë pushimet luksoze

Politikë

“Urgjent një plan për pandeminë!”/ Basha: Kryeministri t’i lerë pushimet luksoze

Publikuar

-

“Luftë” replikash/ Basha i përgjigjet sërish Ramës: Gënjen për të larguar vëmendjen nga situata

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha akuzon qeverinë, për situatën që po kalon vendi me epideminë Covid-19. Basha shkruan se kryeministri nuk ka asnjë plan për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë, asnjë strategji për pandeminë, asgjë përveç propagandës dhe heshtjes apo sulmeve trashanike ndaj çdokujt, që kërkon transparencë dhe veprim.

“Kriza e pandemisë dhe kriza ekonomike, po rëndohen çdo ditë. Mjekët dhe infermierët janë sot të vetmit që kujdesen për qytetarët e prekur nga virusi. Por kjo fatkeqësisht nuk mjafton.

Në kulmin e pandemisë, kur numri i të infektuarve dhe atyre që humbin jetën po rriten frikshëm, kryeministri nuk ka asnjë plan për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë, asnjë strategji për pandeminë, asgjë përveç propagandës dhe heshtjes apo sulmeve trashanike ndaj çdokujt, që kërkon transparencë dhe veprim.

Që prej marsit, pas konsultimeve me ekspertët e shëndetësisë dhe ekonomisë, i propozuam qeverisë një plan masash për të mbrojtur shëndetin dhe ekonominë e qytetarëve.

Mosveprimi dhe mungesa e masave për të mbrojtur spitalet dhe qendrat shëndetësore, i ktheu ato në vatra të rrezikshme të përhapjes së virusit. Refuzimi për të marrë masat për mbrojten e stafeve mjekësore, i la mjekët dhe infermierët të pambrojtur përballë virusit.

Shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është gjendja në spitale, sa teste, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për të infektuarit nga COVID-19 dhe për qytetarët që vuajnë nga sëmundje të tjera.

Foto nga QSUT, e postuar nga Basha

Numri i testimeve vazhdon të jetë i pamjaftueshëm. Shumë qytetarë që kanë patur kontakt apo familjarë të prekur nga virusi, u refuzohet testimi. Si në asnjë vend tjetër nuk ka asnjë transparencë për kushtet apo mënyrën e trajtimit të qytetarëve, që kurohen në Spitalin Infektiv apo te “Shefqet Ndroqi”. Situata është katastrofike në rrethe, ku të infektuarit e kanë të pamundur të marrin trajtim shëndetësor dhe ju duhet të blejnë vetë edhe aparaturat për oksigjenoterapi.

Censura për atë ç’ka po ndodh realisht, gënjeshtrat e përsëritura për hapjen e spitaleve të reja COVID, pamjet e rënda të familjarëve që sigurojnë aparatura dhe medikamente për të afërmit e tyre të shtruar në spital, janë pasqyra e qartë e dështimit të qeverisë përballë pandemisë.

LEXO EDHE:  “Tatimorët vendosin gjoba”/ Basha te bizneset e Njësisë Nr. 1: Rënie totale e fuqisë blerëse

Për të mos prekur paratë që shkojnë për tenderat dhe koncesionet korruptive, nuk u morën masa për pajisjen e strukturave spitalore me aparaturat e nevojshme. Shqipëria ka sot shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë nga gjithë shtetet e Europës Juglindore. Ndërkohë kryeministri ndan miliona euro më shumë për klientët e tij.

Mosplotësimi i nevojave për aparatura e mjetet e nevojshme të strukturave spitalore, ka vënë në rrezik dhe jetën e mijëra qytetarëve të prekur nga sëmundje të ndryshme, që nuk po marrin shërbimin e nevojshëm shëndetësor.

Shqiptarët po kalojnë ditët me ankthin e kërcënimit ndaj shëndetit, me frikën e humbjes së vendit të punës dhe pamundësisë që i kërcënon çdo ditë.

Mijëra biznese janë mbyllur e qindra të tjera janë në prag falimentimi, mijëra njerëz kanë mbetur pa punë, e për rrjedhojë pa asnjë të ardhur për familjen e fëmijët e tyre. Çmimet po rriten dhe pamundësia po shtohet. Qytetarët duan zgjidhje, duan mbështetje, kanë nevojë për ndihmë. Por kjo qeveri ofron vetëm gënjeshtra dhe propagandë.

Mijëra prindër dhe fëmijë janë të paqartë çfarë do të ndodhë me arsimin këtë vit. Kur do të fillojë shkolla? Do të ketë mësim online? A janë masat për dezinfektim dhe distancim social? Nëse do të ketë mësim online, çfarë masash ka marrë qeveria që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të pajisen me mjetet dhe internetin e nevojshëm? Asnjë plan, asnjë informacion nuk ka deri më tani.

