LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë/ Terrorizohet familja e Përgjegjësit të Sigurimeve Shoqërore

14 Gusht 2020, 16:31, Kronika CNA
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë/ Terrorizohet

Një ngjarje e paprecedent është regjistruar pasditen e sotme në Gjoricë të Bulqizës, ku një person ka gjuajtur në ajër me armë zjarri para banesës së Përgjegjësit të Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore.

Ngjarja është raportuar nga vetë Klodian Reçi. Sipas tij, personi fillimisht ka kërcënuar verbalisht e më pas ka kërcënuar duke gjuajtur në ajër pak pranë banesës.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga të shtënat, ndërsa policia e Bulqizëz ndodhet në vendngjarje./CNA.al

Lajmet e fundit nga