Connect with Us

Studimi britanik/ Pse Covid-19 nuk i prek të gjithë njerëzit njësoj

Shëndeti

Studimi britanik/ Pse Covid-19 nuk i prek të gjithë njerëzit njësoj

Publikuar

-

3900 raste të reja Covid në 24 orët e fundit në Britani/ Londra rrezikon masa të reja kufizuese

Studiues të universitetit të Stanford-it në Angli kanë hulumtuar mbi virulencën e Covid-19 dhe ndikimin e virusit tek persona të ndryshëm. Mbi këtë hulumitim ata kanë treguar se pse disa individë preken më rëndë dhe të tjerë e kalojnë më lehtë.

Në studimin e publikuar në revistën shkencore ‘Science’ thuhet se devijimet imunologjike dhe mangësitë brenda një mostre bëjnë dallimin mes rasteve të rënda dhe atyre më të buta të koronavirusit të ri.

Zbulimet thonë se dallimi ka të bëjë kryesisht me sistemin e lindur imunitar evolucionar të pacientit, i cili është përgjegjës për pikasjen dhe eliminimin e viruseve apo patogjenëve të dëmshëm dhe rrjedhimisht reagimin ndaj infeksionit COVID-19.

“Zbulimet tregojnë sesi sistemi imunitar keqfunksionon gjatë infeksionit të koronavirusit dhe kjo shkakton gjendje të rëndë të sëmundjes,” tha autori i studimit Bali Pulendran, profesor patologjie e mikrobiologjie në Stanford pas ekzaminimit të reagimeve imunitare të 76 njerëzve të infektuar me koronavirus dhe 69 individëve të shëndetshëm.

Studiuesit zbuluan se në rastet e rënda të sëmundjes COVID-19 pacientët zotëronin “nivele të larta molekulash që nxisin inflamacionet.” Tre nga këto molekula janë lidhur me sëmundjet inflamatore të mushkërive, por sipas studimit “nuk ishin dokumentuar më parë në infeksionin e COVID-19.”

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i infektimeve/ Ja sa viktima janë regjistruar sot

“Këto molekula dhe receptorët e tyre përfaqësojnë për ne objektiva interesantë terapeutikë në luftën kundër COVID-19,” tha Pulendran.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu nivele të larta mbetjesh bakteriale në gjakun e pacientëve me simptoma të rënda të COVID-19. Sa më shumë mbetje të tilla, aq më i sëmurë ishte pacienti dhe aq më shumë substanca pro-inflamatore qarkullonin në gjakun e tij.

Qelizat inflamatore reagojnë të parat ndaj viruseve si një lloj ndihme e shpejtë e sistemit imunitar por studiuesit nuk ishin të sigurtë nëse numrat e tyre bënin dallimin mes infeksioneve të rënda dhe atyre më të buta me COVID-19.

“Një nga misteret e infeksionit COVID-19 është se disa njerëz krijojnë sëmundje të rëndë dhe disa të tjerë duket se shërohen shpejt prej saj, ne vetëm tani kemi nisur të kuptojmë se përse ndodh kjo”, thuhet në komentin e universitetit. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Vaksina anti Covid/ Ulqinaku: Nuk ndikon në fertilitet, lindshmëria vazhdon

Publikuar

-

Nga

Në emisionin “Noë” me Erla Mëhillin, të ftuarit që i përkasin fushës së shëndetësisë diskutuan rreth vaksinimit dhe arsyet pse shumë qytetarë hezitojnë për t’u vaksinuar.

Arsyet e hezitimit vijnë nga disa teori që janë përhapur si në rrjetet sociale, edhe nëpër media, të cilësuara si konspiracione. Një nga këto teori është që vaksina shkakton sterilitet, teori që u hodh poshtë nga nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku.

LEXO EDHE:  Situatë shqetësuese në shtetin fqinj/ Regjistrohen 347 raste të reja, shkon në 2800 numri i viktimave

LEXO EDHE:  Situata në Kosovë/ Regjistrohet një viktimë dhe 28 raste me koronavirus

Dritan Ulqinaku theksoi se vaksinimi nuk shkakton probleme me fertilitetin.



“Nuk janë teori konspirative, janë gënjeshtra. Thonë se po të vaksinohesh, ka mundësi që të ngelësh steril”, u shpreh z. Ulqinaku.

Dritan Ulqinaku përmendi se në Evropë, prej një viti është vaksinuar rreth 70% e popullsisë, ndërsa lindjet kanë vijuar normalisht.

Kjo është kohë e mjaftueshme për të provuar se kjo teori nuk është e vërtetë, sipas z. Ulqinaku./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbërrijnë në Shqipëri edhe 117 mijë doza të tjera të vaksinës “Pfizer”

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme ka ardhur në Shqipëri një tjetër ngarkesë me vaksina kundër COVID-19.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila bën me dije se në Rinas kanë mbërritur edhe 117 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Manastirliu thekson se këto doza janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

LEXO EDHE:  Situatë shqetësuese në shtetin fqinj/ Regjistrohen 347 raste të reja, shkon në 2800 numri i viktimave

LEXO EDHE:  Situatë shqetësuese në shtetin fqinj/ Regjistrohen 347 raste të reja, shkon në 2800 numri i viktimave



Postimi i Manastirliut:

Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
#VAKSINOHU🙏🏼
#JetaJoteVLEN♥️

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Rritet ndjeshëm dhe numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Publikohen shifrat/ Ulet sërish kurba e infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3,559 testime, kanë rezultuar positive 650 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 8 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:252 në Tiranë, 36 në Elbasan, 35 në Fier, 27 në Shkodër, 29 në Sarandë, 21 në Durrës, Kamëz, 19 në Vlorë, Gjirokastër, 17 në Lushnje, 13 në Lezhë, Patos, 12 në Memaliaj, 11 në Krujë, Mallakastër, 10 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Tepelenë, Pogradec, Gramsh, 6 në Kurbin, 5 në Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, 4 në Kuçovë, 3 në Has, Maliq, Poliçan, 2 në Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Dimal, Librazhd, 1 në Pukë, Fushë Arrëz, Shijak, Dibër, Divjak, Konispol, Këlcyrë, Devoll, Berat, Belsh, Peqin.

Janë 7,258 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: një fëmijë 5 vjeç nga Saranda, me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese kronike, në Spitalin Pediatrik në QSUT, një qytetar 38 vjeç nga Elbasani, një qytetar 52 vjeç nga Durrësi, një qytetar 63 vjeç nga Saranda, një qyetetar 70 vjeç nga Tepelena, dy qytetar nga Tirana 71 dhe 78 vjeë, një qyetetar nga Korça 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Ilir Meta, 100 milionë dollarë pasuri në Angli?/ Detajet që ngrejnë dyshime

LEXO EDHE:  Matematika e Covid-19/ Një busull për t’u orientuar në këto orë dramatike, nga shkenca e epidemive



Janë shëruar 482 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,464 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 650
Të shëruar në 24 orë 482
Të shtruar në spitale 158
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3,559

Testime totale 1,289,520
Raste pozitive 182,610
Raste të shëruara 172,464
Raste Aktive 7,258
Humbje jete 2,888

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3703
Fier 867
Durrës 720
Shkodër 465
Elbasan 305
Gjirokastër 226
Korçë 191
Lezhë 191
Vlorë 204
Berat 174
Kukës 142
Dibër 70

LEXO TE PLOTE