Në këtë situatë të rëndë, një kryeministër dhe një qeveri e përgjegjshme nuk do ishin përthithur në qejfet e veta dhe pushime luksoze, por do të merreshin seriozisht me pandeminë dhe krizën ekonomike. Sot qytetarët kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Për këtë nevojitet urgjentisht një plan i detajuar për përballimin e situatës së pandemisë, ndihmë reale për gjithë familjet në nevojë, për të përballuar krizën ekonomike, si edhe një rrugëzgjidhje për arsimin, në kushtet kur prindërit dhe nxënësit kërkojnë qartësi së çfarë do të bëhet në shtator me shkollat. Koha nuk pret!”, shkruan Basha. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Alibia e Bashës me amerikanët/ Lubonja e nxjerr “zbuluar”

Publikuar

-

Nga

cna lajme

Analisti, Fatos Lubonja ka deklaruar sot se kreu i PD Lulzim Basha, nuk ka mbështetjen popullore.

Gjatë fjalës së tij, në në emisionin ‘Pikat mbi i’ në ‘News24’,  analisti Lubonja u shpreh se pavarësisht se SHBA ishte kundër lënies së mandateve dhe çadrës, Basha nuk e ndryshoi qëndrimin e tij.



Unë nuk e besoj Bashën. Edhe ideja që tani po tentojnë të na shesin dhe Amerikën nuk e vë në diskutim është shtirje. Basha ka pohuar që ka pasur kundërshtime dhe dy vendime shumë të rëndësishme që ka marrë. E para dalja nga parlamenti dhe futja në çadër janë vendime të rëndësishme dhe që është e gjithë partia që e ka marrë, ku Berisha ka qenë aktiv i fortë. Megjithatë tha i mora me partinë, tani del e thotë i mora vetë. Një tjetër problem është edhe se këto vendime janë kundërshtuar nga amerikanët, por Basha ka ecur në rrugën e tij, pra jo gjithmonë ka ecur në atë çfarë kanë thënë amerikanët. Basha duhet të theksonte se ç’donjeri ka nevojë të ketë proces për tu provuar është apo jo fajtor dhe deri në momentin që të dalin provat , të shprehej se nuk ka pse ta përjashtoj.”-tha Lubonja.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lul, ndërro bravën e rrenave”/ Gazetari ironizon Bashën: Do marrësh medalje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Agim Xhafka ka komentuar deklaratat e djeshme të kreut të PD-së, Lulzim Basha në studion e emisionit “Open”.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhafka ironizon Bashën, ndërsa shkruan se aq gënjeshtra ka dëgjuar nga ky i fundit, sa meriton të marrë medaljen e një prillit.

Sipas tij, Basha foli ndryshe dje, ndryshe flet sot, me siguri ndryshe nesër.

Mbrëmë në “OPEN” nga Lulzim Basha dëgjova aq rrena sa pandeha se e kishin të ftuar special të 1 prillit. Por deformimi i turpshëm se Berisha i paska thënë, nuk pyes për PD e për demokratët para vetes sime, ma transformoi atë emision si te dekori i atij lokali ku një gjuetar, me çiften në krah e kafen para u thoshte miqve rrotull:

-E, ja kështu. Te guva më doli ariu. E kisha dy metër pranë. Nuk kisha nevojë të merrja nishan se qe ngjitur me mua. E shkrepa çiften dhe ariu u rrëzua me zhurmë. Gjithë ai trup rrinte para meje tani me këmbët lart…

Atë çast i ra celulari. Pasi foli dy sekonda u tha të pranishmëve:



LEXO EDHE:  Berisha mesazh të fortë për qytetarët/ Dënon "papërgjegjshmërinë" e qeverisë ndaj mjekëve

LEXO EDHE:  Basha në Kukës/ Do heqim traun e Rrugës së Kombit

-E ku e lashë?

-Te këmbët lart,-e kujtuan ata.

-Po, sa ngriti këmbët lart unë s’kisha rrugë tjetër, i futa një seks të fortë. Edhe sot e kujtoj atë femër aq të bukur e të kolme.

Kështu dhe Basha. Foli ndryshe dje, ndryshe flet sot, me siguri ndryshe nesër.

Berisha, o i mjerë, deklaroi botërisht se nuk vendos asgjë para dinjitetit të tij dhe të familjes, por ky “gjuetari” mashtrues e transformon siç ia do mideja e ditës.

O Lul, mos ndërro bravën e derës në Fier se kot e ke. Ndërro bravën e rrenave të tua. Se kaq shumë ke thënë sa nuk do çuditet kush kur shumë shpejt të marrësh,ama me meritë të plotë, Medaljen “1-PRILLI”.-shkruan Agim Xhafka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dikur shokë klase në gjimnaz, sot Ministra/ Nga mbledhja në kafe me shoqërinë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Arsimit në Shqipëri Evis Kushi dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu kanë qenë shokë gjimnazi në Elbasan.

Ka qenë Aliu që e ka zbuluar këtë shoqëri në mbledhjen e sotme mes dy Qeverive, që u organizua në Elbasan,



Për mua është edhe një kënaqësi tjetër. Po e shkruajmë këtë memorandum në Elbasan, në qytetin ku unë kam qenë në shkollë, në gjimnazin “Dhaskal Todri” dhe kam pasur shoqe klase ministren Evis Kushi. Sot pas kësaj mbledhjeje do të mund të pimë kafe me shokët tanë të klasës. Kjo ia shton, aq më tepër për mua personalisht, gëzimin e shkrimit të këtij memorandumi dhe ju uroj të gjithëve punë të mbarë”, është shprehur Aliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE