LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Surprizon Tirana, shikoni kujt ia beson shiritin e kapitenit

14 Gusht 2020, 14:18, Sport CNA
Surprizon Tirana, shikoni kujt ia beson shiritin e kapitenit

Nuk ndodh shpesh që të laush me Partizanin dhe kalimi te Tirana të të sjellë emocionet e titullit dhe dashurinë e tifozëve. Idriz Batha e ka provuar këtë, ndërsa përpara dy sezonesh ishte pjesë e ?Demave?, ndërsa sezonin që lamë pas u shpall kampion me Tiranën. ?Pitbulli? i mesfushësh duket se po tregon muskujt te Tirana, ndërsa dje ka mbajtur shiritin e kapitenit në miqësoren me Pogradecin, fituar 3-0 nga bardheblutë.

Gjirokastriti me lojën dhe golat e tij është kthyer në një lojtar kryesor te Tirana, duke fituar edhe zemrat e tifozëve, paça të kaluarës te Partizani dhe rivalitetit tashmë historik mes dy tifozerive. Mesfuhsori 28 vjeçar ka përfituar paraditen e sotme, duke u relaksuar për disa çaste në ujërat e ëmbla të Liqenit të Pogradecit, qytet ku bardheblutë po përgatisin ndeshjen ndaj Dinamo Tbilisi që luahet në Gjeorgji.

Lajmet e fundit nga